Pinter dhe Handke nuk mund ta ndalojnë të ardhmen e Kosovës!

Opinione

Pinter dhe Handke nuk mund ta ndalojnë të ardhmen e Kosovës!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 11 tetor 2019 Në ora: 15:40
Qamil Gjyrezi

Këto ditë lexova në media indinjatën me të drejtë të disa intelektualëve dhe akdemikëve në Kosovë për nominimin e prozatorit Peter Handke me cmimin Nobel në letërsi.

Peter Handke ka qenë i angazhuar gjithë kohën në anën e Millosheviqit, para, gjatë dhe pas ofensivave të tij kundër popullit të Kosovës.

Edhe nobelisti anglez Harold Pinter Çmimin Nobel për Letërsi më 2005, ka qenë gjithashtu mbështetës i Millosheviqit dhe më radikal se serbët.

Të vjen shumë keq kur dëgjon që artistë me nivel ndërkombëtar, kanë mbështetur “Kasapin e Ballkanit” Sllobodan Milloshevic!

Por kështu funksionon qënia njerëzore, ndoshta “keqinformimi” për Kosovën, kulturën, historine e saj dhe dhimbjet e nënave kosovare!

Nuk e kuptoj se si individi mund të jetë artist, intelektual dhe shkencëtar i mirë dhe mbron individë dhe kriminelë që kanë trazuar jo vetëm Kosovën, vajzat dhe djemtë e Kosovës, nënat dhe fëmijët e Kosovës, por gadi shkaktuan një luftë te pergjithshme Ballkanike dhe kanë bërë krime edhe në Bosnje dhe Kroaci!

Peter Handke e njoh që në vitin 1998, veprën e tij, mbasi kam studiuar Gjermanistikë. Edhe në ato vite kishte artistë dhe intelektual në perëndim, ne minorance që mbronin “krimet” e Milloshevicit dhe Sërbinë!

Nuk e kam kuptuar se si mund të arrinin deri në këtë formë të menduari, individë që në misionin e tyre kanë “dritësimin e mendjeve njerëzore”, të mbronin krimet!

Individë dhe intelektuale të tillë të cilët kanë mbajtur qëndrime të kësaj natyre, ka patur dhe ka ndonjë edhe sot në disa shtete perëndimore!

Por këto individë kanë qenë dhe janë kaq të pafuqishëm për të ndaluar “Aleancën perëndimore, SH.B.A.në, Gjermaninë, Anglinë dhe vendet e tjera europiane  për të bombarduar Beogradin dhe për të mbrojtur një ceshtje të drejtë apokaliptike si ajo e Kosovës martire!

Këto individë e kanë të pamujtur të kuptojnë Dardanët, Albanët dhe Epirotët, mbasi kanë studjuar vetëm në bibliotekat e Beogradit dhe të Moskës. Ata nuk jane të aftë, ose nuk duan  të kuptojnë ceshtjet si ajo e Kosovës dhe si perfundim dalin me konkluzione të gabuara shkencore për historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Intelektualët dhe akademikët në Kosovë, bëjnë shumë mirë që shkruajnë kundër marrjes së  Cmimit Nobel për këta shkrimtarë!

Por Handke dhe Pinter ta dinë mirë se pavarësisht cmimit Nobel, kanë humbur lexuesin kosovar, shqiptar dhe lexuesin përparimtar boteror me qëndrimet e tyre në një moment të vështirë për Kosovën!

Letërsia e Handke dhe Pinter kam besim se do të harrohet shumë shpejt!

Por vujatjet e Kosovës nuk do të harrohen kurrë dhe Kosova do të zhvillohet dhe integrohet në të gjitha planet, pavarësisht qëndrimeve të caktuara të individëve, artistëve dhe qarqeve akademike të cilat nuk dinë të lexojnë historinë dhe nuk vlerësojë vuajtjet njerëzore!

Të shkruajnë dhe të zhgarravisin sa të duan, mbasi Kosova do të zhvillohet dhe do të përparojë në cdo fushë të jetës, prandaj nuk ka Pinter as Handke cfarë i bën Kosovës dhe të ardhmes së saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat