Aty është, Fetah Rudi, njeriu që i mungoi parlamentit të Kosovës

Opinione

Aty është, Fetah Rudi, njeriu që i mungoi parlamentit të Kosovës

Nga: Maxhun Smajli Më: 2 tetor 2019 Në ora: 21:18
Fetah Rudi, Maxhun Smajli

Shumë nga ne kujtojmë raste kur kemi parë e dëgjuar për ndonjë ngjarje, çoftë trimërie, apo tmerri. Dhe, na kujtohen hollësi, jo vetëm ku ishim dhe çfarë po bënim, por edhe si reaguam. Unë, akoma i ruaj të freskëta kujtimet nga koha kur shqiptarët po kalonin provën e torturës.

Ishte kohë lufte, kur gjatë rrugëtimeve të mia kaloja edhe nëpër fshatrat Rud e Panorc të Malishevës. Në këto fshatra takoja edhe njeriun që barte emblemën e karakterit njerëzor, Fetah Rudin. Ai, si një “Orë” që rrinte zgjuar për të, familjen, bashkëfshatarët dhe për të strehuarit në këto dy fshatra, arriti t'i shpëtojë  nga vrasja dhe masakrimi serb 469 shqiptarë. 

Me 04 shtator 1998, forca të shumta serbe kanë rrethuar fshatrat Rud e Panorc, ku kanë arrestuar 470 shqiptarë të moshave prej 15 deri në 90 vjeqar. Klasët e Shkollës fillore “Asim Vokshi”, u stërmushën me shqiptarë, të cilët për 30 orë u keqtrajtuan barbarisht. Të njëjtën ditë, me  04 shtator 1998, Fetah Rudi, intervenon tek  Kryetari i shtetit, Dr. Ibrahim Rugova, i cili përmes ndërkombëtarëve dhe Bob Dolit, me 05 shtator 1998, arrinë t'i liroi 453 përsona. Ndërsa 17-të të tjerë u mbajtën nëpër burgjet serbe, disa prej tyre, deri në vitin 2000. Nga 17-të të arrestuarit, Bajram Berisha nga Volljaku, nuk arriti të dal i gjallë nga burgjet serbe.

Pra, lufta ishte aq e tmerrshme, sa ata që e mbijetuan, kishin nevojë të besonin se sakrificat e tyre të shumta do të sillnin dobi të përherëshme. Mirëpo, edhe pse lufta mori fund, populli nuk u thirrë për jetë. Krijesa të liga erdhën në pushtet. Ata nuk u mjaftuan vetëm duke mashtruar, por edhe duke frikësuar e vrarë kundërshatrët politik. Këta njerëz të infektuar nga çmenduria vranë njerëzit më të mirë të kombit shqiptarë; Enver Malokun, Xhemajl Mustafën, Ismet Rracin, Smajl Hajdarin, e shumë të tjerë.

Përpjekje për ta vrarë janë bërë edhe ndaj Fetah Rudit, i cili e kishte arritur famën e heroit dhe profetit. Njerëzit e ligj nuk arritën ta shtrinin për toke as me 14 plumba, i cili,  i nisur drejtë vdekjës, tha: “Vëllezër po ju shoh, unë që drejtë vdekjës jam nisur vetëm për t'ju bërë të ndiheni krenar me Dr. Ibrahim Rugëvën dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Pra, Kosova po dergjet nën pushtetin e të ligut. Populli janë mbledhur kruspull përtokë me fytyrën mes gjunjëve. Për aq kohë sa pushtetin e mbajnë të ligjtë, për njerëzit e drejtë nuk do të ketë paqe e siguri.

Koha e pasluftës, karakterizohet edhe nga thash e thënat, që në shënjestër kishin dhe kanë përsonalitete dhe emrat e njohur të LDK-s, me qellim të uljes së dinjitetit. Këta krimba, penguan dhe po vazhdojnë të pengojnë sado pak rriten dhe zhvillimin e LDK-s dhe njerëzve me vlerë të kësaj partie. Shumë prej tyre janë nga radhet e LDK-s, të cilët do të mposhten me pesticide që përdori, Dr. Rugova.

Andaj, populli im i dashur, ju thërras të keni besim tek njerëzit e ndershëm, sepse e ardhmja e tyre është paqja dhe mirëqenia e popullit shqiptarë. Keni shpresë të pa tundur tek, Fetah Rudi dhe karroca e Tij, ju do të lartësoheni me qellimin për ta pasur një shtet sipas dëshirave të juaja dhe gjithë atyre që u flijuan për lirinë e popullit shqiptarë. Votoni numrin 95. Aty është njeriu i duhur. Njëriu që i mungoi Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Beso!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat