Deklaratë e nxituar

Opinione

Deklaratë e nxituar

Nga: Fatmir Lohja Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:47
Fatmir Lohja

Albin Kurti thotë se koalicioni qeverisës duhet të bëhet mes Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të kundërtën duhet të shkohet në zgjedhje. Në fillim nuk e besova, kur e pashë në gazetën e parë. Kur e lexova në shumë të tjera,si kosovare edhe shqiptare,më duhet ta besoj se është vërtetë. Për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër, kjo deklarate mu duk e nxituar. Me të drejtë shtrohet pyetja:”Pse e konsideron të nxituar?”

Rezultati zyrtarë i zgjedhjeve ende nuk ka dalë. Militantët dhe votuesit e VV-së janë në gëzimin e fitores. Me votën e lirë presin ndryshime në plolitikën e ditës. Në gjokset e tyre është rritur shpresa për një të ardhme më të mirë. Endërrat ,nga punësimi dhe drejtësia përpara ligjit, kërkojnë të kthehen në realitet.

Deklarata e cituar më sipër,po të zbërthehet në shqipen e sovranin, thotë: ”O si them unë,o ndryshe nuk bëhet!?” Shtrohen shumë pyetje të tjera më pas, pse zotëria e bëri këtë deklratë. A i ka pyetur strukturat e partisë për vendimin qe ai ka marrë? Nëse po, kur dhe ku është marrë vendimi partiak? Sovrani a është dakort për zgjedhje të reja, pse i teket kryetarit,apo partisë që ai mbështet? Çfarë mund të fitohet me zgjedhje të parakohshme?A do ta mbarojë mandatin e vet një kualicion kosovar që vjen në pushtet?E Pse-të, e Si-të, nuk kanë të sosur.

Edhe në marëdhënjet me partnerin shprehja është e nxituar. Minimalja, i hap oreksin për të kërkuar sa më shumë në ndarjen e shtetit. Eksperienca e politikës kosovare tregon , se ka nxjerrë kryeministra, që kanë pasur më pak se dhjetë për qind votues. Me këtë veprim kanë vënë në jetë parimin e vjetër: “Për inat të sime vjehrre, po shkoj të flë me mullixhinë!”Pse sovarnit,nuk i kanë pëlqyer te tilla pelivanllëqe të politikanëve, asnjë qeveri nuk e ka mbaruar mandatin deri në fund.

Shpjegimi që bën për te mbrojtur deklaraten e tij:” nëse dikush do të tentojë ta çojë LDK-në në një koalicion me një forcë tjetër, ose të ndajë një pjesë të LDK-së për një tjetër koalicion, është ide e dhunshme,” krijon një zallamahi në arsyetim për këdo .

Në vend që të merret me organizimin e partisë së tij,për t’i mobilizuar militantët, për premtimet e dhëna në fushatën elektorale,kërkon të fusë hundët në organizimin e partisë partnere. Etiketimi “i dhunshëm”, për punët e të tjerëve nuk e ka as të drejtë, e as të saktë.

Politika është arithmetikë.Të gjithë politikanët një qëllim kanë:”Të marrin çelsat e shtetit në dorë.” Eshtë sovrani,me anë të votës se lirë,që i rrezon ata, që nuk punojnë me përkushtim. Historia tregon,se kur sovranit nuk i kanë pëlqyer cic-micet e poltikave në kurriz te tyre,janë hedhur në revolucion,dhe i kanë pëmbysur VIP-at gënjeshtarë.

Albin Kurtit i ecte puna e mbarë,se është sovrani që e ka nxjerrë në krye! Megjithëse ai është në kry të drejtimit të Kosoves, dhe unë në mesin e turmës së shqiptarëve, meqë jam pak naiv,nuk më rrihet pa i thënë një këshillëz.,” Me shumë merru me veprim, se me fjalë, se është në të mirën tënde, dhe të gjithë kosovarëve mbarë. Puna e mirë të bën më shumë marketing se çdo fjalë e bukur e poteve. Ke merita që u ke rritur shpresat.Të lutëm mos i zhgënje!”

Se të dhashë një këshillë, nuk u bë hataja. Po nuk të pelqeu, harroje në çast!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat