Qytetarët e Kosovës, bëjeni historinë sot

Opinione

Qytetarët e Kosovës, bëjeni historinë sot

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Sot është dita e zgjedhjeve të lira e demokratike në Kosovë.Sot është dita e juaj e madhe qytetarë të nderuar të Kosovës.Sot me votën tuaj mund ta ndryshoni Kosovën tonë.

Nuk janë zgjedhjet e para,të dyta,të treta,por janë zgjedhje të shtata paslufte.Atëkohë mbretëronte pritshmëria  optimiste e qytetarëve,kurse sot është i pranishëm zhgënjimi i madh me qeverisjen e deritashme të shtetit të Kosovës.

Ndaj,sot para se të shkoni te kutia e votimit duhet menduar mirë se cilës parti dhe cilit kandidat do t'ua besoni votën e të ardhmes tonë Votën tuaj të shenjtë.Pra,është momenti që votuesit sot të bëjnë histori.Sepse,siç thoshte dikur ish-presidenti amerikan,Abraham Lincoln:"Vota është më e fuqishme se plumbi. Me plumb mund të vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund të vrasish të ardhmen e fëmijëve t'u...!"

Prandaj,thuaj:boll më me gabimet dhe zhgënjimet e gjashtë palë zgjedhjeve të kaluara parlamentare.Së këndejmi,sot qytetarët e Kosovës duhet t'i thonë stop më qeverisjes së keqe.Mjaft më.Ka ardhur koha ku do të mbizotërojë e mira  karshi të keqes.Këta dhe të tjerët që e sollën Kosovën buzë greminës,qytetarë të dalin në votime për t'i ndëshkuar me votën e tyre ata kandidatë të cilët për asnjë çast nuk e meritojnë ta udhëheqin vendin tonë.

Pra,o sot o kurrë!Vendimi është në duart e votuesve.Bëjeni 6 tetorin e 2019-s ditë historike për një të ardhme më të ndritshme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat