Bashkëjetesa e imponuar në Kosovë

Opinione

Bashkëjetesa e imponuar në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:06
Shpend Salihu

Siç dihet edhe pse pjesa dërmuese e Europës janë shtete nacionale dhe edhe pse i mbrojnë interesat e pakicave në parim bazohen në vlerat dhe atributet nacionale dhe shtetërore, tek ne në Kosovë njëjtë sikurse në Bosnjë me marrëveshje të Daytonit iu imponu bashkëjetesa me pakicat nacionale në veçanti me pakicën Serbe. Është më se evidente se koncepti i komunitetit ndërkombëtar për shtete heterogjene me diverzitet etnik, kulturor, e politik nuk po gjen përkrahje në Ballkan derisa komuniteti ndërkombëtar mundohet të i izolojë elementet nacionaliste në Kosovë, harron se etno nacionalizmi është i përhapur në tërë Ballkanin, dhe se Shqipëtarët në Greqi, në Serbi, e besa edhe në Mal të Zi ende nuk gëzojnë dhe disponojnë me të drejta elementare të jenë popuj shtetformues të kenë liri dhe të drejta të garantuara në përdorimin e gjuhëve amëtare si dhe vijimin mësimor-edukativ në gjuhën amëtare e besa edhe represaliet ndaj tyre janë sistematike për shpërngulje çfarë nënupton majorizimin e Shqipëtarëve anembanë Ballkanit.

Nëse komuniteti ndërkombëtar don bashkëjetes mes Shqipëtarëve dhe Serbëve duhet gjithashtu të u imponojë Serbëve të trajtojnë me dinjitet Shqipëtarët në Luginë si dhe Vojvodinasit e besa edhe Sanxhaklijtë, por siç duket në këtë rast aplikohen standarde të dyfishta për ne njerkë e për Shkijet nënë, kjo praktikë duhet të ndryshojë. Nëse është formuar gjykata speciale nuk duhet të përndjeken shqipëtarët që mbrojtën pragun e shtëpisë dhe dinjitetin e moralin kombëtar, si dhe integritetin fizik e territorial, por duhet të persekutohen serbët që në mënyrë të dhunshme suprimuan autonomin e Kosovës në Mars 1989, ata serbë që keqtrajtuan e përdhunuan civil që vranë e masakruan me mijëra civil të pafajshëm në Kosovë, që arrestuan e dëbuan me qindra mijëra persona e që sot ende lëvizin të lirë në Serbi e gjetiu, bile disa janë ende në skenë politike, ushtarake e shtetërore në Serbi.

Lëvizjet e ashtuquajtura liberale në Kosovë nuk janë djegur e nuk kanë pësuar as fizikisht as materialisht prej Serbisë dhe nuk i kuptojnë e konceptojnë drejtë format e imponimit të bashkëjetesës, pasiqë nuk janë keqtrajtuar prej shkijeve e besa shumë prej tyre kanë qenë të privilegjuar në atë kohë, dhe vuajnë prej nostalgjisë të së kaluarës, andaj mundohen të i bindin ndërkombëtarët për bashkëjetesë, edhe pse janë të vetëdijshëm që mentaliteti i pjesës dërmuese Serbe ende aspiron kthimin e Serbisë në Kosovë e një pjesë tjetër ende vuajnë për ndarjen dhe enklavizimin e Kosovës, andaj si mund të bashkëjetojmë kur Shqipëtarët në Luginë përditë largohen prej dhunës sistematike Serbe, kur Serbia haptas e shkel paketën e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Kosovës duke kërkuar ndarjen e pjesës Veriore dhe enklavizimin e Bosnizimin e Kosovës, duke ndërhyr që Graçanica me rrethinë dhe Shtërpce të fitojnë statusin e enklavave e këtë dëshirojnë ta realizojnë përmes asociacionit të komunave serbe me pushtet ekzekutiv dhe përkeqësimin e gjendjes së sigurisë nacionale. Deri kur klasa jonë politike do jetë në disfavor të palës Serbe e gjithmonë humbës, apo Serbia po i shantazhon që të zbatohen planet Serbe për enklavizimin e Kosovës, pra për çfarë bashkëjetese ne flasim???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat