Në qytetin e Ymer Prizrenit, u vulos fitorja e LVV-je dhe e Albin Kurtit për kryeminstër të Kosovës..!

Opinione

Në qytetin e Ymer Prizrenit, u vulos fitorja e LVV-je dhe e Albin Kurtit për kryeminstër të Kosovës..!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 2 tetor 2019 Në ora: 21:47
Ky qytetar i Pejës, në moshë, për 3-4 minuta nuk e nda nga përqafimi me Albinin..!

Ky qytetar i Pejës, në moshë, për 3-4 minuta nuk e nda nga përqafimi me Albinin..!

Pse?

Sepse, nëse vetëm gjysma e numrit të pjesëmarrësve që është parë në tubimet elektorale të Lëvizjes “VETËVENDOSJE”, me 6 tetor 2019, do ia dhurojnë votën e tyre, e them me bindje të fortë, se fituese e këtyre zgjedhjeve do të jetë Albin Kurti dhe subjekti që ai e udhëheq..!

Sepse, vetëm në tubimet e LVV-je ka pasur shpalim të thukët dhe konkret të programit të saj qeverisës,

Sepse, vetëm në tubimet e LVV-je ka valuar Flamuri kombëtar, për të cilin janë flijuar me miliona shqiptarë, që nga vitet tragjike të fillim shekullit -XVIII-të e deri më 10 qershor 1999,

Sepse vetëm në tubimet e LVV-je është intonuar himni kombëtar “Betimi mbi Flamur”, rreth të cilit janë tubuar me miliona shqiptarë në të gjitha anët e botës ku ata gjenden dhe jetojnë, që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë me 1912 e deri më sot. Tekstin e tij e kishte shkruar Asdreni në Bukureshtin e bukur rumuno-shqiptar; “Rreth flamurit të përbashkuar..Me një dëshir`e një qëllim...Të gjith` atij duk`e ju betuar, Të lidhim besën për shpëtim....”..!

Sepse, vetëm në tubimet e LVV-je rinia jonë ka qenë pjesëmarrëse kryesore si dhe bartëse e mesazheve të qarta me përmbajtje të fuqishme për rritjen e dashurisë për Kosovën martire, për të ardhme më të sigurt, ajo ishte frymëzuese dhe thirrëse me zërin më të lartë të saj për ndryshimeve radikale në Kosovën e mbuluar nga krimi, korrupsioni dhe padrejtësitë sociale,

Sepse, vetëm në fjalorin e liderit të saj, z. Albin Kurti, kryeministër në ardhje i Republikës së Kosovës, nuk pati urrejtje, fyerje, përbuzje dhe shpifje ndaj oponentëve politik, nuk pati arrogancë, por pati kulturë dhe tolerancë, nuk pati premtime të boshe, por pati program të qartë për secilën fushë zhvillimore të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës,

Sepse, Albini ishte lideri i vetëm politik, i cili nga qytetarët mori buqeta me lule, u përqafua dhe u fotografua me të gjithë sepse e duan, bile ishte i vetmi lider i cili mori puthje të ngrohta na burra shqiptarë në moshë, sepse ka vite që e kishin ngulitur thellë në shpirt figurën e tij, andaj e patën rastin që t’ia dhuronin nga një përqafim nga malli dhe dashuria për kombin dhe atdheun, duke qenë të sigurt se Kosovën po e lënë në duar të sigurta,

Sepse, Albini Kurti, është amaneti dhe biri i popullit martir shqiptar, i cili kurrë nuk e ka tradhtuar atdheun, kurrë nuk është pajtuar me copëtimin e Kosovës, me ndarjen e saj dhe as me pazare në dëm të kombit shqiptar. Ai është vetë simboli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës pas presidentit tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova. Prandaj me 6 tetor fitoren e ka të sigurt dhe atë me aklamacion gjithë popullor, ndërsa me 7 tetor 2019 mbi Kosovën tonë të dashur do lindë një diell i bukur plotë rreze të arta, do gdhinë një ditë e re për kombin shqiptar, dita e ç’kapjes nga terri, injoranca dhe ajkunët e zi..!?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat