Arbër Ismajli, intelektual politik i kohës moderne!

Opinione

Arbër Ismajli, intelektual politik i kohës moderne!

Nga: Fitim Redenica Më: 13 tetor 2019 Në ora: 18:48
Arbër Ismajli

Politika është kontinuitet përmes së cilës organizohet jeta e përbashkët në një shoqëri të shëndoshë. Në kushte të një demokracie të pastër, çdo qytetar mund të merr pjesë në këtë proces përmes qasjes së lirë deri te informatat, të cilat kanë të bëjnë me çështje politike, përmes manifestimit të hapur të mendimeve të tyre në lidhje me çështje publike, përmes ndërtimit të pritshmërive, propozimeve ose kërkesave, pa pasur frikë nga shtypja, përmes votimit në zgjedhje, përmes angazhimit në shoqëri civile ose parti politike ose përmes kandidaturës në zgjedhje demokratike. Arbër Ismajli është një figurë e re në moshë por mjaftë i vjetër i kyçur në politikën e presidentit të ndjerë dr. Ibrahim Rugova, e i cili po vendos standarte të mirëfillta të politikbërjes me ide dhe vlera të cilat kanë qëllime dhe standarde të organizimit politik. Liria, drejtësia dhe solidariteti i shprehur nga Arbër Ismajli paraqesin principe të atilla të cilat mund ta udhëheqin organizimin politik të një shoqërie.

Ideologjitë dhe pikëpamjet e Arbërit janë të një rëndësie të veçantë për partinë politike, njerëzit të cilët i përfaqëson e aq më tepër për rrethin në të cilin vepron politikisht. Këto ideologji të tij janë vizione gjithëpërfshirëse të shoqërive dhe zhvillimeve shoqërore të një politike të zhvilluar e qytetëruar, që përmbajnë në vete shpjegime, vlera dhe qëllime për projektet e kaluara, të tashme dhe të ardhshme. Ideologjitë e tij frymëzojnë dhe justifikojnë veprimet politike dhe shoqërore. Ato janë një element thelbësor për orientimet politike. Pra, Arbër Ismajli, posedon në vetvete kulturë, traditë dhe profesionalizëm, dhe mbi të gjitha etikë dhe përkushtim në punë e politikë. Funksionet e tij të shumta, sukseset e tij të pandara, menaxhimi i jetës publike suksesshëm nga ai, janë virtyte të cilat jo çdo kush mund t’i posedojë.

Menaxhimi korrekt dhe freskimi i ideologjisë së tij ka një rëndësi tejet të lartë, pasi që mund të përdoret për qëllime të ndryshme (si shpërndarja e informacioneve politike në profilin e tij personal, ngritja e kapaciteteve të transparencës para publikut, dhe mbështetja e madhe që e jep për të gjithë qytetarët). Arbër Ismajli njihet për postimet e tij, ku në vete posedojnë një gjuhë të pastër “filozofike” të cilat postime jo shumë lehtë mund të kuptohet qëllimi dhe artikulimi për shkak të vendosjes së një standarti të lartë togfjalësh frazeologjike të ngolitur dhe të pranuar vetëm nga ata të cilët dinë të lexojnë në “mes rreshtash”.

Bashkëpunimi i tij i madh me kryetarin Lutfi Haziri, besueshmëria në njëri tjetrin, dhe krijimi i sukseseve luan rol të rëndësishëm në epokën e qeverisjes lokale, ku së bashku kanë instaluar një klimë dhe ambient pune efektiv në mbarvajtjen dhe ecurinë e projekteve të mëdha për Komunën e Gjilanit. Së bashku po veprojnë në krijimin e kapaciteteve për ndërtimin e jetës publike për të gjithë qytetarët dhe vendosjen e një standarti të ri pune në komunë nga e cila reflekton fuqishëm edhe në ndërtimin e një ambienti pune edhe në komunat tjera.

Pra, kapaciteti i tij, dashuria e madhe nga qytetarët, dhe mbi të gjitha puna dhe angazhimi që po e bënë për ta, ka bërë që Arbër Ismajli të jetë një figurë dhe sinonim mbështetës për punët e hajrit të cilët janë vlerë e përbashkët në krye me kryetarin Lutfi Haziri. Intelektualizmi në politikë është determinim i arritjes dhe baraspeshimit të një situate të lakmueshme dhe frytdhënëse për shoqërinë. Besimi në vlera dhe lidership krijohet në bazë të frymës të cilën e përqon, andaj konsiderojmë që Arbër Ismajli me tërë kapacitetin e tij intelektual dhe njerëzor po arrinë të jetë bindës në parimet dhe vullnetin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat