Çka sollën zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Opinione

Çka sollën zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Nga: Ismail Muqiqi Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:26
Ismail Muqiqi

Populli e dha verdiktin e vetë!

-Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë përgjegjësi historike që të formojnë kualicionin e përbashkët, ti përafrojnë programet dhe ti ndërtojnë institutcionet kredibile të shtetit të Kosovës.

Interesat partiake dhe kalkulimet me motive të ndryshme duhet eliminuar sa më parë nga këto dy subjekte të cilat morën votën e popullit.

Kosova gjindet në një udhëkryqë i cili i obligon partit politike fituese të zgjedhjeve, që sa më parë të mobilizohen për ti quar përpara proceset të cilat e presin Kosovën.

Analizat nepër debatet e mjeteve të informimit nga ana e disa individëve "analistëve", më shumë po shkaktojnë huti dhe përqamje në popullatën e cila përmes votës së lirë tregojë rrugën se kah duhet të shkoj Kosova dhe kush duhet udhëhequr institutcionet. Zgjedhjet e fundit qitën në pah dhe reflektuan gjendjen nepër subjektet e partive politike.

Lidhja Demokratike përkatësisht kandidatja për Kryeministre Vjosa Osmani, udhëheqi një fushatë brilante të cilës do ti ketë lakmi qdo kush. Ajo me ndihmën e kryetarit të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafës i dha frymë dhe impuls të ri Lidhjes Demokratike e cila dorën në zemër, viteve të fundit nuk kishte parime unifikuese nga disa individë të cilët mbajnë poste të larta në këtë parti.

Këto fërkime në këtë parti u manifestuan dhe po vrehen edhe këto ditë pas rezultateve të zgjedhjeve, duke kërkuar fajtorin( zonjën Osmani) për mos daljen e Lidhjes Demokratike si parti e parë në zgjedhje.

Këto zgjedhje treguan se Lëvizja Vetëvendosje, është parti e organizuar dhe se gjenerata e re kërkon që Kosovës ti kthehet nami duke i luftuar të gjitha dukurit negative dhe gjendjen që e krijuan qeverit e një pas njëshme, të cilat i sollën shumë dëme vendit.

Është interesant se vota e qytetarëve dhanë Lëvizjes Vetëvendosje, solli optizëm tek të gjitha shtresat e popullësis se më në fund Kosova po hyn në binarë dhe po bëhet shtet normal.

Këto zgjedhje treguan qartazi se Partia Demokratike e Kosovës, duhet të kalojë në opozitë dhe se kjo parti duhet reformuar gjithëandej, duke u liruar nga individët dhe grupet të cilat decenje me radhë, i sollën dëme partis dhe vendit.

Rezultatet e zgjedhjeve treguan se Aleanca për Ardhmërin e Kosovës dhe Partia Social Demokrate, jo vetëm se nuk arritën qellimin për tu bërë subjekt i parë, por kualicioni i tyre solli paknaqësi qoftë brenda këtyre subjekteve dhe më gjerë.

U pa se nga njëhere popullizmi dhe egoja e individit kthehen në bomerang dhe sjellin dëme të pa riparushme qoftë në parti apo në nivel vendi.

Grupi i figurave të cilët ju bashkuan Partis Social Demokrate të Kaqusha Jasharit, pësuan fiasko e kjo tregon se populli dinë të gjykoj dhe din të denoj në momentin e duhur.

Kualicionet jo parimore, të cilat u ndërtuan në prag të zgjedhjeve nacionale, si ishte kualicioni i Nismës së Fatmir Limës dhe Aleancës së Re së Behgjet Pacollit, po presin të mbijetojnë për ta fituar pragun për të hy në Parlament.

Këto dy subjekte politike të cilat u shëndrruan në patrica të Qeverisë, më shumë i sollën probleme dhe dëme Kosovës dhe institutcioneve se sa kontribuan për të mirë.

Nsima Social Demokrate një parti minore në ministrit të cilat i udhëheqi i mbushi me militant partiak me familjarizëm, me daj dhe nipa dhe e degradoj autoritetin e institutcionit.

Poashtu partin Aleanca Kosova e Re,nuk dihet kush e udhëheq apo kush flet në emër të saj.

Nga ky subjekt erdhën dhe u larguan me qindra figura të intelektualëve të profesioneve të ndryshme të cilët të zhgënjyer ikën nga ky subjekt.

Të gjitha këto që i thamë më lartë , pasqyrojnë gjendjen momentale pas zgjedhjeve në skenën politike të Kosovës.

Prandaj është momenti historikë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, të mirren vesh dhe ta marrin përgjegjësin për të formuar, Qeverin, Parlamentin dhe instiutcionet kredibile të cilat do tja kthejn normalitetin shtetit të Kosovës.

Qdo tendencë e cila vjen nga kushdo qoftë, për ti ftofur marrëdhënjet ndërmjet këtyre dy partive është e dëmshme dhe dasha keqe dhe nuk i shërben interesit të gjithëmbarshëm të popullit të Kosovës, dhe e cenon vullnetin, demokracin dhe votën e popullit që kërkoj ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat