Bashkëshortët/et “tradhtarë”

Opinione

Bashkëshortët/et “tradhtarë”

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:07
Besa Luzha

Është bërë dukuri e çuditshme në Kosovë.Që bashkëshorti apo bashkëshortja me apo pa dashje nuk e votojnë njeri-tjetrin,gjatë zgjedhjeve qoftë ato të nivelit të përgjithshëm apo ato të nivelit komunal.Kësaj pra po i vie era se këta po e tradhëtojnë njeri-tjetrin!

Rasti më i ri ndodhi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019,kur kandidaten për deputete nga radhët e AAK-PSD-së,Besa Luzha,të mos e ketë votuar bashkëshorti i saj.Në fakt,Luzha ka qenë e bindur se të paktën dy vota i kishte të sigurta ngase votoi me bashkëshortin në vendvotimin 1907E të Qendrës së vitimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë,mirëpo në listën e rezultateve i figuron se ka marrë vetëm një votë.

Ky është një absurd i llojit të vet,ndonëse mund të ketë arsyet e veta.Por,nuk duhet habitur me këtë që i ndodhi vetëm Luzhës,ngase nuk është rasti i parë e as ndoshta i fundit.Ngjashëm pothuaja ka ndodhur edhe me një çift bashkëshortorë në Rahovec,por me një dallim paksa ndryshe.Ç'është e vërteta,para 12 vitesh,saktësisht në zgjedhjet për kryetar komune më 17 nëntor të vitit 2007,një ish-kryetari i degës së ish-PSD-së të Kaçusha Jasharit,në Rahovec,është kandidua edhe për kryetar të komunës. Por,çfarë ndodhi në të vërtetë?

Kandidati,(nuk po ia përmendi emrin për hir të respektit)ka qenë i bindur se të paktën dy vota i kishte të sigurta në vendvotim,pra votën e vet dhe të bashkëshortes së tij.Por,jo. Ai u pat mashtruar keq.

Sepse,ndonëse në ditën e votimit ky çift bashkëshortor shkuan bashkërisht për të votuar,por pas numërimit tē votave ndodhi ajo që nuk është pritur.

Ndodhi skandali:u faktua se derisa bashkëshorti e kishte votuar vetveten,por nga ana tjetër doli që bashkëshortja nuk e ka votuar burin e saj kandidat për kryetar komune!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat