LVV dhe LDK, afroni mendët e mos u habitni

Opinione

LVV dhe LDK, afroni mendët e mos u habitni

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 9 tetor 2019 Në ora: 08:18
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Populli e tha fjalen e vet. Opozita e deridjeshme, sot vjenë në pozitë. Karakteristika (pozitive) e fjales së popullit është rezultati, pothuaj i barabart i dy subjekteve politike - LVV dhe LDK. Me qenë rezultati, apsolutikisht, i barabart në raste të tilla, thuaja edhe teoretikisht, është e pamundur. Dallimi në mes të parit dhe të dytit është më pak se 1%. Megjithatë edhe përmes dallimit nën 1%, i pari është i pari ndërsa i dyti është i dyti.

Shpresoj dhe apeloi që ambicjet apo kajtjet e subjekteve, sadopak, do i leni anash dhe ta rrespektoni interesin e popullit. Se kush do bëhet kryeministër është punë e juaj. Para fillimit të zgjedhjeve, personalisht, kam menduar se LDK do është e para ndërsa LVV e dyta. Kam menduar kështu, me shpresë se Vjosa do bëhet kryeministre. E kuptoi se mendimi i im është mendim subjektiv por, subjektivizmin e mbështes në aspektin profesional. Kam shprehë mendime  edhe gjatë qeverimit të qeverisë në largim. Ajo që më brengoste më së shumti ishte çështja e masovitetit dhe profesionalitetit të Qeverisë.Më dukej qesharak numri i ministrive që Qeverin e Kosoves e bënte qeverin më masovike jo vetëm në Evropë. Në anën tjetër, shiqoja, ministri i infrastruktures ishte me profesion mjek, ai i drejtësisë politolog, ai i punëve të jashtme me arsimim të tregtisë. Më vinte turp, por në një takim me Senatorin Murphy, i cili ditë më parë ishte në Kosovë, e biseduam edhe këtë çështje dhe vetëm qeshëm.

Iu lutëm, respektone profesionalizmin. Profesionalizmi është rezultat i arsimimit dhe për çëllim e ka kontributin profesional në rrugën e karieres së çdo individi.Kur e thëm këtë, mendoj se, në të kalluaren e shtresave pushtetare, mu për shkak të mungeses së profesionalizmit, vet procesi i formimit dhe zhvillimit të shtetit ka stagnua dhe kanë ndodhë edhe marrina të ndryshme.

Mos harroni, iu lutem, se në rend të parë është interesi i bartësit të shtetit - popullit e pastaj intereset e subjekteve politike, si pjesë e popullit. Shplresoj se e kuptoni përgjegjësin që e keni ndaj popullit, kësaj radhe nuk po e quaj të shkret, nga se priten sukseset nga ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat