Pas 10 vitesh në opozitë, fitoi Vetëvendosja, Urime Albin Kurti!

Opinione

Pas 10 vitesh në opozitë, fitoi Vetëvendosja, Urime Albin Kurti!

Prof.Dr.Mehdi HYSENI Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më 8 tetor 2019 Në ora: 10:41
Albin Kurti

*** -Atë që e pohova më 2009, sot më 6 tetor 2019, u bë realitet, fitoi ALBIN KURTI, fitoi OPOZITA, fitoi POPULLI, fitoi KOSOVA. Tash flet POPULLI jo vetëm “zëdhënësit” e tij legjitimë në parlament, në qeveri dhe në presidencë. Ky është ndyrshimi më i madh historik i politikës, i drejtësisë dhe i demokracisë në Republikën e pavarur (17 shkurt 2008- tetor 2019).

                                       ****

KOSOVA KA OPOZITËN POLITIKE MË TË FORTË NË BALLKAN, QË QUHET LËVIZJA VETËVENDOSJE!

Mesazhi apostrofues i këtij komenti iu referohet vetëm “armatës” ANTIVETËVENDOSJE (deformatorëve, provokuesve, sofistikuesve = oponentëve të egër dhe iracionalë të së vërtetës që quhet LËVIZJA VETËVENDOSJE, të cilën në format më bizare, më antinjerëzore, më antiligjore, më antishqiptare dhe antidemokratike po orvaten që, ( në sy të botës, posaçërisht të Amerikës shpëtimtare të shqiptarëve dhe të Kosovës) ta pasqyrojnë hiq më pak se “lëvizje armiqësore, antidemokratike dhe antiperëndimore” (!?)

Ja, ky është apogjeu i injornacës dhe i destruksionit të vandalizmit dhe të revanshizimit më të vrazhdë të politikës së teorisë dhe të praktikës së komplotit të brendshëm shqipfolës kundër të së vërtetës mbi LËVIZJEN VETËVENDOSJE, përkatësisht kundër pavarësisë së plotë të Kosovës. Qëllimi i prapavijës politike dhe propagandistike të “armatës” shqipfolëse antivetëvendosje, është më se i qartë: ELEMINIMI ME ÇDO KUSHT I LËVIZJES VETËVENDOSJE nga skena politike kombëtare shqiptare. Ndër të tjera, këtë synim absurd antihuman dhe antidemokratik e provon edhe arrestimi dhe burgosja e kryeliderit të LËVIZJES VETËVENDOSJE, Albin Kurti, i cili, tanimë, për “shkaqe të panjohura” të politikës revanshiste dhe vandaliste provinciale ANTIVETËVENDOSJE, po mbahet si “peng i rrezikshëm” dhe si “persona nongrata” në burgun hetues “Dubrava” të Pejës(!?)

Ky shembull shemtues antihuman dhe joligjor i mbajtjes në burg të Albin Kurtit, na përkujton kohën e shkuar dhe përvojën e hidhur të përndjkejeve, të keqtrajtimeve, të gjykatave dhe të burgjeve politike të regjimeve policore dhe militariste antishqiptare të Serbisë së Madhe të Aleksandër Rankoviqit dhe të Slobodan Milosheviqit etj., të cilat përmes ushtrimit të strategjisë së frikësimit dhe të torturës ataviste anticivilizuese jo vetëm se i kanë eliminuar nga skena politike, por edhe i kanë privuar nga e drejta e jetës me qindra dhe me mijëra intelektualë patriotë dhe demokratë shqiptarë, ndër të cilët ishin edhe Fazli Greiçevci dhe Mr. Ukshin Hoti etj., sepse ata kanë qenë ndër oponentët më të ndërgjegjshëm, të pakomompromis dhe të pafrikshëm revolucionarë të kundërshtimit dhe të luftimit të politikës diferencuese dhe koloniziuese të regjimeve gjenocidale të Serbisë së Madhe.

Të gjitha ato “krijesa” politike dhe apolitike të Aristotelit, të ashtuquajtura “forca reformatiste dhe demokratike” që (haptazi, fshehurazi, në heshtje apo në froma të tjera dezertuese, dezinformuese dhe injoruese , duke sfiduar për “ndihmë preventive”, edhe faktorin e jashtëm) po orvaten ta shpartallojnë OPOZITËN POLITIKE-VETËVENDOSJA (me vetëdije dhe pavetëdije) kanë zgjedhur mjetet dhe rrugën më të gabuar, më të rrezikshme dhe më të ndërlikuar, që pa dyshim, me hapa të shpejtë dhe me logjikë të pakontrolluar destruktive, mund të shpierë vetëm drejt thellimit të përçarjes dhe polarizimit, jo vetëm të faktorit të brendshëm politik, por edhe të popullit shqiptar në Kosovë, dhe më gjerë. Kjo formë e kontestimit të LËVIZJES VETËVENDOSJE dhe të burgosjes së kryeliderit të saj, Albin Kurti, do të thotë edhe satanizim i popullit shqiptar të Kosovës para opinionit publik botëror, me tendencë që atë, ta pasqyrojnë si “element destabilizues” të demokracisë pluraliste, të paqes dhe të sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në dimensione ballkanike. Mbi të gjitha, shpifja dhe anatemimi i LËVIZJES VETËVENDOSJE nga ana e ANTIVETËVENDOSJES së “barbarizimit politik dhe informativ” shqipfolës, ka për qëllim të fundit, shpërfytyrimin e “letërnjoftimit” të identitetit të VETËVENDOSJES SI OPOZITË POLITIKE. Mirëpo, një qëllim i tillë i errët antipolitik, antikombëtar dhe antidemokratik i forcave regresive të politikës së dështuar 8-vjeçare, nuk ka gjasë të realizohet ngase VETËVENDOSJA është ANTITEZË e politikës dhe e praktikës së shtypjes, së terrorit dhe të shfrytëzimit të popullit shqiptar të Kosovës. Pra, Vetëvendosja është vetë populli shqiptar i Kosovës.

Këtë të vërtetë, tanimë e dijnë të gjithë ata, që duhet ta dijnë, por nuk e pranojnë vetëm ai soj i politikës deformiste në pushtet dhe “harangat” e tyre jashtë pushteti, i cili, praktikisht qe tetë vjet rresht e ka mashtruar popullin, duke e zvarritur njohjen e pavarësisë së Kosovës, me qëllim që të mos i humbas privilegjet e saj karrieriste politike, ekonomike dhe tregtare në pushtet, si dhe pasurimin e tyre indivudal, grupor, klanor dhe provincial.

Të pohosh se “në Kosovë nuk ka opozitë politike”, është njësoj, sikur të thuash se në “Kosovë nuk ka më shqiptarë, por vetëm serbë”(!) - Po, ky është kulmi i verbërisë profesionale dhe i analfabetizimit armiqësor të brendshëm, të ndërsyerë dhe të “llastuar” nga kryekrerët e kovaçanës politiko-propagandistike të boshtit Beograd-Graçanicë, që në sasi enorme (sipas instruksioneve dhe komandimeve tradicionale të Kishës Ortodokse Serbe me në krye eksponentin e saj fashist, Artemije Radosavleviq) po liron energji negative për të ndotur në shkallë sa më të lartë ambientin politik dhe kombëtar të Kosovës shqiptare.

Një lapsus të tillë mund ta kenë bërë vetëm ajo kategori e barbarizimit politik dhe informativ, që bartësit dhe transmetuesit e tij, me vulgarizmat e tyre joprofesionalë dhe tendenciozë (për hesape të interesit të tyre egoist indivudal dhe grupor) në Kosovë nuk shohin as OPOZITËN VETËVENDOSJE, nuk shohin asgjë pozitive, asgjë realiste dhe asgjë me perspektivë, veçëse shohin “rrezik”, zi dhe muzg të pangrysur, që i përkasin terrinës shekullore të së kaluarës së hidhur të Kosovës nën sundimin e egër të kolonializmit 100-vjeçar të Serbisë së Madhe.

Mirëpo, krijimi i realiteteve të reja në, dhe rreth Kosovës, në relatat e brendshme (sikurse që është LËVIZJA VETËVENDOSJE me në krye Albin Kurtin) dhe ato në ndërkombëtare provon të kundërtën-pozitiven drejt shkëputjes së përgjithmonshme të Kosovës shqiptare nga Serbia e madhe kolonialiste dhe gjenocidale, gjë që kuptohet se kjo nuk është meritë e drejtpërdrejtë dhe e vetme e kastës politike udhëheqëse të Kosovës, që ka vepruar në bashkëpunim dhe, sipas “ligjeve ndërkombëtare” të UNMIK-ut në kohëzgjatjen tetëvjeçare (10 qershor 1999, prill 2007), por e luftës së përbashkët të SHBA-së, të NATO-s dhe të UÇK-së së lavdishme heroike dhe të pavdekshme, në saje të së cilës, Kosova definitivisht është skapulluar nga sistemi kolonial 100-vjeçar i Serbisë së Madhe militariste.

Për rrumbullakësimin e këtij procesi imperativ dhe të domosdoshëm, meritën më të madhe e kanë viktimat e maritirizuara të të gjithë brezave shqiptare këtu e 100 vjet më parë, me theks të veçantë, që nga krjimi dhe veprimtaria çlirimtare kombëtare dhe atdhetare e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) e deri më sot(2007). Natyrisht, krahas derdhjes së lumenjve të gjakut dhe të flijimit të jetëve të panumërta dhe të pakursyera të heronjve të rënë dhe të gjallë të Kosovës, përkatës të Shqipërisë Etnike, në veçanti të UÇK-së me në krye Adem, Hamzë e Shaban Jashari, lufta e drejtë, roli dhe rëndësia e saj çlirimtare kombëtare antikolonialiste kundër Serbisë gjenocidale, bëri që Kosova të jetë objekt i pashmangshëm i shqyrtimit të bashkësisë ndërkombëtare, në shpëtimin, në mbrojtjen dhe në përshpejtimin e procesit historiko-politiko-demokratik dhe paqësor të Kosovës në kuptimin e shkolonizimit dhe të mëvetësimit të saj sipas së drejtës historike dhe të asaj ndërkombëtare, meritën e veçantë me vulë të pashlyerë historike, pa dyshim se e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me në krye ish-presidenitn e tyre, Bill Klinton, Medlinë Ollbrajt (sekretare e Deparatamentit Amerikan), Uselli Klark (Komandant i operacioneve të NATO-s për bombardimin e Serbisë, për shkak të kryerjes së gjenocidit të saj në Kosovë kundër shqiptarëve), Uiliem Uoker (kryedrejtues i Misionit Pasqesor të OSBE-së në Kosovë, i cili ndër të parët alarmoi Medlinë Olbrajt për krimet e gjenocidit të forcave paramilitare të Serbisë, të kryera ndaj 47 shqiptarëve në fshatin Reçak të Shtimes).

“Fenomenologjia” e të gjithë atyre analistëve naivë dhe diletantë, që nuk kanë sy të shohin, as veshë të dëgjojnë, as kokë të veten që të logjikojnë dhe të kuptojnë drejt se në Kosovë ka OPOZITË të mirëfilltë dhe të fuqishme me Platformë (doktrinare dhe praktike) të qartë politike, juridike, demokratike, paqësore, kombëtare dhe ndërkombëtare që, tanimë, ekzistenca dhe veprimi i saj i është bërë tejet e njohur gjithë opinionit publik të brendshëm dhe atij ndërkombëtar me emërtimin LËVIZJA VETËVENDOSJE, të cilën nuk po e shohin vetëm “dibidusët politikë” dhe agjenturat e rrezikshme të masmediave të verdha shqipfolëse, përmbajtja dhe mesazhet antishiptare të të cilave leçiten më së shumti nëpër kafenet, nëpër tavernat e tymosura dhe, nëpër pazaret e ndryshme (të vërshuara me produkte të “çmimit të lirë” të Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe pasuesve të tij “demokratë” siç janë Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica dhe vladika Artemije Radosavleviq, të cilët, njësoj “e duan” Kosovën, që ajo me çdo kusht të mbetet nën sovranitetin kolonial të Serbisë së Madhe, ashtu sikurse deshi mesija i tyre-Hitleri i Ballkanit, Slobodan Milosheviq, por, mjerisht këtë aspiratë hegjemoniste shekullore ua davariti (si dielli vesën e mengjesit) përgjithmonë ndërhyrja ushtarake e aviacionit luftarak të NATO-s në bomabrdimin e Serbisë, më 24 Mars 1999 (78 ditor), si rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i gjithanshëm i angazhimit humanitar dhe paqësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me në krye ish-presidentin e tyre Bill Klinton.

Kryelideri Albin Kurti kurrënjëherë nuk ka qenë, nuk është dhe, nuk do të jetë kundër Amerikës e as Evropës Perëndimore!

Pra, Vetëvenosja nuk është kundër Amerikës, as kundër NATO-s, as kundër BE-së, por kundër politikës së brendshme dështake vandaliste dhe revanshiste të Kosovës (e cila gjatë tetë viteve të shkuara e ka hangër referendumin dhe, e ka brejtur të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës për llogari të saj të transaksioneve ditore) , e cila me mosbërjen e saj asgjë në dobi të përshpejtimit të njohjes së drejtës së vetëvendosjes në planin ndërkombëtar, si alibi, në vazhdimësi ka ndikuar në përçarjen e popullit, gjë që kjo ka ngadalësuar dhe dobësuar procesin historik dhe energjinë pozitive shoqërore drejt zhvillimit më të shpejtë progresiv dhe përmbajtësor kombëtar dhe demokratik që Kosova të njihej si subjekt juridik ndërkombëtar.

Edhe akti i arrestimit, i keqtrajtimit dhe i burgosjes së Albin Kuritit (kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje), si dhe i përdorimit të dhunës brutale, i plagosjes dhe i vrasjes së bashkidealistëve dhe i bashkëvaperimtarëve të tjerë të tij, që nga dalja në skenën publike politiko-kombëtare në Kosovë, sheshit provon se në Kosovë jo vetëm se ekziston, por edhe vepron pa drojtje, pa asnjë kompleks, me konsekuencë dhe me vizion të qartë për ardhmërinë e ndritshme të Kosovës, OPOZITA POLITIKE, e identifikuar me emërtimin LËVIZJA VETËVENDOSJE, e cila është fokusuar në mbrojtjen dhe në çuarjen përpara të interesit të përgjishëm të Kosovës shqiptare.

-Lirimi nga burgu hetues i Albin Kurtit (kryer i Lëvizjes Vetëvendojse), para së gjithash, do të ishte në interes së mbrojtjes, të respektimit dhe të avancimit të vlerave fundamentale të rendit të ri ndërkombëtar, siç janë: humanizimi, e drjeta, rendi, drejtësia, barazia,liria, siguria, demokracia dhe mirëqenia etj.

Duke qenë se Albin Kurti ndiqet dhe, është burgosur për shkaqe, për bindje dhe për veprimtari politike kombëtare e demokratike, që janë përputhje të plotë me përmbajtjen e së drejtës së vetëvendosjes, si një nga e drejta më elementare, që i përket çdo populli (të madh dhe të vogël) në botë, konsideroj se është e udhës që, në radhë të parë, Amerika përmes mekanizmave të saj përkatës, të reagojë vendosmëshirisht për lirimin e tij nga brugu hetues i Dubravës, sepse ai është ithtari dhe miku më lojal dhe më origjinal i vlerave të demokracisë, të humanizmit, të lirisë dhe të paqes së përbotshme, në kuadrin e së cilave, me plot të drejtë e llogarit edhe veten, edhe shqiptarët edhe Kosovën.

Prandaj, për këtë bindje, veprimtari dhe vizion të drejtë politik dhe demokratik (që dallon nga inercioni, inferioriteti dhe pasiviteti i kundërshtarëve të tij politikë), Albin Kurtin, duhet ta mbështetë politika amerikane ngase ai me Lëvizjen e tij Vetëvendosja, në asnjë segment nuk i rrezikon, as nuk i injoron interesat strategjike të Amerikës në Kosovë, as në Ballkan, (sepse ai është me popullin, jo me politikën mashtruese dhe shfrytëzuese në pushtet), por i rrezikon vetëm interesat e politikave kontrabandiste dhe trafikante të politikanëve mafiozë shqipfolës, të cilët haptazi dhe fshehurazi (për të ruajtur pozitat e tyre karrieriste në pushtet, si dhe përfitimet e tyre të deritashme materiale, ekonomike, tregtare etj.) shtiren si “miq lojalë” të mbrojtjes së interesave vitale të Amerikës dhe të popullit shqiptar në Kosovë.

Mirëpo, tetëvjeçari i shkuar i brishtë, dëshmoi të kundërtën, kasta politike shqiptare e hangër referendumin dhe të drejtën e plotë të vetëvendosjes së Kosovës(!?) Si “kompensim” për t’u “shfajësuar” dhe për t’u amnistuar para populllit dhe para Amerikës, tani pa sukses po bën përpjekje që “minusat” dhe dëshimet e deritashme në kurriz të zvarritjes dhe të pikëpyetjes së pavarësisë së plotë të Kosovës, t’ia “vërë në qafë” Albin Kurtit, nën akuzën më të rëndë dhe të pajusitifikueshme të politikës dhe të propagandës proserbe, se Vetëvendosja “ka karakter armiqësor”(!?)

Përkundrazi, LËVIZJA VETËVENDOSJE ka karakter liridashës, demorkatik dhe paqësor (sepse është e bazueshme në normat dhe në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara etj.), që përputhet plotësisht edhe me këtë konkluzion aksiomatik të presidentit aktual të SHBA-së, George W. Bush : “ All who live in tirany and hopelessness can know: The United States will not ignore oppressors. When you stand for your liberty, we will stand with you.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat