Serbia apo SHIK-u, kush i helmoi zyrtarët e KQZ-së?

Opinione

Serbia apo SHIK-u, kush i helmoi zyrtarët e KQZ-së?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 tetor 2019 Në ora: 10:23
Prishtinë, 13 tetor

Thuhet se të dielën edhe Zoti pushon!

Pikërisht kur engjëjt pushojnë djajtë bëjnë namin, që rezultoi me 26 zyrtarë të helmuar gjatë numërimit të zarfeve të ardhura nga Serbia. Si pasojë për, pak kohë edhe u ndërpre numërimi i këtyre votave.

Filluan të hidhen shumë dyshime se kush mund të jetë autori, apo arsyet pse duhet të ketë ndodh kjo gjë. Instinkti i parë i dyshimit të qon tek Serbia, pasi edhe votat janë ardhur nga atje. Por, arsyeja që parashtrohet s`ka asnjë përgjigje logjike, pse vallë duhet Serbia të bënte një veprim të tillë dhe cilat janë përfitimet e saja. Nuk gjendet ndonjë arsye e shëndoshë e cila do të mund të arsyetonte një veprim të tillë. Nëse Serbia e ka bërë vetëm sa për t’u tallur me zyrtarët e numërimit, kjo edhe mund të kristalizohet megjithatë prapë se prapë nuk duket shumë largpamëse si veprim. Duke njohur Serbinë e cila gjithnjë bën veprime më kundër efekt ndaj Kosovës, këtë radhë nuk ka ndodhur një gjë e tillë, andaj dyshimet se Serbia mund të këtë bërë një veprim të tillë janë në kuotat minimale të mundshme.

Image

Instinkti tjetër të qon tek një veprim i bërë nga brenda shqiptarëve, me protagonist SHIK-un apo ndonjë element tjetër. Në logjikën se SHIK-u ka mundur të bëjë organizoj një skenar të tillë lind pyetja: Pse duhet ta ketë bërë, cilat janë përfitimet e këtij veprimi?

Përftimet janë shumë dimensionale, megjithatë të radhisim ato kryesore, në paramendimin hipotetikë se SHIK-u ka organizuar një skenar të tillë: Me helmimin e të dielës ka ndodhur çrregullim tek Qendra e Numërimet, që mund të përfitojë dikush dhe nga tollovi dhe të manipuloj rezultatin. Qëllimi është që NISMA të kalojë pragun e që mund pastaj të nxiste apetit që mos të arrihet koalicioni VV-LDK, duke parë NISMËN si faktor që mund t’i ofronte votat e saja për një qeveri pa këtë koalicion. Nuk është sekret se me lënien në opozitë të PDK dhe ardhjen e LDK-VV në qeveri u rrezikohet vazhdimi i kapjes së shteti. Për të vazhduar pastaj logjikën e vazhdimit të qëndrimit të Hashimit në postin e presidentit. Ky i fundit përveç se mblodhi në një takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin dhe kreun e AKI-së Shpend Maxhunin nuk ka bërë asgjë konkrete në këtë drejtim. Pikë së pari do të duhet që shefi i AKI-së të shkarkohet për paaftësi për të parandaluar një skenar të tillë. Kështu do të duhet të veprohet, por nuk ndodh kur dihet se Shpend Maxhuni është njeriu i Hashimit,që edhe nëse SHIK-u ka realizuar këtë skenar, Shpendi i gjori s`ka guxuar të veprojë, edhe nëse e ka ditur. Prandaj, arsyet dhe të gjithë gjurmët të qojnë se interes që SHIK-u të ketë kryer një skenar të tillë janë më të mëdha se Serbia, e cila nga gjithë kjo nuk ka përfituar asgjë. Andaj, do të ishte krejtësisht jashtë natyrës tipologjike të Serbisë të kryer veprime të tilla që nuk e dëmtojnë shumë Kosovën dhe ajo që mos të fitoj, që në këtë rast nuk ka ndodhur. Pasojat më të rënda, përveç 26 të lënduarëve, do i shohim ditëve në vazhdim, me NISMË-n që edhe e kalon pragun, dhe pastaj zgjimi i fantazisë së nëntokës për të realizuar planet e tyre famëkeqe për të vazhduar ende të mbajnë vendin të kapur. Gjithsesi, pavarësisht këtyre skenarëve, dua të besoj se koha e tyre ka mbaruar, me qytetarët që me 6 tetor nëntokën e quan në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat