Hajni bërtet: "Kape hajnin!"

Opinione

Hajni bërtet: "Kape hajnin!"

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Slogani mashtrues: "Luftë korrupsionit dhe nepotizmit", është sa qesharak, aq edhe absurd. Si mund ta luftojnë korrupsionin, hajninë zyrtare dhe nepotizmin krerët e PAN-it, me banditërit e tyre në shtet e pushtet. Sllogani anti-korrupsion, kundra-vjedhjes zyrtare, nuk është i ri. Në çdo prag-zgjedhje proklamohet, zhurmshëm e bujshëm. Pastaj, vazhdon vjedhja në përmasa industriale, duke u qetësuar e heshtur, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Për ta demantuar hipokrizinë dhe falsifitetin grotesk të Kadri SHIK-ut, le t`u referohemi shifrave: Dy vjet më parë, zyrtarisht, është dhënë shifra 189 milion euro të vjedhura, në mënyrën korruptive zyrtare. Prej tyre vetëm 73 mijë dhe jo 4 (katër) milion të sekuestruara, siç proklamohet zyrtarisht! Ligji i sekuestrimit ka mbetur vetëm mbulesë ligjore, në letër. Praktikisht, ligji i sekuestrimit është formalisht, rrjedhimisht, i destinuar për shuarje, qysh në muajt e parë të lindjes.

Arsyeja ishte e thjeshtë: Janë, pikërisht, krerët pushtetarë, me banditët e tyre milionerë korruptivë, që zotërojnë pasuri marramendëse, me pallate, shtëpi, banesa të dhëna me qera. Janë aksionarë në shumë biznese. Kanë shpërndarë mallra e para ndër familjarë e miq. Janë bërë të pa kontrollueshëm, madje, edhe të paprekshëm nga ligji, sepse kanë kapur, veç ekonomisë, edhe sistemin e drejtësisë, edhe shtetin. Andaj, livadhisin të lirë, madje, edhe në pushtet, në mungesë të funksionimit të ligjit.

Sloganët 100 % shtet, 100 % Kosovë, 100 % taksë, janë të shpëlara dhe nuk thonë asgjë. Qeveria Haradinaj është themeluar me vullnetin e Serbisë. 100 % taksë, është zëvendësuar me 100 % kontrabandë, me faturim klanit në qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat