Formimi dhe zhvillimi i gjuhës së parë i gjinisë  së njeriut

Opinione

Formimi dhe zhvillimi i gjuhës së parë i gjinisë  së njeriut

Nga:  Prof.dr. Avni Presheva Më: 9 tetor 2019 Në ora: 21:58
 Prof.dr. Avni Presheva

Kur dikush kupton, atëherë e thotë të vërtetën.Vetm ai që kupton e thotë. Mirëpo,duhet të bëhen përpjekje që të  kuptohet e kuptuara. Upanishada

Të ecësh këmbëzbathur mbi copëra xhamash e të mos shpohesh, prehesh kjo  I bie sikur ta kujton magjistarin e përrallave me fuzi mbinatyrore dhe mbinjerëzore,porsi mitet mbi Anteun, Prometheun, Krishtin etj.Por, ekziston edhe një fuqi e “jashtëzakonshme” natyrore dhe njerëzore,si ajo e Edipit, kur ai ballafaqohet me fuqinë mbinatyrore, me fuqinë mitologjike,me fuqinë e Sfinskit ( vjen nga gj.e vjetër greke SPHINX që në gjuhën tonë e ka kuptimin  me trup të luanit e e kokë të njeriut).

Njeriu, pra,kur e kalon këtë rrugë, është ose i pari ose i pari ndër të parët, me sakrifica dhe dëme të hidhura e krenare. Kuptohet,duke përdorur arsyen dhe mendjen, mençurinë dhe diturinë, ai zbulon shtresë pas shtrese fshehtësitë e botës dhe të njeriut. Ashtu si Peri, aktori  kryesor në dramën e famshme të Ibsenit “Kryet e qepës”, i cili lëvozhgë pas livozhge shkon deri në fund kur edhe vërteton se nuk ka as fshehtësi e as mistere.
(Më gjerë dhe më thellë shih : A.Presheva,Prej gjuhës në gjuhë,Filara, Hannover, 2005, f. 23 – 24).
Nëse  e  themi  këtë  me  fjalë  të  tjera,por me kuptim të njëjtë, koj do të thotë se njeriu është krijues që e ka zbuluar jo vetëm veten, por edhe tërë atë që me një fjalë quhet botë.Qoftë në filozofi (Platoni, Aristoteli, Kanti,Hegeli,Vitgenshtaini, Haidegeri etj).) qoftë në guhësi (Panini, De Sosyri, Piazhe, Çomski etj) apo në shkencat ekzakte (Galileu,Njutoni, Planku,Anshtaini,etj.
Secili prej dijetarëve prej  dijetarëve të përmendur, në mënyrë vetjake, ekipore ose kolektive, e ka emëruesin e përbashkët – GJUHËN, që në historinë e filizofisë njihet me emrin logos, organon, glotta, sermo etj. Kështu që gjatë shkrimit dhe studimit të çdo problemi të çfarëdo lënde, qoftë, duhet të kihet para sysh jo vetëm formimi, krijimi, shprehja dhe pranimi i mendimeve të artikuluara, por edhe tërë jeta psikike.Qenia njerëzore apo, thënë profesionalisht,filozofike, TË QENËT E QENIES vetëm me atë mënyrë duhet të jetë i liruar nga të gjitha  pengesat gjatë shtegtimit të tij shekullor. 

Kuptimi i jetës – imperativ i kohës sonë

Megjithëse rruga që u përmend në fillimtë këtij shkrimi ka qenë e rënd, madje shumë e rënd  dhe e vështirë që të gjej mënyra, forma dhe metoda të ndryshme  për t’u ngritur mbi konceptin e mitologjisë, kuptimi i jetës, i botës dhe i njeriut është bërë jo vetëm nevojë, por por edhe IMPERATIV KATEGORIK I KOHËS SONË. Njeriu, pra, në ato kushte e rrethana ka menduar e vepruar njëkohësisht në dy anë :
Në njërën anë, duke e demitizuar mitin mbi të, ai, në anën tjetër krijon mitin mbi njeriun  si mit mbi të gjitha mitet që, me gjithë mësimet e fesë paraqet njëmendësi dhe si e tillë ajo pastaj partaqet edhe të vërtetën mbi njeriun dhe botën,kuptohet sipas mësimit të saj.
Pikëpamjes dhe mësimit të tillë të fesë i kundërvihet, kuptohet, kush tjetër, përveç shkenca dhe njohja shkencore, e cila ia heq njërën në mesin e maskave të para të filozofisë,duke filluar prej Platonit apo prej mësimit të tij mbi BASHKIMIN E NJERIUT ME PERËNDINË.
Duke menduar dhe shkruar në mënyrë analitike dhe sintetike, mësimi i shkencës dhe i njohjes shkencore njeriun nuk e bashkon me perëndinë por,PËRKUNDRAZI, NJERIUN E BASHKON ME NJERIUN NË MËNYRË DIALEKTIKE.Çka do të thotë se njëri në mesin e miteve të tilla ka qenë para disa qindra – mijëra vjetësh formimi I gjuhës së artikuluar. Mjerisht, edhe sot e kësaj dite ky problem nuk është trajtuar sa dhe si duhet,në një anë,nga se nuk e ka atë vend,atë vlerë dhe atë meritë  që I takon në hierarkinë e zbulimeve shkencore gjithëpërfshirëse (mendore,natyrore,shoqërore dhe psikike) dhe në anën tjetër,mendoj se në mostrajtimin e tillë të drejtë dhe meritor të gjuhës me siguri në mënyrë vendimtare kanë ndikuar kushtet shoqëroro – historike dhe kulturo – historike.
Çka do të thotë se KOMPLEKSI i problemit të gjuhës është dashur të studiohet,trajtohet dhe të komentohet si  tërësishëm, i pafund dhe i pandashëm në tërësinë e vet – në totalitetin e vet, por ajo është ndarë dhe është studiuar varësisht nga aspekti i qasjes i problemit të saj.Dhe si rezultat i këtyre gabimeve, si në historinë e filozofisë ashtu edhe në atë të gjuhësisë dhe shumë më gjerë, të gjitha mësimet e tyre mund të grumbullohen dhe të ndahen në tri grupe :

1.Grupit të parë  i takojnë mësimet e të gjithë atyre dijetrëve që pohojnë se problemi i gjuhës mund të zhvillohet dhe të kuptohet në bazë të  natyrës së vet,në të vërtet,në bazë të NATYRËS SË GJUHËS. Domethënë, kjo është njëra prej pikëpamjeve të para në lidhje me formimin dhe zhvillimin e gjuhës si dukuri biologjike,psikike ose sociale.Kjo do të thotë se,siç është thënë edhe më herët, varësisht nga cili aspekt i takon edhe atij drejtimi i takon,qoftë biologjik,psikik ose social.Problemet në fjalë e studiojnë në veçanti vetëm një aspekt të gjuhës, ndërsa së bashku ato paraqesin tërësinë e asaj për çka do të bëhet fjalë.Në anën tjetër, konceptet në fjalë i kalojnë kufijtë e interesimit tonë,prandaj do të trajtojmë, gjithashtu shkurtimisht,grupin e dytë dhe të tretë.

Pa gjuhë nuk mund të ketë shoqëri

2.Në grupin e dytë mund të përmenden të gjithë ata dijetarë, mësimet e të cilëve bazohen në atë  se ç’është ajo që e përbën bazën themelore dhe thelbësore të gjuhës, në të vërtet, funksionimin e rrjedhshëm dhe të kuptueshëm të gjuhës.Domethënë,gjuha si organ,, apo siç do të thoshte Çomski më tepër se organ për shprehjen e mendimeve, dëshirave,nevojave etj. . . Konceptet mbi njeriun dhe mbi botën apo mbi gjuhën,që në thelb i theksojnë ata, shprehin nevojën e FUNKSIONIMIT TË LOGJIKSHËM DHE TË ARTIKUlUAR TË GJUHËS.
Qëndrimi i përmendur besoj se nuk do  koment tjetër,nëse merret në konsideratë se çka do të thotë FUNKSIONIMI i gjuhës për një shoqëri,sepse pa gjuhë nuk mund të ketë shoqëri dhe pa shoqëri nuk mund të ketë gjuhë, pavarësisht se a është aty fjala për një shoqëri të civilizuar ose primitive.
3.Mendimtarët që I takojnë grupit të tretë mendojë, të shprehem në mënyrë figurative,se boshtin kryesor të gjuhës rreth të cilit shtrohen,analizohen,sintetizohen dhe komentohen problemet e gjuhës, e përbën, në thelb të thelbit, struktura e saj, pra STRUKTUA E GJUHËS.Në këtë rast, sipas mendimit të këtij grupi,strukturën e gjuhës,thënë përgjithsisht, e përbën GRAMATIKA përkatësisht pjesët e saj kryesore si FONETIKA, MORFOLOGJIA  dhe  SINTAKSA, pa hyrë në saktësinë ose pasaktësinë e tyre (të grupit të parë, të dytë dhe të tretë),sepse çdo ndarje që nuk duhet bërë  ose nuk mundet të ndahet çon drejt asaj pikëpamje që, si shkollën e filozofisë e të psikologjisë, si në historinë e njërës, njihet me emrin metafizikë, e cila çdo gjë e merr si të pazhvilluar, me gjithë zhvillimin, e të pazhvilluar, me gjithë ndryshimin pa kontradikta,me gjithë kontradiktat,statike,megjithë dinamikën, si të shkëputur e joshkencore, megjithë lidhshmërinë e pandërprerë dialektike – shkencore, etj. 
 Të gjitha ndryshimet dhe kundërshtimet e përmendura më sipër  janë formuar dhe zhvilluar, ndryshuar ose  flakur nëpër periudha të ndryshme kohore, varësisht nga jo se kush,ku dhe sa ka kontribuar me krijimtarinë e vet që të theksohet rëndësia dhe vlera, aktualiteti,roli dhe merita,pozita dhe perspektiva e gjuhës.Në këtë rast, ndoshta, do të ishte domosdoshme një histori e shkurtër e formimit dhe zhvillimit të gjuhës për të mundur të kalojmë në problemin,për të cilin edhe është fjala.
Mirëpo, para se të bëhet fjala për gjuhën,më saktë historinë e shkurtër,të formomit dhe të zhvillimit të gjuhës, mendoj se kushdoqoftë që merret me problematikën e gjuhës, direkt apo indirekt,e nuk pohon se problematike e gjuhës është  e pandashme jo vetëm nga shkencat me degët dhe me nëndegët e tyre gabon. Unë do t’i përmend vetëm disa, që mendoj se janë të lidhura direkt ose indirekt jo vetëm me problemin e gjuhës, por edhe më gjerë,si  për shembull :
1.ANTROPOLOGJIA. –Merret me studimin e njeriut në bazë të anatomisë së tij (si,për shembull.nga aspekti i historisë,filozofisë, psikologjisë,gjuhësisë,sociologjisë etj).
2.ARKEOLOGJIA. – Merret me studimin e thesarit, të traditës dhe të kulturës së vjetër të popujve të ndryshëm.
3.KOGNITOLOGJIA. – Merret me njohjen (lat. cognitivus – njohje dhe logos – shkencë.
4.FILOZOFIA. – Është e vetmja disiplinë që shtron çështjen e të QENIT TË QENIES, ç’ështjen e njeriut, ç’ështjen e  gjuhës,etj.
5.GLOTOLOGJIA. -  Merret me studimin dhe analizën e gjuhës dhe të gjuhëve etj.
6.SOCIOLOGJIA. – Sociologjia e gjuhës ose sociolinguistika merret me studimin e raportit të gjuhës dhe të shoqërisë.
7.PSIKOGJENETIKA. – Merret me kërkimin e origjinës së formimit dhe të zhvillimit të jetës shpirtërore.
8.NEUROPSIKOLOGJIA. – Merret mestudimin e proceseve neurologjike si bazë e gjuhës dhe të folurit e njeriut.
9.DIANOEGONIA. – (fjalë greke që e ka kuptimin e këtyre fjalëve të gjuhës tonë shqipe; mendim, të menduar,lindje,formim ose krijim I të menduarit.
10.BIOLOGJUHËSIA. – Merret me studimin e raportit ndërmjet gjuhës dhe jetës. etj. etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat