50 vjetori i diplomimit të gjeneratës së artë të normalistëve të Llapit

Opinione

50 vjetori i diplomimit të gjeneratës së artë të normalistëve të Llapit

Nga: Ismail Muçiqi Më: 3 tetor 2019 Në ora: 09:34
Normalistët e Llapit

Para 55 vitesh, u hapë për herë të parë paralelja e Shkollës Normale në Podujevë e cila ishte në kuadër të Normalës së Prishtinës. Në atë kohë analfabetizmi, varfëria trokisnin në dyert e familjeve llapjane të cilat mezi ja dalnin të mbijetojnë.

Idealizmi i të rinjëve dhe të rejave llapjane për tu shkolluar ishte më tepër se i madh.

Ende në atë kohë para 50 viteve nbizotronin doket dhe botkuptimet se femra shqiptare vështir që mundë të shkollohet.

Por me vetëdisimin e klasës politike dhe të njumri simbolik të intelektualëve të llapit që në atë kohë udhëheqnin institutcionet komunale, dalë nga dal u eleminuan barierat e konzervatizmit dhe ju dha drita e gjelbërt shkollimit dhe emancipimit të rinis llapjane.

Edhe pse në kushte shumë të vështira për tu shkolluar, gjenerata e re dhe e artë e normalistave të llapit ja mësyn Shkollës Normale të Prishtinës dhe me sukses diplomuan dhe u shpërndan gjithëandej nepër shkollat e 78 fshatrave të Komunës së Podujevës për ti arsimuar dhe edukuar gjeneratat që në atë botë ja mësyn shkollimit.

Kjo plejad e mësusëve të llapit dha kontribut të jashtëzakonshëm në të gjiitha fshatërat, duke ngritur vetëdijen dhe duke rritur dëshirën e qdo të riut të kësaj Komune për tu shkolluar.

Nga kjo gjenerat e artë e llapjanëve dolën kuadra të profesioneve më të ndryshme dhe më fisnike, mësues, profesor, inxhinier, jurista, gazetar dhe profile tjera të cilat i dhanë impuls dhe jetë zhvillimit të gjithëmbarshëm të Komunës së Podujevës.

Në shenjë të këti përvjetori pas 50 vitesh u tubuam për herë të parë shokët dhe shoqet e gjeneratës, moment ky shumë i pa harrushëm, evokues, emocional dhe miqësor.

Edhe pse një numër i ish kolegëve nuk janë më në jetë, pjesa tjetër me dëshir të mëdhe ju bashkangjitë këti manifestimi dhe me nostalgji dhe lotë në sy i evokuan kujtimet edhe momentet më të ndjeshme të jetës tonë e cila ishte me plotë sfida.

Kjo gjenerat e artë do të mbahet në mendë brez pas brezi se la gjurmë të thella dhe kontriboj gjiithëandej në arsimimin dhe edukimin e popullsis së re të rajonit të Komunës së Podujevës.

Në shenjë të këti 50 vjetori i cili u mbajtë për herë të parë, kolegët e kësaj gjenerate u pajtuan dhe u mor vendimi që për qdo vitë në 1 tetor të tubohen sërish derisa të jenë në jetë dhe kështu ti kalojnë ditët e pleqëris, si shembull model të cilin duhet ta kultivojnë dhe ta përqafojnë gjeneratat që vinë pas nesh.

Vetëm kështu jeta ka kuptimin e vetë dhe vetëm kështu ruhen vlerat intelektuale dhe njerëzore dhe mbesin gjurmët e historisë së të kaluarës.

Edhe një here 1 tetori i vitit 2019 do të mbetet përjetë në mendjet dhe shpirtrat e gjeneratës së artë të Normalistave të llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat