Alkimia e formimit të qeverisë dhe e ardhmja e momentumit “Vjosa Osmani” - Bota Sot
Alkimia e formimit të qeverisë dhe e ardhmja e momentumit “Vjosa Osmani”

Opinione

Alkimia e formimit të qeverisë dhe e ardhmja e momentumit “Vjosa Osmani”

Jakup Azemi Nga Jakup Azemi Më 8 tetor 2019 Në ora: 21:18
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani (Imazh i huazuar)

Ndërsa përgaditjet për themelimin e qeverisë midis  Vetëvendosjes dhe LDK-s priten të fillojnë së shpejti, kush do ta përfaqësoj LDK-n në bisedime me Albin Kurtin? Cili do të jet roli i Vjosa Osmanit?

Fitorja e VV dhe LDK’s në zgjedhjet a parakohshme parlamentare në Kosovë, shpresojmë të përmbyllura me një proces pa probleme serioze (në momentin e përgaditjes së këij teksti ka paraljmërime për kërkesa për ri-numrim të votave, andaj nuk dihet se a do të cënohet ky process), padyshim përbën një nga të arriturat më të mëdha në Kosovën e pas-luftës!

Ky sukses duhet të matet me faktin se të dy partitë që kan marrë shumicën në parlament e kan arritë atë sukses me sloganet e njohura për kundërshtim të palëkundur kunër negociatave me Serbinë për shkëmbime territoriale, dhe luftë kundër korrupcionit! Kjo e fundit, sdomos vlenë për VV, ndërsa LDK duket se mban njëfar përgjegjësie nga e kaluara e saj në bashk-qeverisje me PDK-n, gjë që edhe mundë të jet një nga arsyet në përgjigjjen pse LDK nuk fitoj më shumë vota, respektivisht pse LDK nuk i fitoi zgjedhjet?! Por, para se të shtjellojmë këto arsy le të bëjmë një hipotezë se si do të duhej të duket qeveria e ardhëshme e Kosovës!

Nuk janë të shpeshta rastet kurë një parti e spektrit të djatht dhe një e spektrit të majt të krijojnë koalicione qeverisëse, por nganjëherë ndodhë. Kosova nuk mundë dhe nuk ka pse të bëj përjashtim. Bile, në rastin e Kosovës, ka disa arsye sublime që jo vetëm e bëjnë këtë koalicion të arsyeshëm, por madje të domosdoshëm! Së pari, kredencialet moralo-politike të dy kampeve – Z. Kurti dhe Z. Osmani. Të dyja kampet kanë mbajtur qëndrime transparente, koherente dhe të qarta lidhur me raportet Kosovë-Serbi. Së dyti, asnjëra pale nuk bartin bagazh apo hipoteka korruptive apo ngarkesa morale negative kombëtare. Dhe së treti, të dy, si Osmani ashtu edhe Kurti, janë të një gjenerate relativisht të re, por edhe të kalitur tashmë në politikën kosovare, dhe në një ndarje të mundëshme të fuqisë qeverisëse do të përmbushnin njëra palë – tjetrën (komplementaritet) si asnjë kombinim tjetër i mundëshëm në Kosovë.

Lideri i VV Kurti deri vonë ka luajtur me parullën populiste të bashkimit kombëtar, gjë e cila nuk ka përkue aq me atë të LDK-s – përforcimit të subjektivitetit të shtetësisë së Kosovës, në radhë të parë. Por, Kurti ka arritë të bëj një lloj metamorfoze të tij në dy vitet e fundit, dhe përgjigjja e tij në pyetjen se a është ende favorizues i bashkimit të Shqipërisë së Madhe, është inkurajuese. Në intervistën e tij për gazetën “Der Standard” (Zëri.info 07/10/19) citohet të ketë thënë se “mendon që do të duhej që qytetarët të votojnë për të, nëse do të kishte referendum”. Por, “megjithatë, referendumi nuk lejohet (me kushtetutnën e Kosovës J.A.) kështu që unë do ta respektoj kushtetutën derisa një ditë të jemi në gjendje që ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. E kjo nuk pritet të ndodhë shpejt”.

Kjo deklaratë e tij, përforcon shpresat që Kurti do ta hedhë këtë ide jasht diskursit të tij, dhe nuk do të shpenzoj energji ai vet por as të mos e frustroj popullin me kinse bashkim, pasi nuk ka përkrahje popullore për një gjë të tillë! Hapja e kësaj teme vetëm sa e ringjallë opcionin e këmbimeve territoriale, e rrjedhimisht ndarjen e vendit, prandaj le të eliminohet kjo ide një here e mire (për një periudhë së paku) nga diskursi politik!

Natyrisht, alkimia e një përbërjeje qeveritare don punë dhe koordinim, si dhe vullnet të të dyja palëve, e në ndonjë rast kompromise. Por, pikërisht në këtë kuadër, të dy liderët do të kenë shancin të demonstrojnë lidership! Vjosa Osmani ndodhet në pozitë më të pa-favorshme, pasi ajo (së paku për momentin) mbetet nën hijen e liderit aktual të LDK-s Isa Mustafa. Por, LDK-ja dhe Mustafa duhet të i japin Vjosa Osmanit diskrecion të plotë në negociatat me Albin Kurtin për themelimin e qeverisë së re. Nëqoftëse VV konfirmohet fituese, Vjosa Osmani duhet të negocijoj që të siguroj postin e nën-kryetares së qeverisë dhe njëkohësisht atë të ministres së punëve të jashtme për veten e saj! Pozita e kryeparlamentarit, dhe mbase edhe e presidemtit në një të ardhëshme jo të të largët mundë të  jenë faktorë ndihmës. Por, bartja e këtyre dy posteve (zëvend-kryeminstre dhe minsitre e punëve të jashtme) do të i mundësonte asaj dhe LDK-s zbatimin e një politike të jashtme të profilit të saj në një periudhë shumë të rëndësishme për Kosovën. Po ashtu, ekzekutimi i sukseshëm i këtij roli, do të i mundësonte asaj edhe konsolidimit të rolit të saj brenda LDK-s!

Por si do të duhej ta arrij ajo këtë objektiv i cili nuk do të jetë i lehtë të arrihet përveç nëse Isa Mustafa e bën edhe një hap prgmatik i cili me siguri do t’I kthente atij një kredibilitet moral dhe do t’ i mundësonte atij shkuarjen nga politika me faqe të bardhë – dorëzimin e rolit udhëheqës zonjës Osmani! Në të kundërtën momenti i ngritjes së Vjosa Osmanit do të mund të fillonte të bjer! Prandaj, qështja që duhet të shtrohet ështe kjo:

Si të sigurohet vijimi i momentumit “Vjosa Osmani”’?

Duke mos dashur për t’ia zbehur suksesin LDK’s dhe Vjosa Osmanit, mos arritja e fitores të supozuar të LDK-s, në një masë e zbehë momentumin e Zonjës Osmani. Megjithatë, ajo ështe më meritorja për evitimin e debaklit klasik të LDK-s dhe shtimit të elektortit të saj por edhe të një ri-energjizimi të LDK-s. Suksesi do të mundë të kishte qenë më i dukshëm po të mos mbretëronte percepcioni se “vënja e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeminstre kishte qenë një zgjidhje pragmatike e lidershipt të LDK-s e jo meritë e saj që do të kishte rezultuar nga një process i mirëfillët elektoral brenda LDK-s”. Pra, bakgroundi paralektoral brenda LDK-s dhe përbërja e lidershipit që e “delegoi” atë si kandidate për kryeminstre, disi duket të kenë ndikuar në perceptimin e opinionit pblik se “Vjosa Osmani nuk ka pavarësi të lidershipit, andaj as garancë elektorale të mjaftueshme”. Por elektorati i Kosovës është emancipuar shumë dhe nuk arrihet të mashtrohet lehtë, ndaj edhe kanë votuar në mënyrë shumë strategjike!

Elektorati Kosovar don ndryshime serioze. Prandaj, ky bakground që e mban këtë status quo brenda në LDK duhet të zëvendësohet me një personel që e energjizon dhe fuqizon momentumin e Vjosa Osmanit. Ka indikacione që kjo frymë mundë të ketë sabotuar zgjedhjen e deputetëve siq është rasti me intelektualin dhe veteranin e LDK-s Rexhep Gjergji. Prandaj, duhet bërë çmos për një kulture inklusive brenda llojit – brenda LDK-s. Krijimi dhe etablimi i lidereve të mirëfillt është një process shumë i vështirë për një shoqëri, dhe aq më i vështirë për shoqëritë si kjo në Kosovë me mungesë të një sistemi të mirëfilltë edukimi dhe seleksionimi në baza meritokratike. Nga ajo që është parë deri tani zonja Vjosa Osmani i gëzon kritertet e një lidereje të suksesshme andaj ajo duhet mbështetet.

Mbetet të shifet nëse eminenca gri e LDK-s dhe personeli rreth tij do të kenë kuptuar se fuqizimi i Vjosa Osmanit me autoritet të lideres së vërtetë, pra në krye të LDK-s e fuqizon LDK-n dhe krahas saj edha ata si individë brenda saj. Ata duhet të kenë kuptuar që nuk bartin ndonjë kapital simbolik që do të arsyetonte luftën e tyre për të sabotuar apo çfuqizuar faktorin “Vjosa Osmani”. E kundërta bëhet duke i dhënë asaj mbështetje dhe diskrecion për rolin e lidershipit. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë ata do ta qojnë LDK-n në humnerë. 25 % nuk janë shumë, dhe zgjdhjet pas katër vjetësh vijnë shpejt!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...