AKSH si ushtri e ardhshme shqiptare

Opinione

AKSH si ushtri e ardhshme shqiptare

Nga: Shpend Salihu Më: 12 tetor 2019 Në ora: 15:30
Shpend Salihu

Derisa në të kaluarën UÇK i viheshin nofka të ndryshme edhe pse ishte ushtri mbarëshqipëtare, e erdhi momenti kur UÇK u njoftë nga NATO dhe bashkësia ndërkombëtare dhe si ushtri ishte grup i organizuar ushtarak që përfaqësonte interesat e Shqipëtarëve, për liri dhe mëvetësi nga zgjedha Serbe, sot AKSH emërtohet me emra dhe nofka të këqija duke u munduar të njollosen këta ushtarak të mirrëfilltë që janë shkolluar në perëndim e duke u quajtur dorë e Serbisë. Kjo ushtri pasiqë vërejti parregullsit dhe padrejtësit që po u bëhen Shqipëtarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Greqi u mobilizua që të i riparojë padrejtësit dhe tradhëtit që ju bën dhe vazhdojnë të u bëhen vëllezërve të tyre në troje etnike.

Shumica prej tyre lanë pasurinë e familjet që të punojnë dhe veprojnë për interesa mbarëkombëtare e e vërejtën që sentimenti i vërtet i atdhedashurisë po bie në troje Shqipëtare si pasojë e klikës politike e cila po bën kompromise në dëm të interesave Shqipëtare, ata e vërejtën që në Çamëri Shqipëtarët gradualisht po asimilohen, që në Mal të Zi po përçahen dhe nuk arritën të marrin deputet të mjaftueshëm në parlament, në Maqedoni një pjesë e tyre me direktivat e Ali Ahmetit nuk votuan profesorin e mirënjoftur Blerim Reka por lobuan për kandidatin Maqedon, në Shqipëri Edi Rama bëri çmos të i jep bregdet Greqisë me qëllim që të ketë përkrahjen e Qeverisë Greke dhe të minoritetit Grek në Shqipëri etj, etj.

Për fat të keq këto parregullsi u vërejtën edhe nga një pjesë e analistëve dhe studijuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të historisë Shqipëtare andaj u desht që të mobilizohen në perëndim e posaqërisht në SHBA dhe Angli që të ndalet dhuna psikologjike dhe ndarja e trojeve Shqipëtare nga politikanët e pagdhendur Shqipëtar që bëjn kompromise të dhimbshme në dëm të vëllezërve të tyre Shqipëtar me armiqtë shekullor të Shqipëtarëve.

Është mjerim politik dhe etnik që populli ynë, nuk mobilizohet që të avancojë jo vetëm çështjen Shqipëtare në Ballkan, por edhe të mobilizohen akademikët dhe atdhetarët e vërtet, me qëllim që të zgjidhet problemi Shqipëtar në Ballkan, sepse ky është treni i fundit për zgjidhjen e çështjes sonë, para se të vendoset nga qendrat e vendimmarrjes ndërkombëtare dhe para se të përmbyllet kaptina e Ballkanit, andaj duhet mobilizim ushtarak, politik dhe ekonomik për zgjidhjen e këtij problemi dhe kësaj çështje e mbi të gjitha edhe kapacitet ushtarak që kjo çështje të zgjidhet në favor tonin.

Mos të harrojmë se Greqia është buzë humnerës ekonomike, gjersa Mali i Zi dhe Maqedonia të përçara nga elementët Serb, Grek dhe Rusë, pasiqë Rusia po don dalje në bregdet andaj ne na duhet përkrahja ushtarake dhe finansiare e SHBA, Anglisë e besa edhe Turqisë që të mund të realizojmë aspiratat tona në këtë drejtim, sepse nëse e kemi këtë përkrahje dhe mobilizohemi me negociata apo me veprime ushtarake do e zgjidhim problemin Shqipëtar në Ballkan, andaj mos ta shajmë AKSH, sepse sdo shkojnë 10 apo 15 vite e kjo ushtri do jetë ushtri mbarëkombëtare, e as mos të frikësohemi ta përkrahim nga ndërkombëtarët sepse këta ushtarë janë ushtarë të lirisë e jo terrorista. Rroftë AKSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat