Fakte për Ujmanin

Opinione

Fakte për Ujmanin

Nga: Nexhat Maliqi Më: 4 tetor 2019 Në ora: 11:00
Nexhat Maliqi

Penda e Ujmanit është ndërtuar 1979-1984
Kosova ka paguar për ndërtimin e Pendës nga buxheti i saj 45 mil.$ kredi Bankës Botërore.
45 mil.$ tjerë (Penda gjithsejt ka kushtuar 90 mil.$) janë paguar nga mjetet që i kanë takuar Kosovës nga Fondi federal për zhvillim të viseve të pazhvilluara të ish RSFJ-së.
Penda ka sip.11.9 km², në gjatësinë 24 km. e thellësinë 105 m.
85% e Liqenit gjendet në territorin e Republikës së Kosovës e15 % në Novi Pazar (Tregun e Ri)
Penda grumbullon 390-410 milionë m³ ujë.
Gjysma e rrymës së përtej urës së Ibrit prodhohet nga ky liqen (mundësia prodhuese 36.000 KW energji elektrike për një orë.)
Nga ky resurs i Kosovës Serbia grabitë 6.5 mil.€ në vit kurse rrymën elektrike qytetarëve serbë AndejIbri ua paguajnë arbitrarisht (pa i pyet kush) qytetarët shqiptarë të KëndejIbrit.
Operatorët e stacionit Vallaç kanë shkëputur ilegalisht sistemin dhe e kanë lidhur me largpërçuesin e Novi Pazarit (Tregu i Ri- me banorë poashtu shqiptarë të asimiluar)
Sipas marrëveshjes për energjinë është KOSTT-i ai që vendos nën kontroll nënstacionin e Vallaçit dhe me këtë "marrëveshje" grabitja ilegale e Serbisë duhet të ndërpritet.
KOSTT-i do të duhej (po të zbatohej "marrëveshja") të anëtarësohej në mekanizmin për kooperim ndërmjet operatorëve në nivel evropian.
Nga kjo Kosova do të duhej të përfitonte qysh moti 1.5 - 2.0 mil.€ në vit.
Prej Liqenit të Ujmanit furnizohen me ujë të pijes këto komuna: Mitrovica, Vushtrria, Drenasi, Skënderaj, Obiliqi, Fushë Kosova dhe 40% e Prishtinës (përmes Fabrikës së Ujit në Shkabaj).
Prej Liqenit të Ujmanit ujiten 20.000 ha (hektarë) tokë bujqësore të Kosovës.
Korporata Energjetike e Kosovës shfrytëzon ujin e Ujmanit për ftohjen e termocentraleve në Obiliq.
Ky ujë shërben aty edhe për prodhimin e energjisë elektrike sepse: nga avulli i ujit vehen në ngasje turbinat.
Korporata Energjetike e Kosovës, pa ujin e Ujmanit nuk mund të funksionoj më shumë se 8 orë.
Pa Ujmanin nuk mund të operojë as "Ferronikeli" në Drenas.
...
P.S.
Plaçkitja që i bëhet Kosovës nga Serbia përmes Liqenit të Ujmanit, është edhe pjesë e kap.35 të BE-së për Serbinë.

Në vend të broçkullave blla blla blla, Qeveria e Kosovës duhet të bëhet syqelë e të kthejë në administrim atë që i takon Kosovës, ose të dorëhiqet menjëherë e të hapë rrugë për Qeveri që i përgjigjet domosdoshmërisë së kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat