Heshtja zgjedhore

Opinione

Heshtja zgjedhore

Nga: Gëzim Muçolli Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:37
Gëzim Muçolli

Sot heshtet me ligj. Po a hesht shqiptari?!

Është sikur me ia lidhë gjuhën!

Dikur këndohej se kurrë nuk lidhej Bajram Curri.

Paramendo me ua lidhë gjuhën atyre që deri sot nuk janë ndalur kurrë, (jo vetëm) gjatë fushatës tepër të shkurtë ligjore të filluar para shumë muajsh faktikisht.

Nesër flet secili, por sot heshtja është ligj.

Heshtje që e ruan veq tuta e dënimit nga KQZ-ja.

Askujt nga kandidatët per t'u zgjedhur, as ligji e as Kanuni nuk ia ndalon me folë vetmeveti.

Thonë se të folësh vetmeveti duke u shikuar në pasqyrë është siklet vetvetiu.

Por edhe sfidë per politikanët që pasnesër marrin drejtim: kush në shtëpi e kush në Parlament.

Lejohet edhe me thënë se ata që fitojnë, provimin e kanë kaluar me të njofshëm. Sepse populli këtë herë ka filluar ti njeh më mirë të zgjedhshmit.

Sot është rast i mirë që mes të folurit vetmeveti të shikohet vetja në pasqyrë. Ashtu siq mund të duket edhe sot.

Sepse nesër mund të fillojë një fazë e re e evolucionit.

Alla kosovarçe. Shqiptarisht. Bashkë dhe vetmeveti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat