Fajtor për mos marrjen e datës nuk është Macron por politikanët vendor që nuk e din se çfarë është reforma

Opinione

Fajtor për mos marrjen e datës nuk është Macron por politikanët vendor që nuk e din se çfarë është reforma

Nga: Ejup Berisha Më: 16 tetor 2019 Në ora: 11:22
Ejup Berisha

Në pritje të datës për ti filluar edhe zyrtarisht bisedimet për antarsim në Bashkimin Europjan ne ngelëm jashta BE-së. Në kontekstin konkret po flas per shtetet si R. V e Maqedonise dhe Republikën e Shqiperisë, pra ne ngelëm pa datë kjo do të thotë se ngelëm serish jashta integrimeve europjane. E tani kush mbetet jashta eshte i rrezikuar nga rreziqe te shumta apo më konkretisht kush ngelet jasht në ndonjë vendbanim rrezikohet nga kushtet klimatike si të ngrohtit, nga të ftohtit, nga shiu apo dhe nga bora si dhe rreziqe të shkaktuara nga njerëzit ndërsa kush ngelet shumë kohë jashta në mal mund të rrezikohet nga kafshët e egra si ujku psh apo mund te has në ndonje Ari i cili din te sulmoj ashper dhe tia rrezikoj jetën. Ne po ngelim pa datë nga BE-ja për antarsim në të me fajin e politikanëve vendor të cilët gati tre dekada na kanë gënjyer dhe vazhdojnë të na gënjejnë se kinse po bëjnë reforma e këto nuk janë askund.

Pra fajet nuk i ka askush nëse njeriu vet e rrezikon vetveten e tij. Edhe pse fajet bashk me politikanët tanë i kanë edhe disa individ dhe institucione ndërkombëtare të cilat kanë inicuar dhe kanë zbatuar projekte për lehtësimin e zbatimit të reformave në shtetet tona dhe puna rreth zbatimit të tyre nuk është realizuar kurrë. Pra me këtë rast vlenë të thuhet se shtatëdhjet e pesë përqind të fajita për moszbatimin e reformave e kanë politikanët e R.V të Maqedonisë dhe të Shqipërisë dhe njëzetë e pesë përqind të fajit e kanë institucionet ndërkombëtare këtu hyjnë edhe ato të Bashkimit Europjan. Edhe pse institucionet zyrtare të BE-së shumë shpesh na kanë porositur dhe rekomanduar që ti përpilojmë dhe ti zbatojmë reformat ne apo më konkretisht politikanët tanë këto gjëra nuk i kanë marrë parasyshë asnjëher. Prandaj nëse Presidenti i Francës Emmanuel Macron gjat ditëve në vijim e kundërshton vendimin për dhënien e dates për fillimin e bisedimeve për antarsimin e R.V.M-së dhe të RSH-së në BE atëher fajin dhe përgjegjsinë duhet ta bartin të gjithë politikanët vendor nga viti 1991 deri në ditët e sotme e jo qytetarët e të dyja shteteve të cilët në numër të konsiderueshëm janë shprehur për antarsimin e vendeve tona në Bashkimin Europjan. Prandaj zyrtarët e Bashkimit Europjan duhet ti sankcionojnë politikanët e shteteve kandidate për antarsim në BE e jo qytetarët e tyre.

Monseur Le President de la Republique Francais Emmanuel Macron Ecoute moi S.v.p La faut pour les reforme est atribue a des homme politique des notre etats et pas a les citoian des deux etats Macedonie du Nord au de L Albanie. Dhe I nderuari Z. President Macron për ju e kamë një pyetje Pse po i denoni qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë për fajet e politikanëve të tyre vendor. 

Pra Z Macron cfar mëkati kanë bërë qytetarët e Republikës Veriore të Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë që doni tua shmangni dhënien e datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e vendeve të tyre në Bashkimin Europjan. Pse, Why, ou Pourqui. Ata nuk kenë faj të madh edhe pse pak kanë faj që I kanë duruar klasët politike të të dyja shteteve që mos të punojnë në zbatimin e reformave të domosdoshme për të siguruar njërin prej kushteve kryesore për marrjen e datës për antarsimin e të dyja shteteve në gjirin e BE-së. Edhe unë nuk e di pse i drejtohem kot Presidentit të Republikës së Francës ky nuk ka faj që politikanët tanë nuk kanë punuar dhe nuk punojnë në zbatimin e reformave ky pra po e bën atë që është parim në BE së pari përmbushja e reformave e më pas antarsimi në Bashkimin Europjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat