Përse e përlyet tërësisht çmimin Nobel?!

Opinione

Përse e përlyet tërësisht çmimin Nobel?!

Nga: Mr Bislim Aliu Më: 13 tetor 2019 Në ora: 09:57
Mr Bislim Aliu

Sa herë është ndarë çmimi Nobel për letërësi, gjithherë, e kam përcjellur me një vëmendje të shtuar. Dhe, gjithmonë kisha një ndjenj ë të realitetit, për shkrimtarin i cili do ta merr këtë çmim superior për letërësi. Dhe, fare nuk kamë dyshuar në Akademinë Suedeze për Nobelin, se ndonjëherë, dp të bie aq poshtë dhe do ta përlyer tërësisht vlerësimin e Nobelit.? Për këtë, as që kam dyshuar dhe as besuar, se donjëherë, kjo Akademi suedeze, do të bie aq poshtë, me vlerësimin e saj, antihuman, antinjerëzor, anticivilizues dhe anti demokratik?!

Pra, t’i japish çmimin Nobël për letësi Peter Handke, një shkrimtari që vije nga një vend mik siç ëshë Austria, por që dihet mirëfilli se Handke, gjatë luftës në Kosovë në Kosovë, ai ishte përkrahës i Millosheviqit, nacionalistit më të madh në Evropë , i cili veproi dhe luftoi për ta zhdukur një popull të tërë nga faqja e dheut , siç janë shqiptarët, e sot tia japish çmimin Nobël për letërësi, këti j nacionalisti të shfrenuar dhe përkrahës i politikës fashizoide të Millosheviqit, është diçka më tepër se skandaloze, jonjerëzore dhe degradim i vërtetë dhe, pse jo përlyerje e tërësishme e çmimit Nobël për letërësi!!!

Dihet mirëfilli se shkrimtari i cili duhet ta marri çmimin Nobel, ai duhet t’i ketë vlerat unuverzale; njerëzore, humane, civilizuese dhe demokratike. Pra arti i tij duhet ta fisnikëroi tërë botën dhe sidomos lexuesit, duke mbjellur humanizëm dhe paqen ndërnjerëzore! E Peter Handke, asnjerën nga këto nuk e ka. Ndaj, pyetemi, a thua, si bëhet që të vlerësohet arroganca e një shkrimtari, siç është Handke, i cili është përkrahës, i dhunës, i nacionalizmit, i shovenizmit, e tani ta marri çmimin për Nobel, për letërësi, është skandaloze dhe mjerim i vërtetë letrar i cili asgjë nuk ka të bëjë me realitetin!

Andaj, si bëhet vallë, një Akademi Suedeze dhe prestigjioze, e njohur botërisht, të bie aq poshtë, aq jonjerëzishëm, me vlerësimin e saj, joparimor, është diçka e pakuptueshme dhe ndoshta kërkon një vlerësim më real dhe më të detajuar. Pra ta nderoj një shkrimtar që në veprën dhe në shpirtin e tij, e ka urrejtjen, nacionalizmin dhe fashizmin e vërtetë ,kur bota demokratike perindimore , u angazhua që në vepër ta shpëtoj një popull liridashës dhe tërësisht i pambrojtur, siç ishin shqiptarët, e tani Hendke na del një “patriot” i çmendur duke përkrahur politikën shfarosëse të Millosheviqit, këtij dhunuesi dhe gjelati , të përbetuar, dhe për këtë “patriotizëm” të shpërblehet, është një non-sens , anticivilizues, antinjerëzor dhe antidemokratik . Ai ishte edhe kundër bombardimeve të Serbisë. O Zot të gjitha këto përkrahje për Serbinë dhe sidomos pë kryekriminelin serb Millosheviq, e të mos reagojë fare Akademia Suedeze, është e pakuptueshme, apo mos vallë mos është bërë me ndonjë qëllim! Ku t’i dihet , ndoshta edhe këtu ka fhyrë ndikimi politik. Aty ku hynë politika, aty nuk ka drejtësi dhe as realitet të mirëfilltë?!

Këto të dhëna reale dhe tejet faktologjike, sikur Akademisë suedeze , fare nuk iu bëri përshtypje, kur dihet mirëfilli, se Handke, ishte një përkrahës i denj i poltikës së Serbisë dhe politikës së Millosheviqit, bile ai, për këtë, paska shkuar edhe në burg në Hagë, për ta vizituar satrapin e masakrave në Kosovë! Handke, edhe pas vdekjes së Millosheviqit, ka shkuar edhe në varrimin e tij dhe ka mbajtur edhe një fjalë mortore, për mikun e tij të përbetuar!!! Mendoj sinqerisht , se bota demokratike, duhet patjetër të reagoj ndaj këtij vlerësimi tendencioz dhe tejet skandaloz të Nobelit. Kjo “marrëzi shekullore” duhet gjithsesi të çverësohet dhe t’ia marrin çmimin Nobel të dhënë padrejtësisht?!!!. Kjo zatën, është e vetmja mënyrë që të pushojnë zërat e demokracisë?! Apo mos vallë, me këtë, njëherë e përgjithmonë humbi reakiteti dhe vlerësimi I tij konkret! . . .

Edhe më parë, para shumë vitesh, kjo Akademi Suedeze, kishte gabuar, duke ia dhënë çmimin nobel shtetit mik serb dhe konkretisht shkrimtarit nacionalist dhe të përbetuar serb Ivo Andriqit, një antishqiptari I, cili ka bërë elaborate të shumta për largimin dhe për shfarosjen e popullit shqiptar! Andaj, pyetemi, mos vallë, edhe tani u vlerësua Handke, për këtë përkrahje të nacionalizmit serb të përbetuar kundër shqiptarëve?!!! Pra, çmi mi i dhënë për vitin 2019 shkrimtarir Peter Handke, është vlerësim skandaloz tejet i dyshimt dhe patjetër kjo Akademi duhet gjithsesi ta shqyrtoj edhe njëherë vlerësimin e saj. Nëse hë pë hë, mbetet ky çmim, atëherë, vlera e këtij çmimi madhor është degraduar dhe është varrosur tani e tutje përgjithmonë !!!

Kam përshtypjen se ky vlerësim i Akademisë Suedeze është gabimi më i rënd që nga themelimi i saj për dhënien e këtij çmimi Nobel për letësi. Andaj, jo njëherë, por besa shumë e shumë herë pyetemi, duke iu drejtuar Akademisë Suedeze; O tempora o mores, përse aman, e përlyet tërësisht çmimin Nobel?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat