Edi Rama kumbari i ndarjes së Kosovës

Opinione

Edi Rama kumbari i ndarjes së Kosovës

Nga: Shaip Jashari Më: 29 shtator 2019 Në ora: 11:14
Edi Rama

Fjalimi i Edi Ramës ne OKB, ishte një fyerje e rëndë për Kosovën, për të gjithë ne kosovarët!

Mashtrimin që u mundua të najë shesë, sikur me fjalimin ne Beograd, kësaj radhe lëre që nuk kapërdihet, po është aq ofendues sa që i kalon përmasat irrituese edhe të fjalimeve të vet Vuçiçit.

Rama pas fjalimit "të famshëm” në Beograd, i cili është përdor si mbulesë, për të maskuar punën dhe bisedimet e fshehta të tija, të Thaçit e Vuçiçit, për ndarjen e Kosovës, mes Shqipërisë e Serbisë, pra zhdukjen e Shtetit të Kosovës (ku në opinion qëllimisht e plasuar si ide Serbo- Ruse), ide kjo Shqipëri - Serbi dhe normalë bashkëpjesëmarrës në këtë ide Hashim Thaçi dhe grupi kriminale i tij (të cilëve i vetmi shpëtim për të gjitha të këqijat që i kanë bërë vendit, është që Kosova të mos ekzistoj si shtet).

Tani ky fjalimi i fundit në OKB, që ka marrë përmasa identike me atë të Beogradit që ceka më lartë, qëllim ka të mbulojë e maskoje punën e bërë të Edi Rames e Hashim Thaçit për zhdukjen e shtetit të Kosovës (pune kjo tanimë gati e krye, me faktin që gjërat janë kthye në zero, formati i bisedimeve sikur para shpalljes së shtetit).

Për fund, dua ta citoj një thënie të Hoxhë Brainës (Mulla Mustafë Braina): "Kosova ka me ja pa sherrin kopilit te Albanisë", fjale këto të thëna para 120-30 viteve. Unë si qytetare i thjeshtë po e plotësoj thënien e Hoxhë Brainës (e cila fatkeqësisht është afër realizimit), " Kosova po ja sheh sherrin kopilit të Albanise e kopilit të Drenicës".

Po uroj e po lutna që Kosova të ekzistoj si shtet për jetë e mot.

ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN, ATDHEUN TONË TË VETËM!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat