Populismi si metodë perfide për të ardhur në pushtet

Opinione

Populismi si metodë perfide për të ardhur në pushtet

Nga: Jashar Etemaj Më: 2 tetor 2019 Në ora: 23:14
Jashar Etemaj

Çfarë nënkuptojmë me populisëm! Ku është problemi i kësaj retorike, e cila po dominon në fjalorin e shumë liderëve politik. Herë si temë e herë si akuzë për të fituar vota politike. Popullizmi te shqiptarët nuk mundë të krahasohet me populismin e shteteve perëndimore, të tipit ekstrem të Marie Le Penit e cila thotë se ne kemi tre milion të papunë në Francë, aq sa kemi edhe të huaj.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se koncepti populistik është premisë negative politike. Nëse ju kujtohet në fushata Hashim Thaçi thoshte: Kush e voton PDK-në, voton UÇK-në. Thuaja se partitë tjera nuk kanë komandant dhe luftëtarë të denjë të UÇK-së në partitë e tyre, ose e urrejnë UÇK-në, sipas logjikës së Thaçit.

Kadri Veselin në fushatat e fundit e dëgjojmë: Kushdo që është për marrëdhënie të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në duhet të bëhet bashkë me PDK-në. Kjo i bie se të tjerët nuk e duan SHBA-në dhe BE-në! Kjo është një parullë populiste kinse ne bëjmë “real politik“ të tjerët janë kundër EU-së dhe SHBA-së, sipas Veselit.

LDK-ja në anën tjetër “frymën e Rugovës” e kanë përdorur ka frynte era. Herë si frymë kundër PDK-së, e herë si frymë për të formuar institucionet e Qeverisë me PDK-në.

Se si iu kundërpërgjigj LDK-ja Kadri Veselit në lidhje me parullat aktuale të kësaj fushate, kjo nuk ka fortë rendësi. Po ndoshta më e rëndësishme është të shpjegohet se populismin nuk është ideologji, por më tepër komunikimnga politikanët të cilët duke e trajtuar popullin si elitë mundohen që vullnetin e tyre dhe me temat e tyre të drejtojnë shtetin.

PDK-ja për vete: patriot dhe çlirimtarë. LDK-ja për vete: institucionalist, pacifist dhe pishtarë të pavarësisë. Akuzat: nga militantët e politikanët e LDK-së, ndaj PDK-së.: PDK-ja ish marksist leninist dhe vrasës të elitës politike të LDK-së. Akuzat e militantëve të PDK-së ndaj LDK-së:LDK-ja, çerdhe e komunisteve të ish Jugosllavisë dhe agjentëve serb të cilët ishin kundër UÇK-së.

Kjo retorika “ne kundër tyre“ në shoqërinë tonë shqiptare ka kontribuar në polarizimin e shoqërisë. Polarizimi në vetvete nuk është negativ, por kur një shoqëri polarizohet shumë, siç është rasti me shoqërinë tonë, atëherë është shumë vështirë që partitë politike të gjejnë kompromise, për arsye se gjithsecili e shef vetveten si meritorë duke kontribuar në ndryshim se sa në bashkim. Politikani populist duke dëshiruar të bëhët zëri i popullit në fakt ai bëhet kundër popullit. Shembull tipik është ai i politikanit anglez, liderit të partisë UKIP, Nigel Farage. Pas Brexitit ku 51% ishin për dalje nga EU, kurse 49% ishin që Anglia të mbetej në EU. Nigel Fargel si idhtar i Brexitit,për ata që votuan për dalje nga EU u shpreh “the real people” pra 49% nuk qenkan “real people” për arsye se kanë mendim tjetër.

Pak a shumë të njëjtin gabim po edhe me qesharakë e bëri edhe PDK-ja! Disa anëtarë të PDK-së, e akuzojnë LVV-në si parti populiste, kur Albin Kurti kërkon Bashkim Kombëtarë! Për çudi PDK-ja në të njëjtën kohë bën koalicion me LB e cila parti në statutin e saj partiak e ka si çështjeje primare Bashkimin Kombëtarë.

Albin Kurti dhe LVV-ja çështjen e bashkimit kombëtarë e shohin si parim, si historizëm dialektik.

Përpjekjet e disa teoricienëve të futbollit që të krijohet një komb kosovarë doli i dështuar. Një komb i formuar shqiptarë me një kujtesë të lashtë dhe të vazhdueshme historike vështirë të shndërrohet në komb “ Kosovarë” ku fjala Kosovo ka origjinë sllave.

Degradimi i Bashkimit Kombëtarë u bë nga keq politikat në Shqipëri dhe Kosovë. Politikat oligarkike e kapen shtetin duke e korruptuar dhe zhvatur, si rrjedhojë e këtyre veseve lulëzojë nepotizmi. Duke i futur ilaket dhe kushërinjtë në punë. Arsimi u degradua deri në atë masë të prapakthimit të para luftës në Kosovë, duke prodhuar analfabet funksional.

Mos arsimimi të varfëron mendërisht, ashtu siç të varfëron materialisht papunësia e cila është aktuale në dy shtetet ku jetojnë shqiptarët. Për të qenë patriot në paqe duhet arsim dhe bukë. Meqenëse na mungojnë këto dy pajisje themelore për ngritjen e patriotizmit, në dy shtetet, Bashkimi Kombëtarë mbetët vetëm ëndërr e pa projektuar.

Kriza ekonomike në kohë paqe e topiti patriotizmin deri në atë masë sa që qytetarët më të interesuar janë të gjejnë punë në perëndim duke e braktisur atdheun e tyre, sesa të mbajnë referendum popullorë për Bashkim Kombëtarë. Një thënje kineze thotë: “Një ditë pa ushqim është e mjaftueshme për të prishur unitetin në familje”. Kjo situatë e padurueshme ishte indikatori më i mirë për ato parti politike që janë pro Bashkimit Kombëtarë që shqiptarët janë më të interesuar për bukën e gojës dhe perspektiven e fëmijëve se sa për Bashkim Kombëtarë. Populli pa qëllim të keq dhe pa fajin e tij, si tema kryesore i ngriti çështjet të cilat e rendonin dhe e varfëronin atë, e ato janë: zbutja e papunësisë, lufta kundër korrupsionit, zhvatjes dhe nepotizmit, ngritjen e nivelit arsimor dhe shëndetësorë.

LVV-ja si fajtorë të korrupsionit, zhvatjes, krimit të organizuar dhe arsimin e dobët dhe shëndetësinë e akuzon PDK-në . Me PDK-në, në opozitë shteti do ta merr tatëpjetën – mendon LVV-ja. Të njëjtën e mendon edhe LDK-ja. Vijat e kuqe për mos koalicion eventual me PDK-ë nga këto dy partitë janë përmendur aq shumë sa që sikur ti kishim mundësi ti vizatonim në tokë vijat e kuqe ishin shtrirë deri në Australi.

Fitorja eventuale e LVV-së, dhe LDK-së është sfida më e madhe për dy partit. Po nuk e ulën korrupsionin, nepotizmin dhe poqë se nuk e ngritën nivelin e sistemit shëndetësorë dhe arsimorë, do akuzohet me të drejtë si populist nga kundërshtarët politik.

Kadri Veseli si androgjin. Veseli, pati rastin më të mirë për të treguar se me të vërtet do e lufton korrupsionin, me rastin kur Ramiz Kelmendi aderoj në PDK-në. Ramizi, në mënyrë implicite në media tregoj që arsyeja që ai nuk hyri në LDK-ë, ishte se LDK-ja nuk ia dha postin e ministrit të tregtisë, që ai me ngulm e dëshiron! Një gjë të tillë, pas tri ditë na e dëshmoj edhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani. Vjosa e pohoj se nuk bënë tregti me ministri, qoftë edhe me Ramiz Kelmendin.

Ramiz Kelmendi e ka pohuar se në cilën parti shëtitë ai, punëtorët e tij do e votojnë atë parti. Çuditërisht Ramizi , siç e thotë: e pëlqen demokracinë, e në të njëjtën kohë i kërcënon punëtorët e vet se ku të aderoj ai duhet të shkoj edhe vota e tyre. RK është i zgjuar deri në atë masë që e di, që është torollak në politik, andaj imponohet me votë të kërcënuar të punëtoreve të vet të cilët nuk i mbron ligji i Kosovës. Andaj më këtë bagazh të votave RK e nisi lundrimin tradicional në PDK-ë Po që se PDK-ja i ka garantuar RK postin e ministrit të tregtisë, të cilin nuk ia garantoj LDK-ja, atëherë PDK-ja po bën kontrabandim dhe korruptim me poste para se ta formojë qeverinë eventuale.

Risia më e madhe gjatë kësaj fushate në PDK ishte anëtarësimi i dy këngëtarëve të merituar, Migjen Kelmendi dhe Eliza Hoxha. Kadri Veseli me moton “Luftë kundër korrupsionit” i ka ftuar shumë fytyra politike që të lidhin marrëdhënie me PDK-në. Fjala greke androgjin-i ka kuptimin dy seksor, që ka veti të dyja gjinive. Shumë kush s`është tu i besu Kadriut se do e luftoj korrupsionin! Nuk i besohet Kadriut androgjinnë bashkëjetesë politike sepse si dihet disponimit të tij se çfarë haleti e nxër në momente të caktuara. Nëse fiton PDK-ja korrupsioni do shfrytëzohet si joker për t`ia zgjatur jetën partisë, e herëtë luftohet korrupsioni për të na shitur moral të guximtarit budalla, ja ne kinse po e luftojmë korrupsionin. Për momentin “jokerin” Ramiz Kelmendin,e ka në duar Veseli, për ta përdorur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat