“Lista Serbe do të jetë jashtë Qeverisë Kurti”

Opinione

“Lista Serbe do të jetë jashtë Qeverisë Kurti”

Nga: Ragip Guraziu Më: 14 tetor 2019 Në ora: 08:27
Ragip Guraziu

Qeveria  e re e Republikës së Kosovës,problem kryesor do e ketë Listën Serbe e cila gjithmonë ka luajtur rrolin e dominimit sa here që punët i kishim piskë. Por në rastse  kemi parasyesh në një debat televiziv,Arbrije Nagavci,kanditatje për deputete nga Vetëvendosje,premton qeverisje pa santazhe,dhe ku premton aqë shumë se Lista Serbe do të jetë jashtë Qeverisë Kurti.

Derisa kemi votat ende pa numruar, dhe  Qeveria tani ,po supozojmë,se LDK-ja doe formoj  Qeverin,a do shkojë kësaj rruge të Nagavcit, Vjosa Osmani....?!

Kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, premton qeverisje pa shantazhe nga Lista Serbe.

Nagavci ka thënë se është e rëndësishme që të kemi një konsensus të gjerë edhe brenda vendit në mënyrë që marrëveshja me Serbinë të arrihet.

Ajo ka thënë se Kosova nuk mund të insistojë të bëhet në marrëveshje e shpejt e që do të ishte e dëmshme për Kosovën.

“Ne insistojmë për një marrëveshje që është e drejtë dhe është e përshtatshme edhe në formë edhe si proces”, në Debat Plus.

Nagavci ka thënë se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme dhe të në interes të Kosovës.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se në Qeverisjen Kurti dialogu do të fillojë nga poshtë duke u dhënë mundësi të barabarta çdo qytetari të Kosovës.

“Lista Serbe do të jetë jashtë Qeverisë Kurti. Ajo do të jetë në opozitë. Është gabim që përfaqësuesit e një shteti që nuk e njeh Republikën e Kosovës të jenë pjesë e shantazheve të vazhdueshme”.

Nagavci ka thënë se jo të gjithë serbët e Kosovës marrin paga të dyfishta dhe sipas saj ka shumë serb të pakënaqur nga Lista Serbe.

Lista Serbe derigjohet nga Beogradi dhe ia ka arrit që në veri të Mitrovicës të shkri institucionet e Kosovës dhe deri tani gjithëçka në atë pjesë frymon serbe.

Me mijëra euro i kanë nëpër banka të ndryshme, deputetët e zyrtarë të Listës Serbe që veprojnë në Kosovë, por që urdhra marrin vetëm nga Beogradi.Kjo vërehet në deklarimin e pasurisë që ata e kanë bërë për vitin që kemi lënë pas.

Veç parave për të cilat nuk dihet prejardhja, zyrtarë të Listës Serbe kanë edhe vetura, banesa e prona të tjera.

Më i pasuri nga partia serbe po del të jetë Slavko Simiq. Ai i ka të kursyera në bankë hiç më pak se 53 mijë euro. Veç kësaj ai posedon edhe vetura dhe pasuri tjetër të paluajtshme.

Më keq nuk qëndron as kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Edhe ky ka në bankë të siguruara mbi 50 mijë euro të cilat i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion.Rakiq njëherësh është edhe kryetar i Listës Serbe, parti kjo që në Parlament ka 10 deputetë.

Shuma të majme parash ka nëpër banka edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, njëherësh zv/kryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq.40 Mijë euro ky i fundit i ka në bankë, kurse gjithashtu është shofer i një veture mbi 10 mijë euro.

Shuma të mëdha në bankë ka edhe Igor Simiq, por që i njëjti posedon para të llojit denar. Të tilla ai i ka deklaruar 30 mijë.Më keq nuk qëndrojnë as deputët e tjerë të Listës Serbe, dhe zyrtarët që mbajnë pozita në qeveri, qofshin ministra apo zv/ministra.

Kjo parti ëshë direkt e varur nga Beogradi, dhe në shumë tema ka qenë pengesë për realizimin e shumë procesve në vend, në qeverijet e kaluara.

Lista Serbe është e gatshme që të jetë partner konstruktiv në institucionet e ardhshme të Kosovës dhe të punojë për përparimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, e në veçanti të serbëve në hapësirën e Kosovës.  Lista Serbe  konsultohet me Qeverinë në Beograd dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ne nuk kemi bashkëpunëtor më të mirë, mik dhe dikë që mendon më mirë për serbët në Kosovë, se sa Qeverinë tonë dhe Presidentin tonë”, kishte thënë Simiq, në qeverijen e kaluar...

Ndryshe, Simiq kishte theksuar se për Listën Serbe nuk janë të rëndësishme funksionet në kuptimin e numrave, por fakti se a do të jenë në gjendje njerëzit që do t’i kryejnë funksionet që ta forcojnë serbët në mënyrë institucionale dhe që ta përmirësojnë jetesën e tyre.

“Për interesin e serbëve në Kosovë mund të luftojnë vet serbët. Gjithçka varet prej nesh. Nuk dëshirojmë të diskutojmë për pozitat ministrore, nuk duam që të apostrofojmë se çfarë është ajo që duam dhe çfarë është ajo që nuk duam. Por, ajo që mund ta them në këtë moment është që ne nuk do të merremi me spekulime dhe se interesi i popullit serb është parësor në luftën politike”, tha Simiq.

Sipas tij, Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, është kurora e kërkesave të Listës Serbe. Në anën tjetër, siç thotë ai, deputetët e këtij subjekti brenda Kuvendit të Kosovës do të luftojnë që zgjidhjet ligjore që sillet për çështje të ndryshme, të sillen në pajtim me interesat kombëtare serbe

Po a ishte formuar Lista Serbe për interesat e Serbisë?

Se  ministrat serbë në Kosovë i cakton kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe po i realizonë premtimiet e dëshmuara së paku derri më tani,që me këtë Listë,Aleksandër Vuçiq po e mban PENG veriun e Mitrovicës dhe po kërkonë edhe territore tjera mbrenda për brenda shtetit të Kosovës

Ky është tregues që ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës i emëron Vuçiqi dhe i aprovonin qeverit e deritashme të Kosovës.

Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës dhe Lista Serbe në përgjithësi nuk janë përfaqësues të serbëve të Kosovës, por përfaqësues të politikave të Beogradit në institucionet e Kosovës nëpërmjet Listës Serbe, po e mban shtetin e Kosovës peng të vetin.

Se Kosova ka ardhur deri në atë situatë, saqë vendimet të cilat duhet t’i marrë vetë Kosova, t’i marrë Vuçiqi.

Deri tani zhvillimet e Listës Serbe janë si pasojë e vendimeve kuturu që ishin vendime të të gjitha qeverove, mos të prishur marrëdhënjët me Vuçiqin,por tani mum ata në këto zgjedhje morren GRUSHTIN e fortë nga votuesit,por jo të gjithë,spse Is Mustafa ka qenë pjesë e kësaj katrahure dhe është dashur,tek e fundit bile ai vetë të merrë një GRUSHTË të tilë,jo gjithë por me ata sejmenet e tij që i përqafuan marrëzirat e atyre që punët i kemi sot ku i kepi,dhe tani po na rrezikohet shteti. Se Lista Serbe është vegël e Beogradit, këtë tashmë e dinë të gjithë. Pra, kjo listë nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve serbë të Kosovës, por ndikimi i Vuçiqit në këtë Listë është tepër i madh dhe si pasojë e kësaj shteti ynë ka ngelur peng, a do mundet Qeveria e re ta zhbllokoj mbetet të shiqojmë ditët,javët,muajve e viteve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat