Përse Rilindja mbështet drogën dhe të inkriminuarit?!

Opinione

Përse Rilindja mbështet drogën dhe të inkriminuarit?!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 6 tetor 2019 Në ora: 10:38
Edi Rama

Rilindja dhe Edi Rama janë projekt tipik “anarkik”, post-modern! Elementët e para të këtij “projekti okult” u shfaqën nga viti 1994, 1998, 2001, 2004 e në vazhdim me forma të ndryshme! Ky projekt u aplikua në qeverisje mbas vitit 2013 dhe tamam u aplikua në vitin 2017!

Blerje votash me paratë e drogës dhe qeverisje me individë të inkriminuar ose pa “profil politik” dhe zhvilim ekonomik i inkriminuar!

Një prej projekteve okulte, me një strategji të caktuar e Rilindjes së Edi Ramës është mbështetja e parave të drogës dhe prezantimi i kandidaturave të inkriminuara politike!

Së pari me “paratë e drogës” Rilindja dhe Edi Rama kërkojnë të blejnë votën e qytetarëve për të “sunduar” pastaj në të gjitha nivelet e pushtetit!

Së dyti të inkriminuarit me precedent penalë kanë qenë të përzgjedhurit e Edi Ramës në parlament dhe pushtetin lokal, për të përdhunuar kryesisht socialistët e ndershëm dhe të gjithë  shqiptarët, me parti dhe pa parti!

Së treti një prej strategjive rilindase ishte blerja e ndërkombëtareve dhe blerja e “kupolës së  drejtësisë”, gjykatave dhe prokurorisë për të shkuar në mandatin e tretë qeverisës 2021-2025!

Në këto 6 vite të qeverisjes së tij, Edi Rama dhe Rilindja mbështetën dhe promovuan individë të inkriminuar dhe kriminelë në të gjitha nivelet e pushtetit, parlament dhe ekzekutiv, në qeveri.

Ky fenomen është shumë i rrezikshëm për një komb, mbasi do të jetë po aq e vështirë largimi i tyre dhe i lidhjeve të tyre me botën e krimit dhe lidhjeve me krimin e  organizuar  vendas dhe rajonal.

Edi Rama dhe një pjesë e Rilindjes i garantojnë bandat, kriminelët dhe të inkriminuarit biles edhe duke i negociuar dhe “priviligjuar” në aferat e tyre, për ti përdorur për krimin elektoral, tashmë të investiguar dhe prezantuar edhe nga media ndërkombëtare.

“Edi Rama ka provuar se me marrëveshjet që u bënë për të zgjidhur krizën e vitit 2017-të, jo vetëm nuk i respektoi, por i përdori për të fshehur një tjetër batërdi, siç ishte vjedhja e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, që tashmë është provuar edhe nga prokuroria përmes çeshtjes penale 339 dhe përgjimeve të publikuara nga Bild”-deklaron Lulzim Basha (R.D. 2019).

Krimi elektoral është shumë i rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, mbasi nëpërmjet këtyre votave të blera “blihet” dhe përcaktohet edhe e ardhmja e qeverisë dhe institucioneve të shtetit, cënohet pavarësia e tyre. 

Votat e blera me para droge në zgjedhje nga kriminelët dhe bandat kanë ndikuar për emërime në këto institucione në të gjitha nivelet!

1.7 tonë kokainë e kapur vetëm në 3 vitet e fundit në verteton edhe faktin që Shqipëria është kthyer qënder operacionale për drogërat e forta siç thotë dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe media e pavarur ndëkombëtare.
Tonelatat e drogave të forta mbushin xhepat e bosëve të drogës që kanë mbështetjen e qeverisë dhe të policisë në të gjitha nivelet e saj, duke filluar nga drejtuesite lartë.

Tonelatat e drogës vafërojnë shqiptarët dhe i detyrojnë të rinjtë e këtij vendi të kthehen në përdorues droge, shpërndarës ordiner ose të largohen nga vendi në emigracion.

Burgjet janë të mbushura me këto viktima, që i’u shërbejnë “bosëve të qeverisë” dhe bosëve të krimit të organizuar.     

Edhe kanabisi dhe kanabizimi i Shqipërisë, përvec kokainës  në këto 6 vite, solli kapjen e “puntorëve të kanabisit dhe kokainës”, atyre që kanë nevoja mbijetese nga policia dhe lënien të lirë të strukturave kriminale të cilat i japin para drejtuesve të policisë që i njeh shumë mirë.

Policia i njeh  mirë zonat ku ato operojnë dhe shpërndajnë drogë me shumicë e pakicë puntorët dhe viktimat e drogës.

Në vendet e Ballkanit deri në ato europiane kapet drogë e cila organizohet dhe drejtohet nga shqiptarët dhe ka lidhje me Shqipërinë, d.mth. me Rilindjen dhe ministrat e Edi Ramës.

Turqia, Ekuadori, Kolumbia, Greqia, Hollanda, Anglia dhe Gjermania janë vendet ku kapet kjo sasi droge dhe shitet për bosët e krimit ndërkombëtar.

Aktiviteti dhe veprimtaria kriminale e trafikut të drogës nga territori shqiptar drejt Evropës nuk ka të ndalur e vijon me intensitet.

Në këtë realitet kriminal, “regjimi autoritar” ka hedhur në tregun mediatik propagandën për larjen e këtij “kriminalizimi gjigand” duke e justifikuar me nevojën e parave për të ndihmuar ekonominë e vendit.

“Brenda një 10-vjeçari nga 1(një) ton në 90(nëntëdhjet) ton ajo e sekuestruar në brigjet italiane, pa llogaritur atë të dërguar në Turqi, Greqi e Mal të Zi.
Rikthimi i Shqipërisë si një rrugë e sigurtë e tranzitit të kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine dhe Turqia ngrihet si alarm në dokumentet e vendeve partnere”. Kalkulimet e aktorëve të pavarur dhe ekspertëve llogarisin se për periudhën 2016-2017 është fituar rreth 2.2 miliardë euro, vetëm nga trafikimi i kanabisit, një shifër kjo gati sa 20% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit” -deklaron Bujar Nishani (R.D. 2019).

Si përfundim po citoj gjithashtu një status të ish-deputetit të P.D.-së Ervin Salianji që shkruan: “Vrasjet, vjedhjet, dhuna ka zaptuar çdo lagje dhe fshat. Vrasjet jo vetëm që nuk parandalohen por as nuk zbardhen dot. Absurdi shkon deri aty sa vidhet dy herë vetë Ministria e Brendshme. Policët e thjeshtë dy herë në vështirësi, gjenden dhe përballë krimit dhe përballë tradhëtisë së eprorëve që bashkëpunojnë me krimin”.(R.D. 2019).

Largimi i Edi Ramës do të parandalojë dhe zbardhi vrasjet, vjedhjet dhe dhunën që  ka pushtuar çdo lagje dhe fshat në Shqipëri.

Largimi i Edi Ramës, do të shpëtojë drejtësinë, (atë pjesë që ka ngelur) shqiptare nga sundimi politik i Rilindjes duke i kthyer vendit demokracinë dhe largimin e “ëndrrës rilindase” për mandatin e tretë 2021-2025!

Largimi i Edi Ramës do të parandalojë “anarikë totale” të shtetit dhe do të sjelli shtetin me elita dhe herarki vlerash politike!

Largimi i Edi Ramës dhe Rilindjes do të  largojë përfundimisht edhe drogën, kokainën, kanabisin dhe do të risjelli rritjen e qëndrushme ekonomike, rend dhe qetësi për të gjithë  në Shqipëri, vecanërisht për të rinjtë!

Zgjidhja e kësaj “katastrofe politike” dhe psikologjike në vend janë zgjedhjet e lira dhe P.D. e do Ramën në burg dhe qeveri tranzitore pa Edi Ramën! Opozita është në unison.-sic deklaron Zoti Basha (R.D. 2019).

Prandaj Rilindja dhe Edi Rama mbështesin drogën dhe të inkriminuarit, sepse nuk duan “cejle negociatash” dhe zgjedhje të lira, se i humb “pushteti absolut” dhe e pret drejtësia e pavarur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat