Premtim-mania

Opinione

Premtim-mania

Nga: Ejup Berisha Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:46
Ejup Berisha

Partitë politike të cilat kanë qenë në pushtet deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, këto subjekte  politike pra para se ti çasen fushatës parazgjedhore paraprakisht duhet të dalin para opinionit  dhe të japin llogari jo vetëmse me fjalë por edhe me të dhëna konkrete të vërtetuara dhe të  faktografuara për punët, për aktivitetet dhe për veprat të cilat i kanë bërë apo dhe realizuar gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet.   

Pra jo vetëmse të dalin dhe të flasin tërë kohës se kanë bërë këtë dhe atë punë apo më tej të lëvdrohen kot se e kanë realizuar këtë apo atë projekt apo dhe se e kanë jetësuar këtë apo atë nevojë dhe kërkesë të qytetarëve më tej se e kanë ndryshuar dhe lehtësuar jetën e të gjithëve në shtet përmes bërjes dhe sigurimit të këtyre punëve dhe qështjeve. Subjektet politike nuk  mund të japin premtime të reja derisa qytetarët nuk informohen dhe  njohtohen për premtimet e realizuara apo të parealizuara gjat mandatit paraprak.

A ka premtime të parealizuara kuptohet se ka a ka prej atyre që janë dhënë para shumë vitesh dhe akoma nuk janë realizuar aspak gjithsesi se ka. Atëher si e marrin guximin subjektet politike në pushtet të japin premtime të tjera të reja kur nuk i kanë realizuar të vjetrat. Kjo i bie sukurse të aplikosh për marrjen e kredisë disa milionëshe nga Banka pa e kthyer kredinë  e mëparshme që llogaritet gjithashtu në shumë disa milionëshe. Nuk mund vetëmse të jepen premtime dhe shumica e atyre të mos realizohen. Kjo ndodh vetëmse këtu në Gadishullin Ballkanik.

Subjektet politike këtu janë mësuar shumë të premtojnë por shumë pak edhe të realizojnë. Tani në fushatën parazgjedhore në Republikën e Kosovës dëgjoj premtime të dhëna nga partitë politike në pushtet se po e fituan edhe një mandat për të sunduar e jo për të qeverisur sepse te ne partitë politike sundojnë dhe nuk qeverisin ato do ta ulin nivelin e papunësisë se do ta rrisin standardin e qytetarëve se do ti rrisin rrogat, dhe  se do të punojnë në rritjen e mirqenies së qytetarëve. Sa qesharake pse ku ishin këto subjekte politike deri sot në mal në hënë apo në pozitat ku këto tema kanë mundur të jenë qështje të harruara jo vetëm për ta por edhe për të gjithë qytetarët. Pse subjektet politike pra nuk japin llogari se çfar kanë bërë sa kanë qenë në pushtet.Përgjigja është shumë e thjeshtë sepse këto kanë bërë shumë pak për disa qështje apo dhe aspak për shumicën e qështjeve për të cilat kanë premtuar shumë.

Prandaj votuesit duhet tua bëjnë me dije subjekteve politike që kanë qenë në pushtet se prej tyre presin paraprakisht më shumë  informata dhe të dhëna se cilat premtime i kanë realizuar apo se cilat janë në realizim e sipër e cilat nuk janë realizuar aspak dhe pse nuk janë realizuar  me qëllim që subjektet politike pas kësaj të mund të japin premtime të raja. Nëse e kemi parasyshë se sa shumë premtime janë dhënë deri tani nga Partitë politike te ne atëher lirisht mund të ndërtohet një mur më dhe atë më i madh se muri Kinez nga premtimet e parealizuara ndërsa nga premtimet e realizuara mund të ndërtohet një trap tepër i vogël dhe i pavërejtshëm.

Pra te ne Partitë politike vuajnë nga Premtim-mania e stërtepruar. ndërsa qytetarët vuajnë nga dëshira vetëmse që të dëgjojnë premtime të shumta dhe të kota shumica e të cilave nuk realizohen kurrë duke mos kërkuar llogari nga subjektet politike se pse nuk i realizojnë ato premtime. Dhe parashtrohet pyetja ku qëndron faji për mosrealizimin e premtimeve të dhëna nga subjektet politike te këto të fundit apo te qytetarët përgjigja është te të dyja palët por më shumë faj kanë qytetarët sesa subjektet politike sepse askush prej qytetarëve nuk ushtron presion ndaj subjekteve politike për ti realizuar premtimet e dhëna ndërsa për qejf as nëna nuk i jep fëmijës qumësht po nuk kërkoi apo nuk qau fëmija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat