Lutje fituesve të frustruar

Opinione

Lutje fituesve të frustruar

Nga: Jashar Etemaj Më: 10 tetor 2019 Në ora: 06:29
Jashar Etemaj

Qeveritarët e mirë e ndalojnë të keqën dhe e nxisin të mirën – prandaj kam një lutje për të gjithë deputetët e aktivistët e LVV-së, të nxisin të mirën dhe ta parandalojnë të keqën! Për ketë ju votuam Albin e Vjosë. Përndryshe çdo mos ndryshim është kthim së mbrapshti. Mos e lejoni që fushatën zgjedhore më të qytetëruar deri më tani ta ktheni në ”mit të sizifit” se jemi lodhur- fort madje.

Njerëzit e mirë i mbështesin të tjerët duke i vënë në punë virtytet e tyre të larta.

Nga ky parim fitoj edhe LVV-ja dhe Albin Kurti. Populli duke e ndëshkuar korrupsionin, nepotizmin e zhvatjen e krijuan një LVV-ë ndryshe dhe një Albin Kurti ndryshe! Klithma e qytetarëve jehoj në mendjen dhe gojën e LVV-së dhe Albinit.

Tri veset nepotizmi, korrupsioni dhe zhvatja degraduan arsimin, punësimin dhe shëndetësinë. Po që se LVV-ja dhe LDK-ja i ulin këto tri vese që janë kancer për shoqërinë në të ardhmen kjo do ishte fitore e madhe për dy partit - gëzim dhe mirëqenie për qytetarin!

LVV-ja si opozitë, dhe tani si pozitë eventuale me kryeministër është dallim i madh nga kritiku dhe opozitari deri të aipozitari qeverisës i cili duhet të jetë vendimmarrës i guximshëm.

Qytetarët e Kosovës ia dhanë votën LVV-së, Albin Kurtit duke i vënë në punë (me anë të votës) virtytet e tyre të larta.

E jo veset! Siç po i përdorin disa militant.

Andaj të linçosh, të kërcënosh dhe ofendosh nuk është liri e shprehjes! Është shfaqje e trimërisë së budallenjve të frustruar! Kërcënimi dhe ofendimi është përbuzje, si e tillë e dënueshme moralisht dhe ligjërisht.

Sikur edhe të isha Mbret botë kur nuk do ja lejoja vetës atë veprimin denigrues p.sh ta linçoj një tip si Fisnik Ismaili!Pavarsisht bindjeve politike Fisnikut duhet dhëne hakun për luftën. Fisniku me fisnikëri iu përgjigj thirrjes të atdheut kur ishte më së zori. Ai nga Londra u nisë në luftë! Tani në fitore paqeje disa tipa të ekzaltuar e ofendojnë Fisnikun! E kur ky po i grithë si grizli i “tërbuar” këta tipa ngucakeq po hyn nën jorgan nga frika se po i “mbyt”.

Njerëzit e mirë japin urdhër dhe vendosin rregulla thoshte Konfuci! Qytetarët me ngulm po duan një qeveri që vë ligj e rregulla, e jo linçime dhe ofendime.

Mendjemadhësia dhe arroganca e një e fituesi  ndaj një humbësi , është më e pa durueshme se humbja e një humbësi të dinjitëtshëm. Ketë e them nga përvoja si ish sportist. Masat më shumë i duartrokitnin humbësit të kulturuar se sa fituesit ngucakeq.

Andaj veproni si qeveritarë të ardhshëm e të mirë, ndalojnë të keqen dhe e nxisin të mirën. Më këtë lutje u drejtohem të gjithë deputetëve e aktivistëve të LVV-së, të nxisin të mirën dhe ta parandalojnë të keqen! Për këtë ju votuam Albin e Vjosë. Përndryshe ç’do mos ndryshim është kthim mbrapshti. Mos e lejoni që këtë fushat  zgjedhore më të qytetëruar deri më tani të kthehet në ”mit të sizifit” se jemi lodhur- fort madje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat