Mesohuni ju të Edi Ramës sesi mbahen zgjedhjet parlamentare nga Kosova

Opinione

Mesohuni ju të Edi Ramës sesi mbahen zgjedhjet parlamentare nga Kosova

Nga: Sulejman Mehazi Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:37
Sulejman Mehazi

Të Shqipërisë shembull ta marrin Kosovën sesi duhet të mbahen.

Zgjedhjet Parlamentare e Lokale!, tri orë pas mbylljes së kutiave të votimit dihej fituesi, dhe ende pa mos u numëruar votat del Kryetari i AAK, Haradinaj e Kadri Veseli i PDK-së pranojnë humbjen e shkuarjen në opozitë (respekt për korrektësinë e tyre).

Shqipëria, 100 e kusur vjet shtet ende s'dinë të mbajnë Zgjedhjet Parlamentare e Lokale, me muaj numrohen votat, e gjatë numrimit të votave nga KQZ-ja, partitë politike, pozitë e opozitë përlahen e fjalosen si qentë e tërbuar, "ne kemi fituar, ju keni humbur" e askush se pranon humbjen.

Turpi i madh, 450,000 milion amerikan votojnë dhe një orë pas votimeve del në shesh fituesi e humbësi, 50,000 milion turqë votojnë, atë natë dalin rezultatet e partive fituese e humbëse, kurse 2000,000 votues të Edi Ramës e Sali Berishës, dy-tre muaj duhet numëruar votat për të kuptuar se kush ka fituar.

S'kemi çfarë t'i bëjmë Shqipërisë, edhe sot e kësaj mentaliteti i tyre i fshehur është socio-realiste- rebeluese komuniste.

Mesohuni ju të Edi Ramës me qeveri qindvjeçare sesi mbahen zgjedhjet parlamentara nga Kosova me qeveri dhjetë vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat