Fitorja e LDK-së dhe e Vjosa Osmanit si një “çlirim” i dytë për Kosovën

Opinione

Fitorja e LDK-së dhe e Vjosa Osmanit si një “çlirim” i dytë për Kosovën

Skender S. Kapiti Nga Skender S. Kapiti Më 30 shtator 2019 Në ora: 11:42
Vjosa Osmani

Me 12 Qershor 1999 Kosova u çlirua falë luftës heroike të popullit shqiptar dhe të ndërhyrjes vendimtare të NATO-s të udhëhequr nga Aleati i madh i shqiptarëve, SHBA-të. Mirëpo, pas çlirimit dhe pas pavarësimit të Kosovës, Kosova edhe sot fatkeqësisht si shtet, si shoqëri dhe si drejtësi është kapur nga politika e cila ka montuar në sistem: sistemin e papërgjegjshmërisë publike e kombëtare dhe të pazareve të trojeve shqiptare.

Kjo elite e keqe politike ka ngritur në sistem sistemin e vjedhjes e të korrupsionit prej të cilit gëlojnë pasojat e rënda të padrejtësive, të varfërisë, të papunësisë, të vjedhjes e të grabitjes së pasurive kombëtare, ato të qytetarëve dhe të parasë publike; sistem ku gëlon krimi i organizuar dhe pandëshkueshmëria e tij, dhe si rezultat i kësaj gjendjeje të shkaktuar nga ky sistem si një sistem tipik regjimi antihuman dhe antidemokratit, si një sistem antipatriotik dhe thellësisht edhe kundërintelektual, tipik si një sistem regjimi antipublik gjysëm diktaturë e gjysëmdemokraci, dhe si pasojë e të cilit shqiptarët përditë po e braktisin Kosovën dhe po shkojnë nëpër Europë në kërkim të një jete më të mirë, më të sigurtë dhe më të mirëqënë.

Kësaj elite politike dështake dhe injorante e pangopur në zullume dhe si një fatkeqësi e madhe kombëtare me 6 Tetor 2019 i duhet dhënë me votë të lirë ndëshkimi i merituar: dëbimi nga pushteti dhe nxjerrjen e saj në pension e “jashtligjit” me votën demokratike popullore duke ia besuar qeverisjen LDK-së, duke e votëbesuar Vjosa Osmanin si kryeministre të Kosovës.

Ndëshkimi i kësaj elite politike dhe besimi te LDK dhe te Vjosa Osmani i hap rrugën konsolidimit demokratik të Kosovës, i hap rrugën VETTING-ut dhe dekriminalizimit të sistemit politiko-juridik në Kosovë.

Ky verdikt popullor ndëshkues për politikanët dhe partitë politike që e kanë kapur Kosovën do të ishte për nga rëndësia si një ndërmarrje me rëndësi jetike për Kosovën aktualisht, pra si një çlirim për Kosovën dhe shoqërinë e saj prej vargojve të hajnisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe që do të mundësonte që patriotizmi real, inteligjenca e mirëfilltë, si dhe virtyti e kompetenca të marrin e të zënë vëndin e merituar në politikë, në diplomaci, në qeverisjen qëndrore e lokale, në administratë dhe në akademi; në shkencë, në arsim, kulturë e kudo.

Pra fitorja e LDK-së me kryeministre Vjosa Osmanin është domosdoshmëri për Kosovën, si një ndëshkim i merituar për regjimin e mafio-oligarkisë, krimit të organizuar, hadutërisë ,papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit institucional që kanë kapur shtetin ,drejtësinë, politikën , demokracinë dhe administratën e që pengojnë zhvillimin progresin dhe integrimin europian të Kosovës.

Vota e 6 Tetorit le të shërbejë si një votëVETTING pastrimi dhe ndëshkimi për politikën dhe për politikanët me rekorde krimi ,tradhëtie, hajnije e korrupsioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat