Konfigurimi i sistemit zgjedhor dhe parlamentar në Kosovë - Bota Sot
Konfigurimi i sistemit zgjedhor dhe parlamentar në Kosovë

Opinione

Konfigurimi i sistemit zgjedhor dhe parlamentar në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 8 tetor 2019 Në ora: 19:55
Shpend Salihu

Për herë të parë, pas luftës në bazë të përqindjeve që i morrën partitë politike, gjatë fushtatës zgjedhore kemi mundësi të krijojmë një qeveri unike dhe të fuqishme, pamvarësisht koalicioneve paszgjedhore për krijimin e qeverisë e njëherit kemi mundësi për herë të parë të krijojmë një qeveri pa prezencën e komuniteteve pakicë. Siq dihet paketa e Ahtistarit e cila edhe pse kishte të mira dhe fshehtazi ndikoi në legjitimimin gradual të mëvetësisë së Kosovës kishte të meta dhe defekte.

Është koha e duhur që kjo paketë të shfuqizohet, të bëhen ndryshimet kushtetuese sa i përket konceptit të popujve konstituiv në Kosovë, pasiqë në një domicil me 92 përqind Shqipëtarë, nuk mund të themi se kemi model koncepti qytetar po shtet etnik me mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave dhe pakicave nacionale. Koncepti i popujve shtetformues është në modelin gjerman, francez, anglez, italian etj, gjitashtu Serbia, Bullgaria, Greqia, Turqia janë shtete etnike, atëherë përse duhet të vazhdojmë ta aplikojmë konceptin e modelit qytetar kur pjesa dërmuese është Shqipëtare.

Paketa e Ahtistarit nuk e parasheh qeverisjen me pakica nacionale por i parasheh vendet e rezervuara në parlament, kjo paketë siq dihet duhet të shfuqizohet se ishte vetëm për dy zgjedhje parlamentare, vendet e rezervuara duhet  të heqen edhe nga kushtetuta e Republikës së Kosovës edhe nga ligji për zgjedhje, sepse cenojnë interesin e subjekteve politike dhe interesin e qytetarëve në përgjithësi.

Shumica e Badinterit që i garanton komuniteteve pakicë që të mund të bllokojnë dhe minojnë proceset parlamentare është një koncept që i vështirëson dhe minon proceset parlamentare në Kosovë, edhe nëse vazhdon të jetë shumica e Banditerit në fuqi, duhet të jetë vetëm në atë rrafsh ku preken interesat e pakicave nacionale, e jo të bllokohen dhe minohen proceset parlamentare përmes aplikimit të shumicës së Banditerit. Për herë të parë në historikun tonë kemi mundësi të krijojmë një qeveri puro Shqipëtare, pamvarësisht marrëveshjeve të koalicionit qeveritar dhe nuk kemi nevojë të mvaremi as nga Lista Serbe e as nga komunitetet tjera pakicë në Kosovë.

Kemi tre parti që morrën pjesën dërmuese të votave si dhe koalicionin PSD dhe AAK që mund të i bashkangjitet qeverisjes së ardhshme të Kosovës, mvarësisht marrëveshjeve paszgjedhore për krijimin e qeverisë, do të kishim një qeveri të fuqishme që do të i avanconte proceset dhe reformat parlamentare në shtet, përshpejtonte reformat strukturore, organizative dhe ekonomike në shtet si dhe e cila do të ndikonte në kompletimin e legjislacionit në Kosovë. Kjo nënkupton konfigurim të strukturës parlamentare, ndryshim të kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ndryshim të ligjit Zgjedhor, me çfarë do kishim për herë të parë një qeveri stabile dhe funksionale dhe një sistem parlamentar të fuqishëm, e kjo do na rriste imazhin në rrafsh ndërkombëtar në drejtim të liberalizimit të vizave, dhe integrimeve Euroatlantike si dhe drejtë investimeve financiare ndërkombëtare në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...