Garë e fortë për ulëse në tempullin e demokracisë

Opinione

Garë e fortë për ulëse në tempullin e demokracisë

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 3 tetor 2019 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

15 kandidatë/e,nga pesë parti politike të Komunës ia kanë vënë syrin karriges së deputetit/es,prej tyre 11 të rinj për herë të parë dhe 4 të "vjetër" për herë të dytë

Dihet numri i kandidatëve për deputetë nga pesë parti politike-degët në Rahovec.Janë gjithsej 15 kandidat/e të cilët synojnë pozitën e deputetit ne legjislaturën e ardhshme të shtatë.

Nga 4 kandidatë janë nominuar nga radhët e LDK-së e të PDK-së,nga 3 të AAK-së e NISMA-s dhe 1 nga LVV-ja.Pra,krahasuar me zgjedhjet nacionale të vitit 2017,kur asokohe patën garuar 10 kandidatë,në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 janë 5 kandidatë më shumë.Se a do të jetë numri 15 shpresëdhënës për të pasur numrin më të madh të kuvendarëve nga kjo komunë në Kuvendin e Kosovës,kur në legjislaturën e fundit të gjashtë deri më 22 gusht të këtij viti ishin vetëm 2 deputetë,Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe Andin Hoti nga PDK-ja mbetet të shihet pas 6 tetorit.

Ndaj,qytetarët duhet të vendosin me votën e tyre se a do të kenë më shumë se 2 deputet nga komuna e tyre në Kuvendin e Kosovës.Po këta dy të parathënë sërish janë nominuar nga partitë e tyre edhe për një mandat.Kësaj dysheje në garë për deputet/e për herë të dytë,pasi që në zgjedhjet e 2017-s nuk arritën të sugurojnë votat e duhura do t'u bashkohen edhe:Bekrije Cena-Nazifi e LDK-së si dhe Afrim Hoti i AAK-së.Ky i fundit në zgjedhjet e kaluara nacionale pati garuar si kandidat e AKR-së.

Sipas listave të 5 partive politike,LDK-ja garon me 4 kandidatë:Avdullah Hotin,Ibish Mazrekun,Ibrahim Kryeziun e Bekrije Cenën-Nazifi, PDK-ja po ashtu me 4 kandidatë,Idriz Vehapi,Andin Hoti,Erlira Mullaabazi dhe Bejtullah Deliu,pastaj me 3 kandidatë AAK- ja:Afrim Hoti,Fijorina Krasniqi e Fatmir Iska,NISMA po ashtu me 3 kandidatë:Enver Shala,Xhevdet Krasniqi e Haxhi Hoti,kurse LVV- me 1 kandidat,Visar Korenica,kryetari i kësaj të fundit.Nga ky numër për herë të parë garojnë 2 nga LDK-ja,3 nga PDK-ja,2 nga AAK-ja,3 nga NISMA dhe 1 nga LVV-ja.Pra,nga 15 kandidat/e,mashkuj janë 12,kurse vetëm 3 femra.LDK-ja,PDK-ja dhe AAK-ja me nga një femër,ndërsa NISMA  dhe LVV-ja nuk kanë nominuar asnjë femër për deputete.Edhe në zgjedhjet nacionale të 2017-s patën garuar 3 femra:Bekrije Cena-Nazifi(LDK),Beatrisa Pista-Demiri(PDK) si dhe Albana Fetoshi(LVV).Habit fakti se asnjera prej këtyre nuk patën fat të fitojnë votat e duhura për deputete.

Ndoshta e kam gabim,por jo të gjitha subjektet politike të parathëna ia kanë qëlluar me kandidatët e futur në listat e tyre zgjedhore për deputet/e,të cilat me disa përjashtime nuk i njeh as mahalla e tyre. Dhe,votat për disa prej tyre do t'i sjellin vetëm familjarët e këtyre kandidatëve për deputet/e dhe nuk do të marrin aq sa duhet për t'u bërë pjesë e përbërjes së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Tash,kur kanë mbetur edhe dy ditë për t'iu drejtuar kutive të votimit dhe për të zgjedhur kandidatin e preferuar,besojmë ose së paku presim se në rast të fitores në Kuvend do të angazhohen për Kosovën për të cilën kemi gjakuar përherë,për një Kosovë të lirë,por edhe të çliruar,për një Kosovë demokratike,pa krim e korrupsion,për një Kosovë properendimore, prosperuese dhe krenare për sakrificat e gjeneratave para nesh, për një Kosovë që na mbush me gëzim dhe pa hidhërim,për një Kosovë tjetër.

Pra,po ndryshimit,por jo krimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat