Albin Kurti si figurë e pastër kombëtare

Opinione

Albin Kurti si figurë e pastër kombëtare

Nga: Shpend Salihu Më: 12 tetor 2019 Në ora: 09:31
Shpend Salihu

Gjatë viteve të 90ta Albini u arrestua nga makineria e aparteidit kolonialist serb në Kosovë, por nuk arritën ta mposhtin e përulin. Siç dihet shkijet me të gjitha format kanë bërë çmos që të i përulin dhe zhvlerësojnë Shqipëtarët, të i trajtojnë si skllevër por nuk ia arritën me Albinin. Pas luftës shkijet përmes UNMIK e OSBE bënë çmos të rehabilitiojnë eskponentët e tyre dhe të proklamojnë bashkëjetesën si dhe të i arrestojnë patriotët e palëkundur, për fat të keq me urdhëra ekzekutiv të UNMIK-ut shumë personalitete patriotike u arrestuan dhe vuajtën dënim për veprimtarinë e tyre patriotike, mes tyre Albini u morrë në pyetje, Sadri Ramabaja u arrestua dhe iu montua procesi politik, Nait Hasani kërkoj ligjin për lustrim e u largua nga strukturat udhëheqëse të PDK etj.

Albini ishte ai që u tërhoq zvarrë prej policisë sonë me urdhërin e ndërkombëtarëve si dhe servilave të ndërkombëtarëve të klanit Pronto dhe u inicua procedurë penale ndaj tij për veprimtari ndaj gjoja se shtetit të Kosovës, por ky i njëjti Albin u deklarua se shteti ynë nuk duhet të bëj pazarrlëqe me toka Shqipëtare me Çakorr e me Veriun e Mitrovicës dhe se ai dhe VV asnjëher nuk do zbrazen nga bashkimi i trojeve Shqipëtare dhe nga zgjidhja e problemit Shqipëtar, andaj me Albinin shumë shpejt do i heqim vendet e rezervuara për pakica në Kosovë nga procesi parlamentar, me Albinin do hiqet shumë shpejt shumica e badinterit, me Albinin do rishikohet dhe inicohet procedura në arbitrazh ndërkombëtar për Çakorrin, me Albinin asociacioni i komunave serbe nuk do ketë pushtet ekzekutiv dhe edhe nëse lejohet normal pa pushtet ekezekutiv, do kërkohet  aplikimi i të njëjtit standard për Shqipëtarët në Luginë, me Albinin do kemi Ligjin për Lustrim ose verifikimin e prejardhjes kombëtare, që të pastrohen nga administrata dhe i tërë pushteti vendi nga elementët dhe eksponentët e Serbisë, me Albinin do kemi Vetingun dhe pastrimin e sistemit të drejtësis si dhe ligjshmëri e kushtetutshmëri në Kosovë, me Albinin nuk do mund Serbia e cila ka investuar dhe po investon për destabilizimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë të bëj çfarë të dojë në Kosovë.

Përmes Albinit diaspora Shqiptare dhe zëri i tyre do përfaqësohet në Kosovë, do kemi investime financiare ndërkombëtare dhe rregullim e ngritje të mirëqenies socio-ekonomike, si dhe zbritje të shkallës së papunësisë, vende të reja të punës, intelektualë të mirrëfilltë në sfera të ndryshme të aparatit shtetëror, si dhe dinjitet kombëtar e shtetëror. Ajo që është esenciale me ardhjen e Albinit do kemi ndryshime dhe reforma kushtetuese si dhe do vie në shprehje vullneti i popullit Shqipëtar të Kosovës për ndryshimin e flamurit, himnës dhe stemës, si dhe do shfuqizohet rezoluta 1244 e do na lejohet e drejta e referendumit që është e drejtë e pakontestuar e një populli për vendosjen e fatit të vet, për modelin e qeverisjes si dhe për mundësinë e deklarimit të vullnetit të justifikuar për bashkim kombëtar. Populli Shqipëtar ka të drejtë në përcaktimin e vullnetit dhe fatit të vet, pa imponimin nga jashtë, dhe pavarësisht se duhet të kemi relata të mira me komunitetin ndërkombëtar, përmes Albinit do të fuqizohet roli i Shqipëtarëve në Ballkan dhe ndërkombëtarët do na trajtojnë si partner e jo si të përkulur me një fjalë ky popull historik përmes Albinit do ketë krenarinë, dinjitetin, moralin kombëtar. Andaj duhet ta përkrahim dhe mbështesim fuqishëm, sepse Albini është e ardhmja e Shqipëtarëve jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat