Mjeda, Fishta, Pllumi, Çetta, Sopi ishin të mëdhenj pse ishin shqiptarë e jo pse ishin katolikë!

Opinione

Mjeda, Fishta, Pllumi, Çetta, Sopi ishin të mëdhenj pse ishin shqiptarë e jo pse ishin katolikë!

Nga: Gani Mehmetaj Më: 3 tetor 2019 Në ora: 07:46
Gani Mehmetaj

Një grup i miqve të mi në FB gati ranë në delirë kur e zgjodhën Arta Markun, prokurore dhe Sandër Lleshin, ministër të brendshëm. U rrëmbyen disa mirditorë e kelmendas, sepse të zgjedhurit na qenkan katolikë, megjithëse Sandër Lleshi e Arta Marku janë katolikë aq sa jam unë budistë. Nuk e di çfarë kanë bërë mirë, as çfarë  kanë bërë keq. Për Lleshin u tha se dikur e propozoi Ismail Kadare president, mirëpo i mora me rezerva dy të zgjedhurit e ri, pavarësisht se doja ta besoja se ata do ta rregullonin kaosin e brendshëm e korrupsionin shtetëror. Pastaj emrat e mbiemrat e tyre me tingëllonin mirë dhe shqip, ishin një lloj garancie se nuk do të futeshin nën sqetullat e turqve si shefi i tyre.   

Por kishte paqartësi e fshehtësi prapa këtij emërimi. Çka kanë pritur nga Arta Marku e Sandër Lleshi, "katolikët e demokracisë", kur e dinin se ata u emëruan nga bijtë e kriminelëve që e masakruan veriun, e në veçanti që masakruan shqiptarët katolikë, duke e shkokëzuar kombin. Kryeministri edhe më parë i mashtroi "katolikët e Shkodrës" me deklaratën e tij se nga gjyshja është katolik, ndërsa kur e mori votën u bë vazali më i përulur i Erdoganit.

Rama "katolik" me gjyshen shkodrane (!) është  i vetmi zyrtar civil në tërë botën islame (sepse ai i takon botës islame), që del publikisht me poture -kule turke, ndërsa këtë nuk e bënë as Erdogani. Hoxhallarët sot kanë turp të veshin poture, sepse i tallin, ndërsa dikur i vishnin, i veshin edhe vehabistët. Dhe nga një servil i tillë me kule hoxhe, palaço turk, prisnin çudira miqtë e mi katolikë të demokracisë?  

Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fisha, Pashko Vasa, At Zef Pllumi, Mark Krasniqi, Anton Çetta, Anton Pashku, Mark Sopi e dhjetëra personalitete të tjera të kombit nuk ishin të mëdhenj pse ishin katolikë, por ishin të mëdhenj, sepse ishin shqiptarë. Kisha Katolike Shqiptare nuk do të dallohej nga kishat tjera në Evropë, sikur të mos ishte strumbullari i kombit tonë në 500-600 vjetet e fundit. Mision të shenjtë kanë kryen edhe qindra priftërinj ortodoks shqiptarë.

Ku është arsyeja e reagimit euforik të mirditorëve e kelmendasve urbanë në Tiranë, Lezhë e në Shkodër pas emërimit të Arta Markut e Sandër Lleshit? Frustrimi? Irritimi nga ripushtimi turk? Mirditorët e kelmendasit urbanë janë të frustruar nga turqizimi e islamizmi i Shqipërisë e Dardanisë me direktivë shteti, por jo më pak të frustruar nga ky turqizimi-idiotizimi janë edhe pjesa dërmuese e shqiptarëve në Shqipëri, Dardani  e Maqedoni. Ta kërkosh shpëtimin nga një gjendje nokdauni, ku jemi, sepse kreun e shtetit e bleu Erdogani e shtetet islamike, në disa emra që rastësisht e kanë emrin Sandër apo mbiemrin Marku, është të kërkosh shpëtimin në një fije kashte. Të vetmen herë kur e kam votuar një emër katolik e mbiemër shqiptar është për merita të luftës së fundit nw Dardani, por jo pse kishte emër katolik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat