Kush po ua imponon sërish shqiptarëve zonën evrolindore sllave?

Opinione

Kush po ua imponon sërish shqiptarëve zonën evrolindore sllave?

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:13
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Me gjithe arritjet e ndryshimeve te deritashme integruese demokratike te Evropes Lindore dhe te asaj Juglindore, ceshtja koloniale shqiptare ne Ballkan jo vetem se ka ngelur "pezull", por as qe ka filluar te trajtohet si e tille qofte nga qarqet politike shqiptare, qofte nga ato politike nderkombetare. Ky anashkalim me dashje ose pa dashje i ceshtjes se pazgjidhur koloniale shqiptare ne Ballkan, sheshit riaktualizon vazhdimesine historike te sundimit te eger imperialist sllav (serbo-malazez dhe greko-maqedon) mbi shqiptaret dhe territorin  e tyre , të njohur si SHQIPËRI ETNIKE.

Mirepo, eshte tejet hipotetik dhe brengoses qendrimi aversiv dhe indiferent i politikes  dhe i propagandes strategjike zyrtare te Shqiperise se si (eshte duke jetuar ne vetkenaqesi, madje edhe duke koketuar "diplomatikisht" dhe praktikisht me politiken  pushtuese koloniale zyrtare te Beogradit, te Shkupit, te Podgorices dhe te Athines ne disfavor te zgjidhjes se ceshtjes koloniale shqiptare ne  hapesirat e Ballkanit. Ne kete veshtrim, shembull  drastik dhe  antidiplomatik eshte normalizimi i marredhenieve dhe bashkepunimi ne shkallen me te larte dhe me te  gjithanshme  ndershteterore i Shqiperise me  aksin e "Antantes se Vogel" sllave ballkanike kunder interesave vetjake kombetare. Këtë, së fundi, më 10 tetor 2019 e dëshmoi edhe Edi Rama, kryeministër i qeverisë së Shqipërisë londineze, i cili Novi-Sad të Vojvodinës, nënshkroi  një marrëveshje të turpshme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin sllavomaqedon, Zoran Zaev, të ashtuqujatur “Mali Shengen” të Ballkanit, që mallrat dhe kapitali , të qarkullojnë lirshëm, ashtu sikurse edhe lëvizja e njerëzëve të Serbisë, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, pa përfshirjen e Republikës së Kosovës, të cilën nuk e njeh Serbia (17 shkurt 2008 – 2019). Në fakt, në prapavijë, kjo “antantë”  e quajtur “Mali balkanski Sengen” synon ringjalljen dhe vampirizimin e ish-Jugosllavisë serbomadhe (1918-1990).

Ky "kurs" absurd i politikes se jashtme te shtetit shqiptar,  fatkeqesisht mund te jete i "kapshem" vetem per armiqte e ribashkimit te etnikumit shqiptar, te cilet mjerisht “shpetimin” e shqiptareve e "shohin" jo vetem  ne hartat e projektuara te autoreve te hegjemonizmit dhe kolonializmit sllav ballkanik, por edhe në “skicat gjeometrike” të premtuara të globokratizmit dhe te evrointegralizmit, të cilat, siç kanë dëshmuar në 30-vjeçarin e fundit, nuk çojnë më larg sesa në ruajtjen me fanatizëm të mosndryshimit të kufijve artificialë ndërshtetër të vendeve fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia) brenda të cilëve mbi 3 milionë shqiptarë, edhe sot jetojnë ne "rezervatet" e tyre shekullore  kolonialiste (1878-2019)! Si rrjedhim, ne menyre te pashmangshme shtrohen keto pyetje: a mund te kete argument me absurd dhe me  shperfilles ndaj ceshtjes se pazgjidhur  koloniale shqiptare ne Ballkan sesa ky, kur qarqet e politikes zyrtare shqiptare, pohojne boterisht se ne Ballkan nuk ekziston ceshtja e pazgjidhur shqiptare?! A mund te kete argument me bindes se ky dhe, ne dobi te politikes gllaberuese koloniale sllave, se kjo edhe sot, ne fillim te shekullit XXI, nuk perballet me kurrfare hipoteke a problemi kolonial shqiptar?!

Valle, kjo quhet diplomaci "e holle", "elastike", "moderne", te heqesh dore ne menyre te vullnetshme nga  "tapia" historike  e gjysmes se territorit dhe e popullsise autoktone shqiptare?! Kjo quhet diplomaci e "mirefillte", te akuzohesh dhe te ofendohesh perdite  si popull "ekstremist", "terrorist" e "grabitcar", per me teper te etiketohesh para botes si "faktor kryesor destabnilizues  ne rajon", cilesim permanent i  politikës, i propagandës dhe i diplomacise zyrtare të Aleksandar  Vuçiqit (president) dhe të Ivica Daçiqit (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) të Republikës së Serbisë.

Të githa akuzat ndaj shqiptarëve (1981-2019) nuk janë asgjë tjetër vetëm se recidiv i perseritur  dhe “akrobacion” trivial i nderrimit te tezave serbo-malazeze dhe sllavomaqedone ne dem te se vertetes historike shqiptare, që kanë një emërues të përbashkët-shfarosjen e shqiptarëve-fshirjen e identitetit të tyre kombëtar, territorial dhe shtetëror nga harta e Ballkanit.

Mirëpo, perderisa te mos zgjidhet statusi kolonial i shqiptareve si komb i lire dhe sovran ne truallin e tij te pushtuar nga barbaret sllave, perfaqesuesit e diplomacise tregtare "multietnike" shqiptare si moralisht, ashtu edhe kombetarisht, nuk gezojne kurrfare te drejte, qe te ngrejne  "dolli" ne shenje kapitullimi neper "metropolet" ballkanike me armiqte e perbetuar te  shqiptareve te kolonizuar dhe, ne kete menyre  te dakordohen fshehurazi dhe haptazi, qe edhe në shekullin XXI gjysma e  popullit dhe e territorit te Shqiperise etnike, te mbetet  serish ne "meshiren" e zoterimit kolonial sllav .

Ne saje te antidiplomacie te ketille, pasojat  e se ciles jane me se te qarta ne ngulfatjen e luftes antikoloniale dhe te perpjekjeve te pareshtuara te politikes se mirefillte kombetare drejt ribashkimit te trojeve etnike te Shqiperise, edhe spektri i gjere i politikes shqiptare eshte duke perjetuar "vdekje klinike", po hesht dhe po kapitullon para nje "vizioni" te  ketille diplomatik antishqiptar "vetjak" dhe  te bashkesise nderkombetare, e cila  pas ardhjes ne pushtet te Vojislav Koshtunices, te Boris Tadiqit, te Tomislav NIkoliqit, të Aleksandar Vuciqit dhe të Ivica Daçiqit…etj. (të gjithë demokratë rremë në sy të Evropës Perëndimore dhe te Amerikes) me kamarilen e tyre ultrancionalisre proshesheliste dhe sllobiste, disa faktorë  botërorë (Rusia, Kina etj.) kanë marre anen e Serbise, ku preokupim kryesor kanë  rehabilitimin politik dhe  rimekembjen  e saj ekonomike, gje qe kjo eshte ne funksion te drejtperdrejte te mohimit te se drejtes se vetevendosjes se shqiptareve te kolonizuar. Mohimi i se drejtes se ligjshme te shqiptareve per te dale nga kthetrat koloniale sllave  dhe, per t'u ribashkuar me Shqiperine, eshte imponim i drejtperdrerjte i fuqive te medha boterore, qe etnikumi shqiptar serish te integrohet ne mnyre "te gozhduar" ne ZONËN LINDORE te sferes se interesit sllav. Nje diktat i ketille absurd dhe i papranueshem si ne pikepamje te se drejtes natyrore historike, ashtu edhe ne rrafshin e se drejtes se sotme  ndekombetare, nuk mund cilesohet ndryshe vecse si terrorizem shteteror me permasa nderkombetare. Zhvillimi i nje politike (ne emer te jetesimit te drejtave dhe lirive te minoriteteve kombetare dhe te "demokracise") ndaj ceshtjes se pazgjidhur koloniale shqiptare ne Ballkan, ve ne dukje preludin e  hipokrizise  moralo-politike te "abetarese" se drejtesise, te demokracise dhe te paqes.

UÇK-ja nuk ishte terroriste, por çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale!

Ne vend se bashkesia nderkombetare, te favorizonte luften clirimtare antikoloniale kombetare te UCK-se, perkatesisht t’ua njihte të drejten e vetevendosjes shqiptareve te koloniazuar, kjo, ne kundershtim me te gjitha rregullat dhe me normat e se drejtes  humanitare nderkombetare, legalizoi dhe "amnistoi" gjenocidin, hegjemonizmin dhe nacionalizmin serbomadh ndaj shqiptareve, duke e "demokratizuar" dhe rikthyer "RFJ-ne" e S.Milosheviqit ne te  gjithe organizmat perkates te bashkesise nderkombetare. Nje potez i ketillei gabuar dhe fatal I bashkësisë ndërkombëtare ne mosndeshkimin e ligjshem te Serbise agresore, si dhe te nje numri te madh te  kryeprotagonisteve kriminele te saj, te cilet sot jane ne krye te udheheqjes se Serbise "se demokratizuar" dhe, shetisin lirshem (vrasesit e myslimaneve, te kroateve dhe te shqiptareve, duke kerkuar te drejta te barabarta dhe, duke i ngarkuar me  faj te paqene viktimat e tyre, e mbi te gjitha, duke kerkuar te rikthehen e te jetojne se bashku  me to ne vendet ku kane kryer krime antinjerezore si ne Kosove, ne Kroaci dhe ne Bosnje, eshte vetem ne interes te ringjalljes dhe te fuqizimit te metjeme te politikes kolonizuese, hegjemoniste dhe pushtuese serbo-malazeze, sllavomaqedone dhe greke mbi gjysmën e kombit të kolonizuar shqiptar dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike.

-Pse, edhe pas 3 gjenocideve të Serbisë ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), bashkësia ndërkombëtare  e shpëtoi RFJ-në Serbia+Mali i Zi) nga  ndeshkimi nderkombetar penal i "Procesit te Nyrnbergut (1945), kurse vetem shqiptareve ua mohojne te drejten e vetevendosjes dhe te ribashkimit, duke i akuzuar pa kurrfare argumentesh valide qofte historike, politike a juridike nderkombetare, kinese jetesimi i ketyre te drejtave legjitime dhe legale shpie ne krijimin e nje "Shiperie te Madhe"(?!)

Në Ballkan nuk ka “Shqipëri të Madhe”, por Serbi të Madhe, PO!

Pikerisht në këtë pikëvështrim  qendron keqkuptimi i njohjes se drejtes se vetevendosjes se shqiptareve nga ana bashkesise nderkombetare. -Shpikja dhe trillimi i tezes se shqiptaret po luftojne per te krijuar nje "Shqiperi te Madhe", historikisht eshte e pa argumentuar mbi asnje baze qofte formale, qofte faktike, sepse kjo nuk figuron ne asnje projekt, a program te ndonje levizjeje ose partie shqiptare qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri ne ditet tona. Por, ne realitet kjo teze eshte "specialitet vitaminoz" i shume  projekteve-programeve te vjetra dhe te reja  imperialiste serbe, te sajuara nga autoret e tyre serbomedhenj, sic jane: Ilia Garashanini("Nacertaniie",1844), Vuk Karaxhiqi, Nikola Stojanoviqi, Jovan Cvijiqi, Dositej Obradoviqi, Vaso Qubrilloviqi, Stevan Moleviqi, Ivo Andriqi, Dobrica Qosiqi, si dhe pasardhesit-bashkautoret e tjere te tyre, te cilet, duke  u mbeshtetur ne konceptin ideor pushtues te ketyre projekt-programeve antishqiptare, me 1986, sajuan Memorandumin e  Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Serbise, i cili "ne menyre shkencore" perpunon mjetet dhe metodat e tekonologjise se shfarosjes se shqiptareve dhe te debimit sistematik te tyre me dhune nga Kosova, nga Anamorava, nga Ilirida, nga Ulqini, nga Plava, nga Hoti e nga Gucia, si dhe te pastrimit etnik te myslimaneve ne Bosnje, ne Novi Pazar dhe, te kroateve nga territori i tyre etnik  te Hercegovines, te Kninit, te Sremit, te Backes e te Banatiti, qe sot quhet Vojvodine.

E vlen te theksojme se, te gjitha keto elaborate "politiko-shkencore"-arme kryesore te politikes pushtuese te Serbise (dikur dhe sot) ndaj trojeve etnike shiptare, kroate e myslimane perbejne thelbin e "bagazhit" te historiografise se falsifikuar serbomadhe, perkatesisht te tezes se Serbise se Madhe, e jo, kursesi te te "Shqiperise se Madhe". Ky eshte nderrim i tezes, qe politikanet dhe kuazishekncetaret, (natyrisht te prire nga kisha e tyre politike-retrograde ortodokse serbe, e cila ne vazhdimesine historike  ka luajtur rolin kryesor ne ndertimin dhe ne zhvillimin e politikes antishqiptare, antikroate dhe antimyslimane, ne saje te misionit te saj politik, e kursesi religjioz) shoviniste serbe e perdorin si arme me te "efektshme" per te manipuluar me qarqet politike e shkencore nderkombetare ne favor te mbeshtetjes se tezes se Serbise se Madhe,  teze kjo, e cila para botes mistifikohet drejtperdrejt dhe terthorazi me tezen "Shqiperia e Madhe".

Per me teper, nderrimi i kesaj teze "me sukses" dhe  ne menyren me perfide nga ana e serbomedhenjeve, eshte ne favor te mbrojtjes se interesave te pergjithshme te politikes kolonialiste, imperialiste dhe hegjemoniste te Serbise ne Ballkan, e ne vecanti ne trojet e etnikumit shqiptar.

Pavaresisht nga atribuimi i kesaj teze stereotipe te konglomeratit sllav, shqiptaret asnjehere ne historine e tyre nuk kane zhvilluar luftera, as politike me karakter pushtues, por ne te kunderten, kane luftuar per t'i cliruar dhe mbrojtur territoret e tyre etnike, te pushtuara nga vendet fqinje sllave qe nga vitet 1878; 1912; 1918; 1945; 1989. Ne kete veshtrim, edhe sot, populli shqiptar e zhvillon luften dhe politiken e vet te drejte, qe t'i riktheje ne zoterimin e vet tokat e aneksuara nga kolonialistet sllave, e jo assesi te pushtoje ndonje pjese te territorit te tyre.

Prandaj,  pavaresisht nga "oreksi" i politikes kolonizuese sllave dhe nga rreshtimi i aleancave te saj antishqiptare me parashenje  integruese rajonale dhe ne permasa nderkombetare, si dhe nga  ekuilibri i forcave nderkombetare  nga politika e pozites se forces, ne, (me gjithe ushtrimin e trysnise absurde te bashkesise nderkombetare ndaj mbajtjes "peng" te se drejtese se vetevendosjes , ne asnje menyre nuk parapelqehet qe te  heqim dore dot  nga perpjekjet dhe nga  lufta e vazhdueshme dhe e drejte clrimtare kombetare e antikoloniale per te dale pergjithmone nga sundimi kolonial imperialist sllav.

Vetem po qe se zgjidhet  ne menyre te drejte ceshtja koloniale shqiptare ne Ballkan, mund te ze fill procesi i njemnedte i demokratizimit dhe i bashkepunimit te ndersjelle ne marredheniet nderfqinjsore te shteteve ballkanike. Ndryshe, do te ballfaqohemi me shperthimin e ri te  krizave dhe te  konflikteve dhe me te pergjakshme, te cilat do te cojne pa dyshim ne nje lufte te pergjithshme boterore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat