Vjosa! - Bota Sot
Vjosa!

Opinione

Vjosa!

Nebil Çika Nga Nebil Çika Më 7 tetor 2019 Në ora: 13:34
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani është pa dyshim fituesja e madhe e zgjedhjeve ne Kosovë . Edhe pse LDK u rendit e dyta Vjosa ishte dhe mbetet politikania qe spikati ne këto zgjedhje me shume se kushdo tjetër .E nominura vetëm pak ditë para nisjes se fushatës zgjedhore si kandidate për kryeministre e LDK , Osmani beri diferencën duke i rikthyer partisë dikur dominuese ne politiken e Kosovës jo vetëm linjën politike por dinjitetin e humbur pas vdekjes se liderit historik Ibrahim Rugova . Ajo arriti ne pak kohe te drejtimit te fushatës ti ndezë LDK –se shkëndijën rugovjane të të berit politik qe pothuaj po shuhej ne ketë parti . Sigurisht qe rezultati nuk ishte ai qe pritej por me siguri kjo nuk erdhi për shkak e as për faj te Vjosës , përkundrazi .

Tani pas përfundimit te zgjedhjeve gjithsekush mund te beje një bilanc me gjak te ftohte dhe me siguri do te dale ne përfundimin se brenda mundësive ne dispozicion Vjosa Osmani ka arritur maksimumin personal si politikane . Vjosa mori përsipër barrën e rende te udhëheqjes se fushatës se LDK ne kushte te pa barabarta me rivalet e saje . Se pari ajo ishte e vetmja kandidate e shpallur për kryeministër qe nuk ishte kryetare e forcës politike që përfaqësonte gjë qe e vështirësoi dhe e dobësoi disi mundësinë e përpalljes se sajë me kapacitet te plote me ta . Me pak fjale Vjollca udhëhoqi një ekip elektoral te pa përcaktuar tërësisht nga ajo por edhe nga drejtuesit e partisë , kryesisht garda e vjetër e LDK. Do te kishte qene shume me ndryshe nëse Isa Mustafa do te ishte tërhequr ne Kuvendin para zgjedhjeve dhe Vjosa do te kishte qene përveç kandidate për kryeministre edhe kryetare e LDK. Zgjidhja qe i dh LDK kësaj çështje me dy koka një kryetar partie dhe një tjetër kandidat për kryeministër nuk dukje e duhura dhe e vlerësoj si një nga arsyet qe rezultati zgjedhor nuk shkoi ne raport te drejte me mundësitë dhe sidomos me pritshmërinë e publikut nga Vjosa Osmani . Nga rezultati i zgjedhjeve shihet qarte qe LDK ka humbur ndjeshëm ne disa zona bastion historik si Gjilani ,Vushtrria komuna te drejtuara nga LDK madje drejtues te rëndësishëm te saje ndërkohe qe është rritur dukshëm ne komuna te tjera. Logjikisht pritej qe ne këto komuna bastion LDK si parti qe vinte nga opozita te shtonte vota gjë qe çuditërisht nuk ka ndodhur. Kjo ka ngjallur dyshimin e artikuluar edhe me herët nga opinioni publik për mundësinë e “sabotimit” nga brenda LDK-se te Vjosa Osmanit , suksesi i se cilës pritej të ndryshonte shume gjera ne politiken dhe veçanërisht ne drejtimin e ri te saje . Ka dy mundësi apo dy arsye të rezultateve te dobëta të LDK ne këto zona bastion te saje: Ose rezultati te jete lenë qëllimisht i tille nga drejtuesit e Komunave rivale te Vjoses ne LDK ose ata qe kenë punuar aq keq si drejtës te komunave dhe njerëzit nuk kane votuar Vjosn dhe LDK-ne për shkak te tyre. Te dy mundësitë me apo pa dashje janë një “sabotim” i Vjosës nga brenda partisë se saje . Megjithatë rezultati koke me koke me Albiun Kurtin e VV një politikan i futur ne gare më shume mundësi ,kushte kohe e hapësirë politike e elektorale se Vjosa ajo ka arritur nje sukses personal te pa pare ne këto zgjedhje dhe është pa dyshim fitimtarja morale e politike e tyre . Sigurisht që ky rezultat i saje nuk është surprizë . Udhëheqja e LDK u detyrua te nominoje Vjosën për kryeministre fale aftësive politike , morale e intelektuale qe ka demonstruar si politikane e njeri gjate gjithë kohës se aktivizimit te saje ne politike . Qëndrimet e saje shpesh here kundër vendimeve te drejtuesve te partisë por gjithnjë ne linje ideologjike e morale me filozofinë rugoviane e kane spikatur atë tek baza e LDK dhe elektorati i djathte ne Kosove gjë qe është shprehur ne vota personale qe ajo merr si me e votuar e LDK ne zgjedhje politike për disa zgjedhje rresht . Mendoj dhe besoj se edhe me këtë rezultat qe gjithsesi e kthen LDK-ne ne qeverisje roli i Vjosës ne LDK mbetet parësor por ai duhet të garantohet duke i dhëne edhe de jure drejtimin e saje . Nuk e di sa do te jene te gatshëm rivalet e saje ne LDK ta pranojnë ketë realitet por fakti që ata zgjodhën ta nominojne për kryeministre por jo ta zgjedhin njëhershmi edhe kryetare partie ,duke ja dobësuar disi pozitat ne garën zgjedhore si dhe dyshimet qe lidershipi i saje elektoral u sabotua nga brenda LDK, me bën disi skeptik.

Gjithsesi këmbëngul qe Vjosa ishte një fituese e madhe , jo vetëm për veten e saje por edhe për LDK-ne dhe Kosovën gjë qe e bën rolin e saje pas këtyre zgjedhjeve edhe më me rendësi. Po pres me kërshëri te shoh hapat e mëtejshëm politik të saje dhe shpresoj që ajo vete dhe baza e LDK-se te mos lenë te shkoje dem ajo që kane bere ne këto zgjedhje nen drejtimin e Vjosës . Rruga e saje nuk filloi e sigurisht s’mbaron këtu. Por për te arritur kullmin e pritshmërisë se saje asaj i duhet te punoje me kapacitet te plote gjë qe ne këto zgjedhje nuk ju mundësua rrethanat apo edhe nga vete partia e saje .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...