Mini-shengeni, Rama-Zaev, me serbët e Rusinë, Albini e Kosova me Amerikë e Evropë

Opinione

Mini-shengeni, Rama-Zaev, me serbët e Rusinë, Albini e Kosova me Amerikë e Evropë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 15 tetor 2019 Në ora: 19:26
Sulejman Mehazi

Mini-shengeni i tre shteteve ballkanike politikisht e ka kuptimin e animit rus. S'habitemi me Maqedoninë Veriore sllave e cila pajtohet me kurrorëzime shpirtërore,  diplomatike, politike, ekonomike vëllazërore serbe-ruse, po ç'lyp aty Shqipëria e Edi Ramës?

Logjika kombëtare e shëndoshë s'ia jep këtë të drejtë Edi Ramës që ta lë anësh Kosovën me orientime amerikane e evropiane e të lidhet me logjikën armiqësore ruse-serbe.

Sa për sllavët e Maqedonisë Veriore e dimë se ata më shumë e duan serbinë sesa shtetin e vet, më shumë e duan gjuhën e kulturën serbe sesa atë maqedonase, më shumë e duan Serbinë e Rusinë për shkak armiqësisë ndaj shqiptarëve. Zaevi në njërën anë, shpirtrisht i do serbët e rusët, në anën tjetër, materialisht, ekonomikisht kërkon datë për  BE, edhe viç do Zaevi, edhe bythë viçi. Zaevi kërkon në dy kunja të rri, shpirtrisht me serbët e rusinë, kurse fizikisht, materialisht, pasurisht me BE e Amerikë, shiko sa i mençur do të bëhet Zaevi i Maqedonisë Veriore! Askush prej shteteve të ish-Jugosllavisë s'na urrejnë sikurse serbët e maqedonasit; malezezët jo, kroatët jo, sllovenët jo, boshnjakët jo, përveç plaçkitësve të tokava shqiptare Serbia, Maqedonia Veriore dhe Greqia.

Interesant, Edi Rama e do Evropën pa Kosovën e me Serbinë e Rusinë, kurse Kurti i Kosovës e do Evropën me Kosovën e Shqipërinë; Edi Rama do serbët e Rusinë e Putinit, Kurti do BE- në dhe Amerikën e Trumpit.

Rama së bashku me Vuçiqin përpiqen për shtrirjen e ardhjen e rusëve në Ballkan, Kosova të kundërtën, kërkon shtrirjen dhe ardhjen e amerikanëve dhe evropianëve në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat