I dekni kapet prej fijes t'kashtës

Opinione

I dekni kapet prej fijes t'kashtës

Nga: Kimete Berisha Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:20
Kimete Berisha

PDK-ja e keqe po mban ymyd në Lutfi Hazirin që ka me pengu koalicionin me Albinin.

Nëpër çarshi po flitet se si LDK-ja kategorikisht s'pranon me Albinin, dhe prandaj 'të gjithë fansat e krimit të PDK-së' po buzëqeshin.

Edhe më mirë për Vetëvendosjen nëse LDK-ja për hatër t'kuletës së Perhanit nuk e bëjnë kabull Albin Kurtin, sepse kjo veç sa do ta forcojë Albin Kurtin.

Për ta dobësu Albin Kurtin, së pari duhet me ja pranu virtytet që i ka dhe duhet me pranu faktin se krejt rinia dhe krejt 'facat' e 'frajerat' e Kosovës janë me ta.
Nuk e mundë duke e mohuar.

LDK-ja është 'real magjike', sepse ka arritë të shtiret si opozitë, duke qenë pjesë e pushtetit që nga përfundimi i luftës e edhe para luftës, prej se e mbaj veten në mend LDK-ja vendos diçka për neve.

Është mjeshtri e madhe (ndoshta dhe fat) të dukesh 'e pafajshme' duke qenë pjesë përbërëse e krimit, nepotizmit dhe korrupcionit.

Kjo është ajo LDK-ja që ta qitke ftyrën n'gazetë e t'përjashtojshin prej shkolle nëse nuk ia pagujshe Isës 3 përqindshin.

E mbaj mend rininë e hershme, paret e bukës u dashke me ua dhanë bosave të LDK-së që sot Isa (me një rrogë) me maru solitera midis Prishtine.

Me ja çel letrat Perhanit, PDK-ja mbetet lulë, prandaj t'kopë barku kur e sheh ti një parti bashkëfajtore e korrupsionit e nepotizmit kah paraqitet elherze.

(I keni pa ato më të përdalurat qysh në fund i marrin për burra djemtë më të mirë.)

Albini nuk duhet ta lus LDK-në, në asnjë mënyrë, sepse refuzimi edhe më i vogël i LDK-së e forcon Vetëvendosjen dhe e shpalos fytyrën e vërtetë të Lidhjes, prapa të cilës fshehen milionerët më të rrezikshëm.

Perhani (me një rrogë) i shkollon vajzat nëpër universitetet më të shtrenjta të botës, dhe prandaj ai bën sevap të na mësoj neve se si mund të bëhesh i pasur në Kosovë, pa vjedh, e jo me na shit moral se budallë s'jem.

Bre Prehan bre, qe 1 vjet m'u ka thy pasqyra e WC-së (ma zi m'u ka ri-shty martesa) tek dje (pas 1 viti) i kam mbledh paret me ble një pasqyre dhe me thirr një mjeshtër me vnu.

Ti po na tregon neve se si bëhesh i pasur me një rrogë.

Ju mos na tregoni neve qysh jetohet në Kosovë, mos i tregoni rinisë (që s'kanë pare për një kafe dhe i marrin 100 euro rrogë në muaj për 12 orë pune fizike në ditë), se qysh jetojnë fëmijët tuaj si bosa, pa punu kurgjë, se vijnë ua pshtyjnë ftyrën e flliqtë që e keni.

Juve ju ka pshtu me ftyrë Vjosa, se përndryshe, ju jeni në anën e errët dhe të urryer të Kosovës.

Ju kujtoni se mund ta 'ngjallni' PDK-në me pare, por PDK po dergjet prej krimit e korrupsionit, nuk del kush që e shpëton.

PDK-në e pret shuarja, nëse nuk e pranon fajin dhe nuk ndëshkohet për krimet e veta, për t'ia nisur nga fillimi. Ata kanë mbaruar.

Ashtu siç keni mbaruar Ju në politikë.

Falenderojuni Vjosës që 'ende jeni'.

P.S. Në anën tjetër, me idenë anti-katund të Uran Ismajlit, PDK ka bërë diskriminim në baza qytetae, kur i ka paguar votuesit, derisa siç ka treguar viktima e hajnisë dhe krimit të partisë së tij, Blerim Latifi, nëpër Drenicë votat janë blerë me nga 5 euro, 'sheherlitë' në Mitrovicë votat i kanë shitur me nga 20 euro.

Tmerr, kur e blen dështimin me pare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat