A po tentohet që të përsëritet krijesa “Tito-Kardel 1945”?

Opinione

A po tentohet që të përsëritet krijesa “Tito-Kardel 1945”?

Nga: Genc Xërxa Më: 13 tetor 2019 Në ora: 10:36
Genc Xërxa

A është fituar një ndjesi se do ketë një “efekt të dominos” të ndrimit të pushteteve në rajon me nisjen e tillë që sovrani në Kosovë tani veç e bëri? Duket se pushtetet aktuale në rajon nuk e priten bash mirë. Në mendimin tim subjektiv them se lëvizjet e reja në krijimin e një „Mini Schengenit“ është më shumë një mbrojtje nga sulmi që „Kosova me votë foli“. Duke parë se qëndrimi i Kosovës me votën e sovranit do të mund të bëjë një „bllok opozitar karshi estabilishmenteve rajonale“ të theksuar në avansimin e barabartë dhe të drejtë të zhvillimeve fqinjësore, akt i cili nga pushtetetet e kaluara të Kosovës ishte më se inerte dhe e paqartë karshi këtyre zhvillimeve. Krijimi i një konjukture potenciale siç pamë mes shteteve fqinjësore, që dukeshin se ishin më shumë në panik nga zhvillimet e reja të ditëve të fundit, qofshin ato europiane apo rajonale, i bëri të mblidhen në një lloj improvizimi apo mesazhi që përçon te tjerët, se „Kosovën nuk e njohim si të barabartë“, edhepse po ndryshon në përfaqësim apo mesazhet e qëndrimeve të administratës porosisin që ta respektojnë. Por tani shtrohet pyetja çfarë eshtë duke bërë Shqipëria në këtë iniciativë improvizuese?

Shqipëria drejtimi i saj është më se i qartë, rruga euro-atlantike e jo moduse tjera që qojn „hi syve kinse po arijm diçka në sferën ndërkombëtare“.Në pamundësi të kryejnë këto shtete, tani antante të këtij pakti detyrimet e caktuara drejtë integrimeve europiane kanë zgjedhur këtë rrugë të integrimeve që më shumë i ngjanë një dominimi të sërishëm serb mbi këtë lidhje, se sa ndonjë iniciativë e sinqertë, me faktin e ditur se Kosova mos-llogaritur si subjekt dhe etnitet i barabartë, thjeshtë është anashkaluar nga kjo iniciativë padrejtësisht.Kosova pjesë gjeografike e cila këtij blloku i qëndron mu në mes.Paradoks në vete.Më mirë të themi kjo më shumë po ngjanë me fshehje pas dështimeve të pushteteve të tyre me frikën se lëvizjet e reja që po ndodhin në Kosovë me ndrimin e pushtetit do mund të kenë impakt edhe tek këto estabilishmente të brishta.

Serbia nga tani mund të ketë një partner të ri në bisedime me Kosovën i cili do të jetë shumë më i pregaditur dhe argumentues në qëndimet e veta, kur i shtohet edhe vetingu i tyre etiko-arsimor vetëm sa ja bënë më të vështirë argumentin e saj “se diçka edhe unë si Serbi duhet të fitoj, si epilog i dal i këtyre bisedimeve”.Mos harrojm edhe mesazhet e fundit nga envoji i SHBA-së që dita-ditës po bëjnë jehonë në Serbi, “se sa më shpejtë duhet të pranohet shtetësia e Kosovës nga Serbia”, nënkuptohet pa kushte.Kjo mund ta “kthjellë” elektoratin në Serbi gjatë pranverës së ardhshme në zgjedhjet nacionale që do priten të mbahen vitin që po vjen.Këtu është frika.

Shqipëria në mungesë të vullnetit politik për ta luftuar korupsionin dhe krimin i lidhur ngusht me pushtet, fenomen që po ndikon thellë negativisht në integrimin e saj europian.Përpjekja për tërhequr vëmendjen me lidhjet rajonale ish-jugosllave, na kthen viteve të dyzeta të shekullit të kaluar kur pamundësia e tyre ti dal ballë problematikës kosovare, qasja inerte në raport me pjesët tjera gjeografike të shqiptarëve, u krijoi pasoja të tilla ku Kosova e okupuar gati me shekull s’arriti të marr veten nga pushtimi serb.Jo-pragmatizmi dhe asinkronizimi i politikave me Kosovën karshi Serbisë gjithnjë do ta qesë pushtetin Shqiptarë në pozitë të palakmueshme.Dështimet e brendshme nuk do bëjnë asnjëherë punë në fshehjën pas raporteve kinse të mira fqinjësore me tjerët duke anashkaluar Kosovën apo pushtetin në formim e sipër të votuar nga sovrani.Askush më mirë se Kosova që ka jetuar një jetë s’bashku me shtetet jugosllave nuk e njeh politikën e tillë serbe që ka ajo në raport me tjerët kur është fjala për dominim rajonal.Shqipëria vetëm nëpërmjet qëndrimeve të Kosovës ku ajo kërkohet të respektohet e barabartë mund ti afrohet relaksimit të raporteve me Serbinë, e asesi ta bëjë të kundërtën, duke injoruar subjektivitetin e shtetit të Kosovës e bërë pakte të tilla me Serbinë në dëm të Kosovës.

Maqedonia Veriore me problem të natyrave të ngjajshme sidomos në reformën shtetërore dhe luftën e korupsionit që qeveria ka marr përsipër që ta luftoj, ndërkohë po ballafaqohen pa ndonjë zgjidhje optimale me sfida të relaksimit të raporteve në baza etnike dhe të një shteti të së drejtës ku të gjithë individët do jenë të barabartë para ligjit dhe kujdesit të shtetit ndaj secilit pa ndonjë dallim apo majorizim në sferën politike, jetësimi i politikave të tilla duket se po has në telashe.Pra një arsye më shumë për tu bashkuar iniciativave të tilla artificiale, jo-përmbajtsore, pasi dera hyrëse drejtë integrimeve euro-atlantike duket se po mbetet mbyllur ende në pamundësi të përmbushjes së detyrimeve që ky vend ka marr për zotim.

Kjo lidhje në nisje mes shteteve fqinjësore, më shumë po më ngjanë krijesës së dikurshme shtetërore pas luftës së dytë botërore të formimit të shtetit jugosllav që u krijua në Jajce me ndhmën e Titos dhe Kardelit, ku padrejtësisht Kosovës nuk u dha ajo çfarë më herët ju garantua, të jetë e barabartë me gjithë popujtë tjerë fqinjë në luftë kundër fashizmit, e dal si pjesë përbërëse e bërthamës se saj Shqipërisë. Edhepse nga vet krijuesit u tha që padrejtësisht po e lëmë brenda Jugosllavisë me arsyetimin se është vendim politik i kohës nga rrethanat imponuese që politikat serbe i shtyn para, këto iniciativa të ditëve të sotme më kthejnë padashje në ato kohëra historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat