Institucionet e sigurisë të jenë gati para ndonjë skenari serb në veri

Opinione

Institucionet e sigurisë të jenë gati para ndonjë skenari serb në veri

Armend Halimi Nga Armend Halimi Më 4 tetor 2019 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Duke njohur propagandën serbe, e cila me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës, dhe interesave të saja, nuk ka zgjedhur as njëherë veprimet dhe metodat propaganduese, madje edhe duke flijuar bashkëkombasit e saj me sulme pikërishtë nga vetë akterët e saj.

Megjithëse lufta speciale serbe ndaj Kosovës nuk ka pushuar për as një çast, intensiteti i saj ka shënuar rritje në situate të caktuara, sidomos kur ka zhvillime të rëndësishëme në vendin tonë. Në këtë drejtim, me rastin e zgjedhjeve nacionale që do të mbahen këtë të diele, sipas rrjedhave, ka tendenca të palnifikimit dhe realizimit të ndonjë skenari serb, konkretish një ngjarje që mund të shënoj edhe viktima, vetëm e vetëm që pjesa e veriut të Kosovës, dhe banorët serbë të shihen të pasigurtë, sa do që në këto ngjarje për viktimë dhe kryes mund të kenë po nga i njëti minoritet, pra ai serb.

Skenare të tilla njeh historia e Kosovës me dhjetra, e që vlenë të përmendet rasti “panda” që shënon aktin e ekzekutimit të disa të rinjëve serbë në vitin 1998 në Pejë, me të vetëmin motiv, që të shihen si viktima të “terroristëve” shqiptarë, e që disa vite më vonë, vetë autoritetet e larta serbe pranuan, se akti ishte realizuar nga agjentura secrete të shtetit serb.

Për veq këtij rasti, dhe shumë rasteve tjera në të kaluarën, këto ditë u raportua për arrestimin nga Policia e Republikës së Kosovës edhe të nje terroristi me kombësi serbe, i cili prej kohësh organizonte dhe mobilizonte qytetarët serbë të pjesës veriore të Kosovës për sulme ndaj qytetarëve po të njëjtit minoritet, me motiv që të ngjallej frikë njëherit ndaj qytetarëve, si dhe këto akte të i mveshen shtetit të Kosovës.

Për skenarët e tjerë të mundshëm të kësaj taktike propaganduese që mund të ngjajnë këto ditë, me theks të veçantë në veri të Kosovës-Mitrovicë, veq janë dhënë sinjalet nga shteti serb nëpërmes mediave të tyrë, sipas të cilëve këtë kohë e cilësojnë si “vjeshta e përgjakshëme” në Kosovë, përkatësisht Mitrovicë, dhe ditën e zgjedhjeve “masakër”.

Andaj, këto sinjale institucionet e sigurisë së Kosovës, që nga Policia dhe Agjensioni i Intelegjencës nuk duhet injoruar, por me masa adekuata të mbajnë nën kontroll situatën, me qëllim të parandalimit të çfarëdo akti të mundshëm, dhe në rast të realizimit të tyre, në identifikimin dhe kapjen e shpejt të kryesëve, e gjithë kjo me planë konkret operativ me vëzhgim permanent me anë të masave të fshehta për veq patrullimeve të uniformuar, por edhe me bashkëpunim me qytetarët, duke iu lutur dhe njëherit sqaruar obligimin ligjor për raportim të personave të dyshimtë apo çdo informacioni që qonë në përgaditje të akteve të dhunshëme.

(autori është Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime të Sigurisë-ISS, Prishtinë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat