Zgjedhjet e lira fer dhe demokratike

Opinione

Zgjedhjet e lira fer dhe demokratike

Nga: Shpend Salihu Më: 5 tetor 2019 Në ora: 16:15
Shpend Salihu

Që të kemi mbarëvajtje të proceseve politike dhe parlamentare në Kosovë, duhet të respektohet dhe përfillet vota e lirë e qytetarit të ketë mbarëvajtje të procesit zgjedhor dhe përfillije të rezultateve zgjedhore, çfarë e konsolidon sistemin demokratik në një shtet. Siç dihet modeli i kombinuar zgjedhor që është në Gjermani do kishte një strukturë më të konsoliduar qeveritare dhe parlamentare e besa edhe sfera e llogaridhënies e përgjegjësis do ishte më e lartë e kështu edhe më lehtë do mirreshin vendime, instrukcione dhe rezoluta të ndryshme në parlament, por pamvarsisht asaj me rëndësi është vota të përcaktojë vullnetin e lirë të qytetarit të krijohet shpejt një qeveri funksionale dhe e fortë, që të mund të ratifikojë marrëveshje ndërkombëtare dhe përshpejtojë kompletimin e ligjeve organike dhe sistemore në Kosovë në pajtim me kriteret, standardet dhe parimet e acqui communitare që të mund të përshpejtojmë liberalizimin e vizave dhe përshpejtojmë kontinuitetin e proceseve tjera ndërkombëtare.

Siç dihet edhe në këto zgjedhje nuk mund të presim që një subjekt ose një koalicion të fitojë shumicën parlamentare dhe konstituojë qeverinë, por është relevante që mentaliteti partiak të ndryshojë dhe të reformohet struktura parlamentare, të rritet etosi parlamentar, që është shumë domethënës për funksionimin normal të shtetit, dhe të rritet sfera e llogaridhënies parlamentare, të konfigurohet sistemi i sigurisë nacionale dhe të merremi me zhvillim ekonomik dhe social e ndikojmë në rritjen e përkrahjes ndërkombëtare, sepse nëse e zbehim imazhin me anë të manipulimit të mundshëm zgjedhor ose me trazira të mundshme gjatë fushatës zgjedhore e përmbysim vullnetin e qytetarit dhe njëkohësisht e dëshmojmë papjekurinë politike në rrafsh ndërkombëtar dhe e konfirmojmë se ende kemi nevojë për tutelazh ndërkombëtare në shtet. Është mëse evidente se opinioni publik ka filluar të ndërgjegjësohet në pikëpamje politike dhe të bëj dallimin esencial se cili subjekt është më konvencional për mirëqenien e qytetarëve, edhe pse për fat të keq në këtë fushat rrafshi socio-ekonomik shumë pak është prekur nga subjektet politike, e ky rrafsh është parakusht për stabilitetin socio-ekonomik në shtet, për parandalimin e konflikteve ndërpartiake si dhe për rend e qetësi sepse nëse arrijnë të zbuten tensionet socio-ekonomike përmes reformave të caktuara do kishim rend dhe siguri në shtet dhe vendosje të ligshmërisë në korniza të një shteti model demokratik, që i plotëson konditat të jetë pjesë e Europës së civilizuar.

Është obligim i vëzhguesve dhe komisionerëve vendor dhe ndërkombëtar të monitorojnë parregullsitë zgjedhore dhe të parandalojnë parregullsitë e mundshme, si dhe të ndikojnë që procesi të kalojë pa asnjë incident, normal edhe policia e Kosovës ka një rol aktiv në këtë proces që të evitojë ndonjë konflikt të mundshëm ndërmjet militantëve të subjekteve politike dhe të parandalojë çfarëdo ekcesi të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat