LDK, Vjosa Osmani, nepotizmi dhe korrupsioni në Kosovë!

Opinione

LDK, Vjosa Osmani, nepotizmi dhe korrupsioni në Kosovë!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 30 shtator 2019 Në ora: 08:33
Vjosa Osmani

Nepotizimi dhe korrupsioni janë dy fenomene shoqërore shumë të hershme të prejardhura nga shoqëritë perëndimore dhe lindore.

Me krijimin e shtetit ligjor, mbas revolucionit francez, revolucionit industrial në europë, luftrave civile në amerikë dhe sidomos mbas luftës së dytë botërore, lufta e shoqërive perëndimore ka qenë pa kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Këto shoqëri kanë besuar tek shteti i së drejtës dhe janë zhvilluar ekonomikisht dhe kulturalisht, falë luftës kundër këtyre fenomeneve.

Para disa ditësh lexova një opinion për nepotizmin dhe korrupsionin në Kosovë gjatë këtyre viteve të testuar dhe konstatuar nga organizatat jo-qeveritare.

Nepotizmi dhe korrupsioni janë fenomene shumë të vjetra sic e shkruajta më sipër për shoqëritë njerëzore.

Këto dy fenomene shoqërore janë europiane por dhe rajonale.

Vendet e zhvilluara perëndimore kanë aktualisht qasje tjetër në marëdhënje me këto fenomene njerëzore. Shoqëria jonë tradicionale është përballur shpesh me nepotizmin dhe korrupsionin në një mënyrë ose një tjetër. Sidomos mbas pavarësisë së Kosovës këto fenomene kanë ndodhur shpesh në shoqërinë kosovare.

Shpesh shoqëria vetë duhet të luftojë edhe vetë pa kompromis kundër këtyre fenomeneve, mbasi në disa raste i krijon vetë ose në bashkëpunim me pushtetarët për përfitime familjare dhe personale.

Klane dhe grupe familjare kanë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo mënyrë ka ndikuar negativisht për grupet shoqërore që nuk kanë mundësi të mbrohen kundër këtyre fenomeneve.

Prandaj duhet shteti ligjor, që të jetë i panashëm dhe të mbrojë qytetarët kundër këtyre fenomeneve.

Prandaj është në misionin e L.D.K.-së dhe Vjosa Osmanit të bëjnë një luftë pa kompromis kundër këtyre fenomeneve.

L.D.K. dhe Vjosa Osamani i kanë të gjitha premisat, për të ndërtuar shtetin ligjor dhe për t’i dhënë një dimension tjetër shoqërisë në Kosovë në formë dhe përmbajtje.

Nepotizmi është dhënia e vendeve të punës për të afërmit ose miqtë e dikujt në fusha të ndryshme, përfshirë biznesin, politikën, argëtimin, sportet, fenë dhe aktivitete të tjera. Nepotizmi është akti i përdorimit të fuqisë së dikujt për të marrë punë të mira ose avantazhe të padrejta për anëtarët e familjes së tij, kur anëtarët e familjes nuk e meritojnë atë ose mund të mos kenë aftësi, përvojë ose motivimin e duhur për një punë dhe pozicion të caktuar.

Termi filloi të përdoret me caktimin e “nipërve” në pozita të rëndësishme nga papët dhe peshkopët katolikë.

Kurse në përgjithësi, korrupsioni është një formë e pandershmërisë ose veprimtarisë kriminale të ndërmarrë nga një person ose organizatë të cilit i është besuar një pozitë autoriteti, shpesh për të marrë përfitime të paligjshme, ose abuzim të pushtetit të besuar për përfitime private të dikujt.

Formimi perëndimor i i L.D.K.-së dhe i Vjosa Osmanit do të ndikojë pozitivisht për të luftuar me të gjitha mjetet ligjore këto fenomene të cilat  ndikojnë negativisht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror.

Kosova i ka të gjitha mundësitë historike, kulturore dhe shoqërore për të luftuar të dy fenomenet, korrupsionin dhe nepotizmin.

Kontakatet e hershme mbas luftës së dytë botërore për arësye objektive për emigracion ekonomik dhe politik dhe formimi perëndimor dhe lindor, në ata vende ku ka shtet ligjor i të rinjve nga Kosova janë një argument të mjaftueshme për të luftuar këto fenomene.

Asistenca ndërkombëtare, në shumë institucione në Kosovë është një shembull pozitiv kundër këtyre fenomeneve, korrupsionit dhe nepotizmit.

Por këto fenomene duhet të luftohen me mjete ligjore nga qeveria e Kosovës, mbasi Kosovën do ta zhvillojnë dhe përparojnë vetë kosovarët. Kosovën si shtet do ta zhvillojnë dhe integrojnë të rinjtë nga Kosova të cilët kanë marrë eksperincë në universitetet më të mira europiane dhe amerikane!

Fryma rugoviane,  antikomuniste, demokratike, liberale, kombëtare, patriotike, e strategut dhe liderit unikal në historinë shqiptare  që  formoi shtetin shqiptar të Kosovës, duhet të ndikojë gjithashtu në luftën kundër fenomeneve të cilat ndikojnë negativisht për të ardhmen e shtetit të Kosovës!

Prandaj kam besimin e plotë se L.D.K.-ja dhe kryeministrja e ardhshme e Kosovës Znj. Osmani do të bëjnë një luftë pa kompromis kundër këtyre fenomeve negative, që nuk sjellin zhvillim për Kosovën!

Një argument tjetër është edhe formimi akademik, intelektual dhe profesional i pothuajse të gjithë kandidatëve të listës së L.D.K.-së, për zgjedhjet e datës 6 Tetor, për krijimin e një klime tjetër politike dhe shoqërore në shtetin e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat