Doktrinë tjetër e mbrojtjes i duhet Kosovës

Opinione

Doktrinë tjetër e mbrojtjes i duhet Kosovës

Nga: Jakup Krasniqi Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:38
Jakup Krasniqi

Kosovës i duhet doktrinë tjetër mbrojtjeje, jo doktrina e Ushtrisë profesionale, por një doktrinë mbrojtëse e ngjashme me atë të Zvicrës.

Pse?

Kosova nuk ka mundësi financiare për ushtrinë profesionale e cila është shumë e kushtueshme. Nëse Zvicra nuk ka mundësi për ushtri profesionale me qindra miliard buxhet në vit, prej nga Kosova mund ta mbaj një ushtri profesionale me 2-3 miliard?

Kjo çështje duhet të fillon të diskutohet e të merret vendimi adekuat për ketë çështje. Pasi Kosova kohë më parë me ligj e bëri ushtrinë, koha është që të merremi vesh është për doktrinën e mbrojtjes.

Me ushtri profesionale, Kosova nuk mund ta mbroj vetveten. Kjo duhet të na jetë e qartë. Gjithashtu me qeverisjen e deritashme Kosova nuk ofron kur farë mbrojtje afatgjate.

Koha është për një diskutim serioz për ketë çështje. Kosovës i duhet një ridistinim tjetër i Buxhetit të Shtetit. Ndërtimi i autostradave sado i rëndësishëm qofshin, mbrojtja duhet të dali në rend të parë dhe në ketë plan duhet një strategji e përbashkët me Shqipërinë.

Te dy vendet tona për ketë çështje duhet të koordinohen, pasi nuk kanë kapacitete financiare për ushtri profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat