Edi Rama “me tri lugë”, edhe me Serbinë e Madhe, edhe me Amerikën, edhe me NATO-n!

Opinione

Edi Rama “me tri lugë”, edhe me Serbinë e Madhe, edhe me Amerikën, edhe me NATO-n!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 11 tetor 2019 Në ora: 18:07
Vuçiq-Rama-Zaev

Jo vetëm shqiptarëve, por të gjithë popujve të Ballkanit, u duhen “letërnjoftimet” e Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, që të shpëtojnë nga kriza ekonomike, nga pazhvillueshmëria, nga papunësia enorme, nga varfëria dhe nga mjerimi social,  JO “letërnjoftimet” e njëfarë “MINISHENGENI” të imagjinmuar dhe të trilluar nga “trojka” Vuçiq-Rama-Zaev, të nënshkruar në Novi-Sad të Vojvodinës, më 10 tetor 2019.

Nuk kja asnjë dilemë se “Mali Shengeni” i nënshkruar nga  RAMA-VUÇIQ-ZAEV, është stratregjia politike, ekonomike, tregtare, politike dhe kulturore e IZOLIMIT  të Ballkanit nga Evropa Perëndimore. Mirëpo, këtë nuk duhet pranuar shtetet e tjera të Ballkanit, sepse  me këtë “mali srpski Sengen”, do të përfitonin vetëm konrabandistët e mallrave dhe të bizneseve të tjera, të cilat qe 30 vjet veprojnë lirshëm në Serbi, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë Veriore, në Mal të Zi etj.

Fundja, kujt “leshit” po i duhen “letërnjoftimet” e Ramës, të Vuçiqit dhe të Zaevit, që  njerëzit të shëtisin lirshëm në Serbi, në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore (kur këto janë të pazhvilluara dhe, nuk prodhojnë asgjë, por jetojnë nga importi i huaj, nga papunësia enorme, nga mallrat e kontrabanduara dhe nga  varfëria ekstreme) kur ata kanë nevojë të domosadoshme të lëvizin dhe të kërkojnë punë, ekzistencë dhe ardhmëri në shtetet e Evropës Perëndimore. Pra, njerëzëve të këtyre  3 shteteve, u nevojiten “letërnjoftime” për t’i kaluar lirshëm  kufijtë e  Evropës Perëndimore, jo për ta soditur Novi-Sadin, Kavadarcin dhe Himarën   “si terziu pa penj”, barkthatë, pa asnjë cent në xhep.

Që fillim, duhet nënvizuar se, budallallëkun politik dhe diplomatik të  kryeministrit Edi Rama, nuk ka peshore që e mat (as ballkanike, as evropiane e as ndërkombëtare).

–Po si ka mundur ky kryeministër të lidhë dhe të nënshkruajë atë marrëveshje  në emër të “MALI SHENGEN” në Novi-Sad, kur  Serbia kolonialiste dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq nuk e njohin Republikën e Kosovës, por  me të gjitha mjetet e trysnisë politike, diplomatike dhe propagandistike po luftojnë ta copëtojnë territorin verior të Kosovës, duke ngulmuar që sa më shpejtë të rifillojë Dialogu i Brukselit (2011-2018).

–E, ky kryeministër (në këtë moment, kur edhe dheu po u “digjet nën këmbë” liderëve politikë në Kosovë se si ta zgjidhin këtë problem me Beogardin në kuadrin e Dialogut të Brukselit) ka vajtur në Beograd, që të përqafohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të lidhur marrëveshje antishqiptare. Mirëpo, harron ky fatzi, se pa e njohur Beogradi zyrtar Republikën e Kosovës, nuk do të vlejë asnjë traktat dhe asnjë marrëveshje serbomadhe e trojkës Vuçiq –Rama-Zaev, që do të prekte dhe do t’i rrezikonte interesat strategjike të integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Thënë troç, në vështrimin e interesit realist dhe objektiv politik, kombëtar dhe diploamtik,, ky kryeministër i Shqipërisë e ka “humbur rrugën në oborrin e vet”, po, si ka mundur ta pranonte një  “blanko” ofertë të tillë  manipuluese dhe intriguese të tandemit Vuçiq-Zaev për arritjen e një “MALI SHENGEN” (SERBIA+SHQIPËRIA+ MAQEDONIA VERIORE).

Mirëpo, në essence,  ky farë minitraktati, në thelb, është vetëm një  “kundërpeshë” politiko-propaganistike, që reflekton si trysni , si diktat dhe, si imponnim  BE-së, që kjo ta përshpejtojë procedurën për pranimin e këtyre shteteve në radhët e saj.

Ky është një budallallëk sui generis, po kush është kjo farë “trojke” politike serbo-sllave ballkanike, që  me një Deklaratë të tyre fiktive propagandistike, të ushtrojnë trysni, kinse ta frikësojnë dhe ta urdhërojnë BE-në, o tash, edhe ne në BE, o, ia “mbyllëm dyert” Evropës Perëndimore në Serbi, në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore! –Ky është mesazhi absurd, komik dhe spekulues politiko-propagandistik dhe antidiplomatik  i Deklaratës së “Mali Shengen”, i nënshkruar në Novi-Sad, më 10 tetor 2019.

Kjo farë politike perverse e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama,  është e papranueshme, sepse asnjë aleancë e Shqipërisë me  shtetet kolonialiste sllave të Ballkanit, nuk mund të jetë e dobishme (as ekonomikisht  e as politikisht) për popullin shqiptar, i cili që më se tri dekada është mishëruar dhe  aliazhuar me interesat strategjike të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në Ballkan. Këtë aleancë properëndimore të shqiptarëve nuk mund ta pengojë dhe  ta zhdukë asnjë marrëveshje a traktat i lidhur i Shqipërisë qoftë me Serbinë, qoftë me Rusinë, qoftë  me Maqedoninë Veriore apo me Greqinë mbase shpëtimi i shqiptarëve është AMERIKA dhe aleatët e saj evroperëndimorë, JO  Vuçiqi, jo Zaevi, jo Edi Rama e as “suflerët” e tij filoserbë dhe filorusë në qeverinë e tij.

“Srpski mali Shengen” nuk është substitut i BE-së në Ballkan, por shtrati i përgatitur ideologjik i ringjalljes së Jugosllavisë serbomadhe (1918-1990)!

Mirëpo, kryeministiri i Shqipërisë, Edi Rama për inati të  BE-së dhe  të Kosovës, lidhi  aleancë me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore kinse për të lehtësuar dhe përshpejtuar bashkëpunimin ekonomik, tregtar, të qarkullimit të kapitalit, të mallrave dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve brenda  të ashtuquajturit “Mali Sengen”.

Me nënshrkimin e Deklarataës për “minishengenin serbo-maqedon-shqiptar të ashtuquajtur ballkanik (Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria londineze” në Novi-Sad, më 10 tetor 2019 nga presidenti serb, Alekseandar Vuçiq dhe nga kryemonistrat Zoran Zaev dhe Edi Rama),  këto 3 shtete në mënyrë të vullnetshme dhe me plot dëshirë e me gëzim ia bënë me dije BE-së, se  duan të jenë jashtë integrimit të saj, duke hedhur poshtë CEFT-në e bashkëpunimit rajonal të BE-së, se gjoja kanë gjetur “rrugën më të arsyeshme, më të shkurtër dhe më efektive” për të bashkëpunuar mes tyre në fushën ekonomikr, tregtare, të qarkullimit të kapitalit, të mallrave dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve vetëm me letërnjoftim etj.

Pra, sheshit shihet se me nënshkrimin e kësaj Deklarate për formimin e “minishengenit serbo-maqedon-shqiptar ballkanik” në Novi Sad, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia me vetëdëshirë  kanë paralajmëruar se nuk duan të integrohen në Bashkimin Evropian (BE), por që tani sinjalizojnë se duan të integrohen në sferën e interesit tradicional të Rusisë në Ballkan. Mirëpo,  në këtë konteskt, Edi Rama dhe të gjithë ata “patriotë” dhe “politikanë” si Edi Rama, vetëm se mund të koriten dhe të vetëmashtrohen, sepse as Shqipërinë e as Kosovën, kurrë nuk do të kenë fuqi, as mbështetje e as shans politik, që t’i fusin në zonën e kuqe të interesit sllav në Ballkan, pavarësisht nga “karrabythja” e Edi Ramës me Aleksandar Vuçiqin, përkatësisht me Serbinë e Madhe.

Rama me Vuçiqin po luftojnë, që Shqipërinë dhe shqiptarët t’i lënë jashtë integrimit të BE-së  dhe t’i konfrontojnë me Amerikën

Ndryshe, si mund të kuptohet ky farë anshlusi serbo-maqedon sllav+shqiptar, i ashtuqujatur “Mali Shengen”, nënshkruar nga “trojka” Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev, më 10 tetor 2019, kur ipso facto ky  është projektide për formimin e një Jugosllavie të re (me bazë të vjetër kolonialiste dhe çetniko-fashiste e hegjemoniste) në të cilën, më pas,  do të aderojnë edhe Bosnja e Hercegovina, edhe Mali i Zi, atëherë, çfarë po kërkon Shqipëria e Edi Ramës në të, kur kjo është anëtare e NATO-s dhe shumë afër aderimit në BE?!

Pëpjekja iluizioniste dhe utopike e kryeministrit Edi Rama, që ta futë Shqipërinë në të ashtuqujaturin “Shengen serbo-maqedon sllav”, është në kundërshtim direkt me strategjinë e axhendës politike të Shqipërisë, që të integrohet në BE dhe me partnerizmin evroatlantik perëndimor. Ky diskurs i politikës së jashtme të Shqipërisë  së Edi Ramës sheshit e izolon Shqipërinë dhe shqiptarët nga Evropa Perëndimroe dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, çfarë mendon ai Edi Ramë se mund ta luajë këtë rol të dyfishtë, edhe me Rusinë, edhe me Amerikën, edhe me BE-në, edhe me NATO-n evro-perëndimore?

Kjo është punë që nuk mund të bëhet (it’s cannot be done), sepse Edi Rama nuk mund të jetë me njërën këmbë në BE, e me tjetrën në Jugosllavinë e re të Aleksandar Vuçiqit. Për më tepër, një lojë e këtillë shumë e rrezikshme e politikës proruso-serbe e Edi Ramës, jo vetëm që mund t’i rrezikojë, por edhe t’i djegë të gjitha përpjekjet e derisotme 30-vjeçare të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, që të integrohen në Bashkimin Evropian dhe të jenë pjesë e pandashme  dhe afatgjatë-përherhshme e Amerikës dhe e Evropës Perëndimore.

Shpëtimi i Shqipërisë është vetëm Amerika, BE-ja dhe  NATO-ja, JO  “Mali Srpski Sengen”  të “trojkës” Vuçiq-Rama-Zaev!

Mirëpo, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin serb po vepron ndryshe në “kurrizin” e Kosovës dhe të shqiptarëve, në vend se ky  të angzhohet dhe të përshpejtojë procedurën e parnimit të Shqipërisë së varfër për t’u integruar në BE sikurse Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia etj., të cilat aderuan para ca vitesh, ky vajti dhe u “hyll” në njëfarë “Shengeni të vogël me Serbinë” me “këmbë e krye” në Beograd te miku i tij i ngushtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , gjoja për t’i treguar BE-së, se kjo “nuk mund të luajë më” me zvarritjen e mosparnimit të Serbisë dhe të Shqipërisë në “familjen” e saj!

Ky farë “Mali Shengen serbo-sllav” ballkanik (Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria), më së shumëti,  do t’i ndihmonte  ringjalljes së sferës së interesit gjeostrategjik, gjeopolitik, ushtarak dhe gjeoekonomik të Rusisë, që Shqipërinë ta mbajë peng në këtë zonë të influences sllave, me qëllim që ta izolojë nga integrimi i natyrshëm me Bashkimin Evropian (BE), përkatësisht  me Evropën Perëndimore dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat