Pse flen Akademia e Shkencave dhe Arteve

Opinione

Pse flen Akademia e Shkencave dhe Arteve

Nga: Shpend Salihu Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:24
Shpend Salihu

Siç dihet Akademia normal në shtete te avancuara demokratike, është institucioni më pompoz që duhet të dal me projekte konkrete për interesa të së mirës së përgjithshme dhe për mbrojtjen dhe afirmimin e vlerave shtetërore dhe kombëtare. Në parim në akademi duhet të kemi ekspert të lëmive të ndryshme që do bëjn, jo vetëm projekte dhe punime shkencore edhe akademike por edhe projekte e strategji të politikave nacionale. Në akademin tonë nuk kemi ekspert të profileve të caktuara që mund të dizajnon dhe hartojnë projekte të tilla, dhe të njëjtat të ia dorëzojnë institucioneve kredibile të shtetit.

Politika shtetërore duhet të orientohet nga akademikët të cilët me vetëiniciativ do ndërmerrnin veprime të karakterit, politik, juridik, ekonomik, social etj të gjitha këto me rëndësi të veçant për interesat shtetërore dhe kombëtare. Mjerimi yn është që akademia është shumë pasive në këtë drejtim dhe nuk ndërmer iniciativa të tilla të orientojë institucionet që jane bartës të funksioneve publike si dhe opinionin e gjerë. Gjithashtu akademikët do mund të merrnin lojën e grupit negociator teknik-profesional si paravan i grupit politik.

Armiqtë tonë Serbët konsultohen për çdo pikëpamje me akademin e tyre ose me SANU, e cila gjithmon është e gatshme të jep rekomandime dhe instrukcione si të veprohet brenda shtetit si dhe jashtë shtetit.

Ajo që shumë është e pakuptimtë është si nuk kemi angazhim projektor akademik në drejtim të zhvillimit të proceseve ekonomike-sociale në Kosovë nga ana e Akademisë sonë të nderuar.

Në parim projektet dhe strategjit nacionale po na ndihmon Akademia Shqiptaro-Amerikane dhe Akademia e Shqipërisë të cilat janë shumë aktive jo vetëm në çështjen e Kosovës, por edhe të Shqipëtarëve në trojet e veta etnike.

Parimisht obligimi primar i akademisë së shkencave të Kosovës do ishin hartimi i strategjisë nacionale si dhe politikat ekonomike dhe rrugët alternative për marrjen e granteve, subvencioneve dhe huave nga bashkësia ndërkombëtare për parandalimin e fluksit të të rinjëve në diasporë. Nëse kjo akademi nuk do jetë aktive në pikat fundamentale të stabilitetit politik- ekonomik në Kosovë, shtrohet pyetja çfarë na duhen? Ky popull ka nevojë për inicimin e projekteve kapitale me qëllim të normalizimit të jetës në Kosovë, si dhe për draftimin e strategjive në negociata me palë, Serbe si dhe për plane zhivllimore afatgjata drejt pikësynimit të bashkimit kombëtar, format dhe modalitetet e jetësimit të ëndrrës shekullore të Shqipëtarëve për bashkim dhe rimëkëmbje të trojeve etnike si dhe politika të negociimit të çështjes Shqipëtare në qendrat e vendimmarrjes politike e kjo duhet të jetë obligim primar i Akademisë e jo e skenës politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat