Ballkani në dualitet mes nacionalizmit dhe integrimit në BE

Opinione

Ballkani në dualitet mes nacionalizmit dhe integrimit në BE

Nga: Ilir Vata Më: 1 tetor 2019 Në ora: 15:57
Ilir Vata

Dualiteti i vjetër mes integrimin dhe nacionalizmit, rishfaqet sa herë integrimi bëhet i vështirë, sa herë BE e sheh Ballkani si të parakohshëm për të qenë pjesë e saj, sa herë ka mosbesim, dhe sa herë harrohet ky rajon i brishtë, nacionalizmi ngrihet ashtu me të gjithë formën e saj, madje shpesh herë edhe me format më primitive të saj.

Por në mes të Ballkanit jetojnë shqiptarët, të ndarë në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që në të shumtën e herëve ata kërkojnë të jenë një komb në vete, ëndrra e brezave që zgjohet sa herë europa ju mbyllë shtegun e rrugëtimit të tyre të integrimi.

Shqipëria në liri, pas diktaturës vazhdon përpjekjet 30 vjeçare të jetë pjesë e BE dhe së fundmi është më afër se kurrë, por nëse nuk ndodh, shqiptarët do t’i turren ëndrrës se vjetër të bashkimit të shqiptarëve, se sa ëndrrës së re të tyre europian.

Pra, shqiptarët qëndrojnë mes dy ëndrrave, atë të moçmen e Bashkimit Kombëtar, apo ëndrrën europiane.

Në të vërtetë, janë dy ëndrra që shqiptarët bien dakord në masën 99% dhe zor t’u thuash se cila ëndërr është e shqiptarëve, por ajo që i mbanë gjallë dhe të bashkuar është bashkimi kombëtare, dhe të gjithë shpresojnë që një ditë shqiptarët do jenë një komb i vetëm nën flamurin kombëtarë, të Skënderbeut.

Shqiptarët, lënë pas dore i lanë terren të lirë “dominantit” të vjetër të kohës së bolshevizmit, Rusisë që të ishte çdo ditë e më prezent në rajon, shumë shtete u përfshinë në trazira politik, Serbia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe kaluan një periudhë të gjatë në gjendje të acaruar politike, duke sjellë në një farë mënyre destabilitet në rojan.

Edhe  se kohët e fundit vëmendja amerikane është shtuar në rajon e kryesisht në Shqipëri, sërish situata është e paqartë, me vatra konflikti gati për të gravura dhe mjerisht kjo vjen për faktin se Ballkani e ka shtratin e saj politik në politikën e vjetër, pikërisht tek ajo pjesë e politikanë që vijnë nga e shkuara, nga shkolla e vjetër bolshevike.

Në tërësi rajoni vuan nga plagët e vjetra atë të shtetit hibrid që me status, e kushtetutë i përkasin demokracisë, por thellë ata kanë shenja dhe të përbashkëta  me regjimet përsa i përket centralizimit të pushteti brenda partive politike dhe për logjikë kjo mangësi transferohet edhe në pushtet, madje në të gjitha pushtete.

Vendet e Ballkanit vuajnë nga mungesa e drejtësi, pa barazisë në treg, pa barazisë dhe meritokracisë për t’u punësuar, paligjshmëria, korrupsioni masiv, pra janë vende që lehtësisht mund të bien në kllapi politike dhe të degjenerojnë deri në anarshi, pse jo në konflikte jo vetëm mes vetes por dhe mes palëve në rajon.

Shqipëria preh hapjen e negociatave, Maqedonia e Veriut po ashtu, Kosova kërkon liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE, Serbia po ashtu integrimin evropian, ndërsa ende nuk njeh Kosovën?.

Pra çelësi është BE dhe ka në dorë ta kthej Ballanin drejtë ëndrrës së vjetër nacionaliste apo ta bëjë pjesë të Europës si një të tërë. Sa më gjatë të shkojë, procesi i integrimit qa më pas do kthehet Ballkani në të shkuar dhe do jetë vonë kur ta kenë humbur të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat