Me ty Europë ishim, jemi dhe do të jemi!

Opinione

Me ty Europë ishim, jemi dhe do të jemi!

Nga: Sali Leka Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:31
Sali Leka

Në Tiranë cdo ditë gjashtë televizione ulurasin: “ Në 18 tetor Europa nuk do të hapi negociata me Shqipërinë, por me Maqedoninë e Veriut.

Pengesë për moshapjen e negociatave është Edi Rama me qeverinë që nuk ka plotësuar nëntë kushte”.

Këto fjalë shkruhen edhe në faqet e gjashtë gazetave. Në fakt janë këto gjashtë televizione dhe gjashtë gazeta që nuk duan që Republika e Shqipërisë të anëtarësohet në Europën e bashkuar.

Hapja e negociatave dhe fillimi i bisedimeve me komisionin e Parlamentit europian, për zgjerimin e Europës me vendet e Ballkanit Perendimor de fakto është antarësimi i Shqipërisë në Europën kontinentale.

Objektivisht ishte dhe është në Europë, por antarësimi ligjërisht shumë i vonuar, por akoma duan ta vonojnë duke botuar gënjeshtra nëpër gazeta dhe duke dezinformuar opinionin publik europian dhe amerikan. E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë Republika e Shqipërisë i ka plotësuar 8 kushte të domosdoshme.

Kushti më kryesor ishte dhe është: ME TY EUROPË ISHIM JEMI DHE DO TË JEMI.

 8 kushtet i kemi plotësuar neve të burgosurit e vërtetë politik nga mizorizmi komunist enverist ramizist.

Europën e kemi dashur edhe kur Shqipëria ishte e mbyllyr me tela me gjemba, edhe kur kemi jetuar ditë dhe natë të lidhur të prangosur, këmbë dhe duar në muzg skëterr, pa rreze dielli, pa vezullim yjesh, pa dritë hëne.

Sot Shqipëria është e lirë e shkëlqyer.

Në vitin 2018 qeveria socialiste ka filluar dhe garantuar kapitalizmin modernist. Me kryeministrin Edi Rama novatori dhe iniciatori i reformave të domosdoshme të dobishme ekonomike, politike, juridike, ligjore, shembullore dhe artistike, kulturore, kombëtare, publike, jetsore, historike, madhështore, por janë egërsuar, acaruar, dhe ligështuar mizoristët, anarshistët, kaotistët, megalomanistët, kriptokomunistët, neomarksistët, pseudodjathtistët, meskinistët, sharlatanistët, zuzaristët, narcizisët, persekutorët dhe fallsifikatorët e dosjeve të sigurimit komunist enverist ramizist.

Këta persekutorë dhe fallsifikatorë zgërdhec, shtrembalarë  mëkatarë kanë bërë masakra makabre në Shqipërinë Ballkanike, por nuk e dinë as i kanë parë me sy Amerika demokratike, as Europa Atlantike as Franca, Hollanda, dhe Spanja Iberike që janë skeptike dhe tromaksur duke lexuar gënjeshtra monstruoziste në faqet e gazetave rrakitike të partive politike në Tiranën albaneze arbanike.

Qeveria socialiste me Edi Ramën kryeministri i përkushtuar për të drejtën dhe të vërtetën teuratike, vetëm një kusht nuk kanë plotësuar, nuk ka hapur dosje të sigurimit komunist që i ka mbyllur dhe kycur klika mëkatare gjakatare enveriste ramiziste, që ka vrarë, masakaruar, burgosur dhe persektuar egërsisht dhe tmerrësisht njerëzit e mirë fisnikë të kulturuar, intelektualë dhe specialist të profilizuar, shkrimtarë, poetë, dramaturgë të talentuar me kontribut të cmuar për letërsinë artin , kuturën, drejtësinë dhe demokracinë që gëzojnë sot. Dhe do ta gëzojmë edhe mot edhe në vazhdim.

Sali Leka Cel 068 38 55 304

Shkrimtar dhe poet me shumë libra, ish i burgosur i vërtetë politik.

 

 

SHËNIM EKSKLUZIV

Lul Basha ka dy vjet që ia ka dorëzuar funksionin partiak dhe ka shpallur opsionin komandant të protestave. Luli i angazhuar me opozitën e bashkuar, për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës e votuar e besuar nga elektorati 25 qershor 2017.

Në fakt tani në vitin 2019 në Shqipëri nuk ka opozitë reale, por janë katër kryetarë Fatmir Mediu, Koco Kokdhima, Agron Duka, Dashamir Shehi dhe nuk kanë anëtar partie, as elektorat demokracie, por kanë katër redaksi gazete, katër studio televizive dhe dyzet gazetarë, duke botuar cdo ditë gënjeshtra, sajime, dhe trillime abusive, negative regressive kundër qeverisë socialiste pozitive me perspektivë të lartë progresiste për zhvillimin e Shqipërisë.

Elektorati socialist dhe demokrat i vërtetë nacionalist, antikomunist dhe antimizorist i betuar do ta votojë përsëri partinë socialiste me Edi Ramën intelektuali dhe lideri tribunal i admiruar, i përkushtuar për modernizimin e atdheut dhe për përmirësimin e jetës njerëzore të kombit shqiptar i copëtuar dhe i ndarë në vitin 1913, por nuk e ka copëtuar Edi Rama me qeverinë, por e kanë copëtuar ata antishqiptarë të infektuar që edhe tani në shekullin XXI duan ta ndajnë nga Europa dhe Amerika.

Duan ta copëtojnë akoma më shumë bashkë me shtrembalucët, zgërdhecët, makbethucët, dhe urithkucët që i ka demaskuar fort shkrimtari anglez William Shekspir, por ai sot nuk jeton.

Kam besim sublim se deri në vitin 2021 do të dalin dy shrimtarë si William Shekspiri dhe do të demaskojnë shtrembalucët, gënjeshtarucët, urithkucët, makbethucët dhe zgërdhecët e qelbëzuar, që janë shtuar 360 muaj rresht nga viti 1983 – 2013.

Unë me shokët dhe shoqet e mia socialiste moderniste dhe demokrate të vërteta nacionaliste do të demaskojmë  gjashtëqind shtrembalarë zuzarë dhe makbethucë, urithkucë, kur në Tiranë të funksionojë dhe të qarkullojë në publik një gazetë antimizoristë, antisharlataniste, antimonstruoziste, dhe antifallsifikatore.

Neve i kemi demaskuar këta shtrembalucë dhe gënjeshtarucë por nuk i kanë botuar demaskimet tona të drejta të dobishme. Deri në vitin 2013 Tirana ishte magazine e grumbullimit të meskinistëve, anarshistëve, narcizistëve dhe të kaotistëve të skremuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat