Erdhi dita - Fitoi Kosova!

Opinione

Erdhi dita - Fitoi Kosova!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:32
Zejnullah Jakupi

Kur ishte në Berlin Albin Kurti, pikërisht më 7 qershor 2017 më pushtojë një ndjenjë, një mendim, një gjendje; sikur i´a ndjella Albin Kurtit të bëhet kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës.Dhe pikërisht pas dy vitesh, kjo u bë realitet mbrëmë ose sot më 7 tetor 2019. Po e jap një përshtypje timen për shpresën e këtij vendi, për politikanin e shekullit, Albin Kurti. Nëse vitet 90- të shekullit të kaluar ishte koha e Ibrahim Rugovës, tani lirisht mund të themi është koha e Albin Kurtit. Albini është një politikan me vizione, ka vuajtur mjaftë, është shtypur dhe nëpërkëmbur, njëherë nga rexhimi i Millosheviqit gjatë protestave, me rrahje dhe burgosje para dhe pas çlirimit, nga UNMIK-u dhe policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, por kjo, nuk e ka gjunjëzuar. Albini ka dalë edhe më i fortë. Albini nuk është mendjemadh. Albini i dëgjon dhe i di hallet e popullit. Albini është njeri i formuar dhe i edukuar në frymë patriotike. Albini nuk është rrenc, Albini është atdhetarë dhe intelektual i kalibrit Evropian. Albini dëshiron ta shoh Kosovën e zhvilluar dhe të prosperuar, dëshiron ta bëjë Kosovën vendin ku jetohet me nderë dhe dinjitet duke u bazuar në vlera dhe meritokarci e mirëqenie. E kam takuar dyherë në Berlin. Së fundit, në vitin 2017, më la shumë përshtypje në komunikim. Nuk kisha patur komunikim më të sinqertë, deri tani me asnjë politikanë se sa me Albinin. Kisha takuar shumë burrë-shtetas, administratorë, shkencëtarë dhe politikanë, si Marti Ahtisaari, Wofgang Ischinger, Angela Merkel, Ismail Kadare, pastaj nga politikant shqiptarë duke filluar nga Fehmi Agani, Adem Demaci e deri te Sali Berisha dhe Edi Rama, por Albini ishte disi më i veçantë. Këtë e heton secili që i afrohet dhe komunikon me të. Albini nuk ka komplekse, të afroht, flet me ty, të dëgjon, të kundërshton, të jep komplimente aty ku e qëllon. Albini lexon shumë, Albini është modern dhe i civilizuar, Albini ecë me kohën...

Në vitin 2008 në Universitetin e Lirë të Berlinit gjatë nje diskutimi në Institutin e Shkencave të Evropës Lindore, një profesor me renome shkencore me prejardhje nga Rajoni më tha; E njeh Albin Kurtin, shumë e çmoj, është një djalë i guximshëm dhe lëvizja e tij do jetë model i lëvizjeve socialdemokrate kritike e prosperuese Evropiane.

Albini është përparimtar. I thash, e provokova; Albin e di se Bashkimin Kombëtar nuk e ka përkrahur ish-Presidenti Ibrahim Rugova. JO tha, e ke gabim: Thirrej, mendova unë në tekstin i cili u botua dhe u ribotuar në gjuhën gjermane ku Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova nuk përjashtonte Bashkimin Kombëtar.I thash drejt se VV- duhet tu ik temave populiste, të orientohet më shumë për një program për zhvillim ekonomik i cili është mëse i domosdoshëm e sipas mendimit tim i thash kjo do jetë hapja e Bursës së Punësimit. Kjo do realizohet si një plan marshall në kushtet nacionale duke marrë kredi dhe duke e ndihmuar këtë me solidarizim nga diaspora. Me këtë rast do të hapeshin me mijëra vende pune. Me 3% të rrogës të ndara për Kosovën, në një afat 5 vjeçar, buxheti i Kosovës do të shumfishohet, këto do ti gëzojë në mënyrë direkte populli i Kosovës, taksapaguesi do ti kontribuoj mirëqenijes së tij. Me këtë ndryshim ka gjasat më të mdha që Kosova t´i këthej perspektivën Rinisë, të ndal migrimet drejt perëndimit dhe të zbut papunësinë, të përkrahë të drejtat e pensionistëve dhe refugjatëve, të drejtat e bashkëkombesëve tanë nga Lugina e Preshevës(Bujanovcit dhe Medvegjës).Ka akoma shumë për tu bërë: shëndetësia dhe pensionistët kanë mbetë në gjendje të mjerueshme, rinia mbeti pa kujdesë, gruaja u bë viktimë e trysnive politike dhe e shantazhit. Mbrenda dy vitesh Kosovën e braktisën 200.000 veta për një jetë më të mirë jashtë Kosovës. Opinioni publik dhe Liria e shprehjes u përkeqësuan. Mediumi i vetëm publik RTK nga themelimi i saj deri më sot mbeti peng i këtyre pazareve politike. Ai u bë arenë e shantazhit dhe propagandës, e sulmeve dhe injorancës. Mediumi publik duhet të çlirohet nga ndikimi politik. RTK duhet të jetë e publikut dhe këtë taksa paguesit duhet ta mbështes. Kosova duhet të bëhet vend me perspektivë, për punësim dhe vend i mundësieve të reja. VV-ja si parti e spektrit të majtë drejt qendrës ka mundësi akoma të reformohet dhe të konsolidohet duke marrë një pozitë më liberale (dhe jo domosdoshmërisht i duhet ta përkrah frymën neoliberale e reaksionare). Vazhdimisht e kam argumentuar se VV-ja është në rrugë të mbarë, nuk është larg një social-demokracie evropiane si në Suedi, Gjermani, Angli dhe vendet tjera. Me Albinin, edhe çështjet e negocimit dhe bisedimet me Serbinë do jenë ndryshe. Integrimi i Serbëve të Kosovës brenda shtetit do jetë prioriet pa penguar lidhjet e tyre ekonomike dhe lëvizjen e lirë drejtë Serbisë si ashtu që prioritet ka intensifikimin e lidhjeve me Shqipërinë, Malin e ZI e Maqedoninë. Zhvillimi ekonomik dhe ai i përgjithshëm shoqëror është prioritet.

Në këto 17 vitet e fundit sikur u kthyen mbrapsht vlerat tona kombëtare. Kosova akoma mbetet vendi më i izoluar në Evropë, përkundër premtimeve lidhur me integrimet Evropiane, nuk arriti ti realizojë objektivat e tija elektorale. Kosova u be me Fusnote, nuk u përkrah nga Komuniteti Ndërkombëtar por u izolua ndërsa në opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar nuk pushojnë akuzat lidhur me hetime nga Gjykata Speciale.

Në keto kushte duhet shumë punë, madje nuk shihen gjasa reale që vendi më i izoluar në Evropë të ecë përpara dhe t´i lujftoj gjitha këto dukuri që e përcollën deri tani. Kosova mbeti vendi i fundit dhe pa perspektivë e pa liberalizim të vizave. Elita qeveritare, e deri tanishme PAN nuk kishte kapacitet që t´ja ndryshojë këtë shije të keqe vendit të vet por e shpërfaqi edhe më keq atë. Nuk u fitua lufta kundër korrupsionit, tenderizmit, varsjeve të pasluftës, nuk hetuan dhe zbardhën vdekjet enigmatike në burgje, e as nuk i luftuan sa duhet elementët radikal fetarë, pra luftën kundër terrorizmit, ndërsa keq-qeverisja mori formën e luftës të pashembulltë dhe rivalizuese mes grupeve të interesit. Me këtë Kosova pati cilësinë më të të dobët të institucioneve, e kjo u vrejt në arsim, administratë, në përfaqësitë dilplomatike dhe shumë soktorë tjerë.Republika e Kosovës u përfshij në skandale të shumëta me diplomatë dhe zyrtarë të korruptuar dhe të pa aftë...

Për herë të parë pas luftës, duhet të vendosen principe të reja dhe të qëndrueshëm për forcimin e institucioneve, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe shumë fenomeneve tjera të dëmshme për shoqërinë. Dëmet e luftës duhet te marrin përgjigje konkrete, duhet te ketë program për inicimin e dëmshperbilimit për kategritë e dala nga lufta. Gjithashtu duhet të ketë rritje të konsiderueshme për familjet në asistencë sociale dhe kategoritë tjera sociale, të pagjeturit dhe martirët e luftës, gjithashtu. Duhet gjithashtu përgjigje konkrete dhe një dëmshërblim meritor të ish- Luftëtarëve të UÇK-së të cilët më nuk do të vujanë për bukën e gojës por do të marrin pensionet e tyre konformë kontributit të tyre qe kanë dhënë gjatë luftës. Në këtë aspekt përmes bisedimeve në Bruksel duhet të kërkohet nga Serbia që të kërkoj falje dhe të kompensojë në forma monetare dëmet, gjenocidin që ka bërë ndaj popullit të Kosovës. Mbi këtë bazë duhet të avancohen mardhëniet dhe pajtimi.

Albin Kurti si kryeministër dhe mendatar i qeverisë duhet ta formojë një qeveri në kualicion me LDK-në.Nuk duhet të ketë shfaqje të protagonizmit të theksuar nga fituesi i zgjedhjeve, pra nga VV-ja.. Jo vetëm për shkak të fitores tepër të ngushtë, por edhe për shkaqe tjera. Ndaj mendimin e shumicës së votuesëve se ndryshimi ka ndodhur. Kjo mundëson të heqen qafe kasta politike që për 12-13 vite ka keqqeverisur e dila kishte kapur të gjitha institucionet pra ishte "një grup njerëzish „që vetëm në shërbim të popullit nuk kanë qenë“ (F. S.).

Albin Kurti, mandatari për kryeministër, duhet t´i përzgjedh anëtarët e kabinietit, në atë mënyrë në mënyrë që të ketë sukses në punë, për një ndryshim historik, i cili në fillim është një akt por arrihet më vonë si një proces. Ndryshimi nënkupton transformimin rrënjësor të shoqërisë. Ky ndrishim kërkon angazhimin e njerëzve të veçantë që dinë ta bëjnë ndryshimin. Krijimi i një qeverie me njerëz të këtillë nuk është fare i lehtë. Sepse vet rezultati i zgjedhjeve e ka determinuar domosdoshmërinë e krijimit të një koalicioni politik. Pra Albini duhet ta përzgjedh ekipin e duhur në mënyrë që rrugëtimi i qeverisës të jetë e sukseshme, të prirë nga VV, LDK: Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani: zëvendëskryeministre etj.

Cilët profesionistë më tej mendoj se duhet të jenë në dy krahët, po e marrë si shembullë MPJ-në: Për shembullë: VV-LDK: Ministër i Punëve të Jashtëm: Dr. Sabri Kiçmari, Dr. Valon Murtezaj, ose anasjelltas dhe kështu me radhë.

VV- duhet të ketë kujdesë të mos këshillohet keq, siç e praktikoi PDK-ja AAK- ja e PSD-ja, sepse edhe me përzgjedhje të dobëta mund të mos ketë efekte të shpejta në qeverisje. Punë të mbarë dhe suksese, për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj. Qeveria është dhe duhet të në shërbim të popullit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat