Fitorja e Albin Kurtit, ngadhnjim historik për Kosovën dhe gjithë shqiptarët! - Bota Sot
Fitorja e Albin Kurtit, ngadhnjim historik për Kosovën dhe gjithë shqiptarët!

Opinione

Fitorja e Albin Kurtit, ngadhnjim historik për Kosovën dhe gjithë shqiptarët!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 7 tetor 2019 Në ora: 14:46
Albin Kurti

Nuk thuhet rastësisht në drejtën romake, se; “Zëri i popullit, është zëri i Zotit”, sidomos kur një populli i vije thika në fyt, sepse ai gjithherë në raste të tilla e gjen forcën dhe mënyrën për t’u çliruar nga zori dhe dhunuesit e tij, duke hedhur me zërin (lexo: votën) e tij në shportën e mbeturinave, jo vetëm inspiruesit dhe zbatuesit e dhunës, por duke e çmontuar dhe rrënuar edhe godinën e zullumqarëve, kriminelëve, hajnave dhe të uzurpuesve të lirisë dhe fateve të tij njerëzore dhe kombëtare !

Ky akt madhor i votuesit (popullit) shqiptar që ka ndodhur dje, me 6 tetor 2019, i cili më votën e tij të shenjtë i tha; Boll më varfërisë, skamjes, diskriminimit, vuajtjeve, padrejtësive, nepotizmit, korrupsionit si dhe ikjes masive të rinisë sonë nga Kosova, është më sublim se sa edhe fitorja mbi armikun..!?

Dhe, për këtë fitore mbi hajnat, oligarkët, tajkunët, profiterët e të gjitha ngjyrave, spekulantët, vasalët, marionetat, mediokret, zullumqarët, tendero-vjedhësit, plaçkitësit e pronave të shtetit dhe atyre private, si dhe ndaj tradhtarëve të cilët i falën mijëra hektarë toka tona fqinjëve tanë armiq, pa mëdyshje, se meritorë kryesorë është votuesi i LVV-je në krye me z. Albin Kurtin. Sepse, ka një decenie e më shumë i cili/a për asnjë çast nuk e kanë ndalur veprimin, thirrjet, luftën si dhe angazhimin natë e ditë kundër të gjitha të këqijave që e goditën popullin dhe shtetin e Kosovës, e dalë nga një luftë e tmerrshme dhe shkatërruese përmes ngritjes së zëri të saj/tij, kudo dhe çdo herë, në rrugë, në Kuvend, në tubime dhe protesta kundër kastës së kalbur politike dhe më injorante, më antikombëtare si dhe më të pamoralshme që ka njohur historia e Kosovës që nga Lufta e Dytë Botërore (1945) dhe deri më sot..!?

Siç e dinë secili shqiptar i Kosovës, në atdhe dhe diasporë, në dhjetë vitet e fundit, Kosova çdo ditë po zvogëlohej gjeografikisht, po vidhej dhe plaçkitej pamëshirshëm, po degradohej në arsim, në kulturë, në shëndetësi, në ekonomi, në sport, në fushën e sigurisë, të ekzistencës materiale dhe jetësore, po shndërrohej në një shoqëri pa norma dhe ligje të nevojshme, pa vlera morale dhe kombëtare, ku çdo ditë po shkelej drejtësia dhe të drejtat njerëzore dhe politike, ku çdo ambicie për punë, shkollim dhe ndërtim po mohohej dhe pengohej nga hajdutët dhe besëprerët tinëzar, të cilët plaçkën e tyre e transferonin përmes Amerikës Latine diku në Panama, Dubaj dhe Zelandën e Re..!?

A durohej më ky kancer dhe kjo murtajë e cila kishte metastazuar në tërë trupin dhe organizmin e shoqërisë sonë me plotë halle dhe derte, a duhej të lejohej zhbërja e pavarësisë së Kosovës dhe liria e saj e fituar me aq shumë gjak, e cila lëngonte rënd nga dhimbjet tepër të padurueshme, duke bartur në shpirtin e saj bashkë me vuajtjet e mëdha, dashurinë e pashuar ndaj atdheut dhe fateve të 350 mijë bijave dhe bijve të tij, të cilët në 3 vitet e fundit u detyruan që ta lëshojnë Kosovën në kërkim të punës dhe një jete normale për shkak të mungesës së perspektivës në Kosovë..!?

Siç u tha me qindra herë gjatë fushatës elektorale, jemi të sigurt se me fitoren e  LVV-je dhe Albin Kurtit për kryeministër të Kosovës, “Erdhi Dita” e ndryshimit, e fitores ndaj të keqes si dhe  të fillimit të një epoke të re për popullin shqiptar në Kosovë, dhe jo vetëm, që i sigurt dhe me dinjitet ta ndërton të ardhmen e tij për t’u bërë një ditë jo shumë të largët pjesë e pandashme e familjes demokratike dhe të zhvilluat evropiane, aty ky me decenie kemi synuar të arrijmë si popull dhe si shtet sovran i respektuar dhe i barabartë me popujt tjerë në Evropë dhe botë..!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...