Ose gënjenë Edi Rama, ose po gënjenë Drejtësia në SHBA

Opinione

Ose gënjenë Edi Rama, ose po gënjenë Drejtësia në SHBA

Nga: Beqir Sina Më: 4 tetor 2019 Në ora: 19:10
Beqir Sina

Skandali i vitit 2012, ku për një foto me Presidentin Brak Obama, Edi Rama pagoi 80 mijë dollarë, është zbardhur thuajse plotësisht nga drejtësia amerikane. Gjatë 7 viteve, hetimet e SHBA, kanë zbuluar skemën e mashtrimit dhe kanë dënuar 2 persona një shqiptar amerikan Bilal Shehu, dënuar me një vit burg dhe tjetri është grek amerikan William Argeros i cili javën e kaluar nga një Gjykat federale, u dënua me 4 muaj burg nga dy vjet - mbasi ai bashkëpunoi me drejtësinë Amerikane.

I pari është Bilal Shehu, shqiptaro-amerikani që i siguroi ftesën Edi Ramës duke përdorur emrin e gruas së tij. Në këtë mënyrë Shehu, të cilit prekurorët i dhanë dënimin me 2 vjet heqje lirie,  dënua me 1 vit burg, në gjyqin kundra tij në vitin 2017, mbasi ai bashkëpunoi me drejtësinë dhe pranojë “fajin” se ai futi në takimin e mbledhjes së fondeve të Barak Obamës, Edi Ramën për të realizuar foton, duke zvendësuar biletën e gruas së tij me Edi Ramën. 

 Bilal Shehu, dekalroi se ai nuk i ka paguar nga xhepi i tij 80 mijë dollarët, nga se ai do të kishte bërë edhe taksat për atë shumë. Kështu që Bilal Shehu, u dënua për mashtrim ndaj ligjeve amerikane me gati një vit burg, të cilat më pas u konvertuan në liri me kusht. Puna e tij në këtë “operacion” ishte të siguronte vetëm hyrjen e kandidatit për kryeministër në atë kohë në takim, të cilën ai vet e ka pranuar në gjyqin ndaj tij.

Personi i dytë i dënuar me 4 muaj burg, pak ditë më parë, është, 61 vjecari - biznesmen greko - amerikan  William Argeros, një qytetar amerikan me banim në Florida - një ish pjesëtar i fushatës së kandidatit për President Barack Obama. 

Sipas mediave amerikane, avokati i të dënuarit William Argeros, ka deklaruar se klienti i tij po vepronte në emër të kandidatit për kryeministër në Shqipëri, Edi Rama. 

Prokurorët amerikanë arritën të provojnë se William Argeros, ja dha paratë Bilal Shehut, një shqiptaro-amerikani, i cili ishte i ftuar në aktivitetin ku futi dhe kryeministrin Edi Rama për të bërë foton e famshme me Obamën.

 Por në gjyq Argeros ka pranuar se paratë i ka marrë nga një “burim i jashtëm”, pa e specifikuar emrin se nga kush dhe si. 

Aregros, ka treguar se për kë e bëri shërbimin dhe në të gjithë dosjen emri i Edi Ramës nuk fshihet, por permndet disa herë. 

Drejtësia amerikane, deklaroi në fund të këtij gjyqi se e bëri hetimin e saj dhe ndëshkoi autorët e mashtrimit. Mbasi sipas drejtësisë Amerikane,  Ligjet amerikane ndalojnë financimet e huaja për fushatat politike amerikane dhe ky është rasti i parë kur një politikan shqiptar faktohet se ka shkelur ligjet e SHBA.

 Ky dënim në SHBA në fakt është dhe një vendim gjyqi kundër Edi Ramës, i cili mbas kësaj fotografie u bë edhe Kryeministri i Shqipërisë.

 Gjykatat amerikane deri tani kanë provuar në bazë të fakteve se kryetari i PS-së dhe kandidati për kryeministër i Shqipërisë në vitin 2012, ka shkelur ligjet amerikane. 

Megjithëse duhet theksuar se ndaj Edi Ramës, deri tani nuk ka një hetim në SHBA, edhe pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij.

Por nëse SHBA ka gjetur fajtorët për shkeljen e ligjeve të saj për financimet e huaja, në pyetje vjen se Shqipëri, çfarë po bënë ose çfarë ka bërë deri tani drejtësia shqiptare ? - Prekuroria e Republikës së Shqipërisë.  

Ndërkohë, pikërishtë për këtë çështje këtu në SHBA,  ka dy vendime gjyqi që e përmendin Edi Ramën si njeriun që ka qenë pas skemës së 80 mijë dollarëve dhe në Tiranë as është bërë ndonjë verifikim.

Për foton e Edi Ramës dy qytetarë në SHBA po bëjnë burg, vetëm se pranuan të jenë pjesë e skemës për kalimin e parave. Ndërkohë ai që pagoi paratë dhe përfitoi nga fotoja nuk jep minimalisht asnjë sqarim edhe pse dy procese gjyqësor në SHBA e shpallin fajtorë moralisht.

....përgjigjeja e Edvin Kristaq Ramës, mbrëm, përpara gazetarit Sokol Balla, një gazetari servil dhe të pa përgjegjshëm në emisionin Real Story, për aq sa pyeti,(se me ka çue Baba me la gojën) ishte si ajo shprehja se gënjeshtra dhe gënjeshtari nuk kan fund........! “Hunda e Pinokut zgjatet……...-

"Pinoku" Edi Rama, përsëriti se : “nuk kam marrë pjesë në asnjë eveniment dhe kam bërë një foto dhe një takim me presidentin Obama. Nuk kam asnjë lidhje me asnjë lloj pagese. Zero”.......... ndërsa, dy veta dënohen për 80 mijë dollar. 

Pra, ose gënjen drejtësia Amerikane! ose gënjen "Pinoku"...Edvin Kristaq Rama..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat