Nëse pjesmarrja në votime është e konsiderueshme, LDK  fiton bindshëm

Opinione

Nëse pjesmarrja në votime është e konsiderueshme, LDK  fiton bindshëm

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 4 tetor 2019 Në ora: 08:41
Skënder S.Kapiti

Zgjënjimi dhe pakënaqësia publike është e madhe.

Prandaj pjesemarrja  e madhe në votime do të sillte edhe një ndëshkim të  madh politik për autorët dhe shkaktarët e këtij zhgënjimi dhe pakënaqësie të madhe.Nëse votuesit në Kosovë do të marrin masivisht pjesë në zgjedhje LDK do të marrë mbi 30% të rezultatit të zgjedhjeve. Kjo për këto arsye:

Së pari:sepse Partitë e tjera politika që kanë qeverisuar janë konsumuar së tepërmi nga qënia në pushtet , nga mosrezultati në luftën kundër krimit të organizuar, nga dështimi në luftën kundër hajdutërisë dhe sidomos nga krimi i korrupsionit, për të cilat është i shqetësuar jo vetëm opinion i brëndshëm por edhe ai ndërkombëtar.

Së dyti : opinion  brëndshëm ka një perceptim negativ për partitë e pushtetit pasi ai është i mërzitur  dhe i lodhur  nga mashtrimet, trillet, gënjeshtrat dhe nga propaganda e llafologjia pseudopatriotike e tyre, të cilat edhe ato, partitë e pushtetit i kanë stërkonsumuar dhe nuk kanë mundësi të fabrikojnë më gënjeshtra dhe mashtrime të tjera të reja.

Së treti:  pjesmarrja masive në votime patjetër që do të jetë votë kundër papunësisë,  kundër varfërisë, kundër pasigurisë  juridike dhe ekonomike ku si pasojë e tyre rinia kosovare ka braktisur dhe po braktis atdheun. Edhe këto pasoja i faturohen dhe i janë hipotekuar partive që kanë bashkëqeverisur.

Së katërti: LDK ka ditur të akumulojë të gjitha plagët dhe pakënaqësitë sociale të të gjitha shtresave ,dhe se premtimet e saj janë reale dhe të mundshme për t’u realizuar , pra LDK nuk ka dhe nuk premton premtime dhe gënjeshtra fantastike si ato parti e tjera të cilat i kanë konsumuar ato.

Së pesti: LDK është një parti gjithpërfshirëse , e hapur dhe demokratike gjë e cila vertetohet me faktin se ajo ka zgjedhur për Kandidate për kryeministre znj. Vjosa Osmani, një kandidate më se të merituar dhe që gëzon respekt publik, e që te ajo populli shikon me besim dhe siguri si kryeministren e cila me qeverisjen e saj do t’i shërbejë interesave të qytetarëve, të shtetit dhe të kombit. Pra, LDK nuk ka zgjedhur një kandidat  per kryeminister një person te akuzuar, por as  të përgojuar  për afera e allishverishe politike korruptive, dhe as kryetarin e parties, ashtu si parttë e tjera.

Së gjashti: Tashmë LDK po konsolidohet  dhe po ripërtërin trashëgiminë e vyer të  themeluesit të saj, Ibrahim Rugova. Ky fakt ka bërë të mundur dështimin e orvajtjeve dhe të përpjekjeve  hipokrite dhe spekulative të kryetarëve të partive të tjera të cilët mundohen të duken tashmë që të gjithë,  sikur e respektojnë dhe i janë mirënjohjes kontributeve dhe  perkushtimit të  strategut të madh të pavarësisë dhe të shtetndërtimit të Kosovës,Ibrahim Rugovës. Edhe kjo tashmë si maskë e tyre u është grisur  pasi , liderët partiak të partive të tjera e bëjnë këtë vetëm për një qëllim: për të përçarë e çorientuar elektoratin e LDK-së dhe për të marrë vota prej tyre. Prandaj, pjesmarja masive në votime do ia kthejë lavdinë e LDK-së rugoviane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat